Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Kurban Bajrami, falje në të gjitha xhamitë e vendit
                            Qytetet dhe fshatrat janë zgjuar sot nga thirrja e faljes së klerikëve myslimanë në xhamitë dhe sheshet kryesore në ditën e Kurban Bajramit. Në të gjithë Shqipërinë janë organizuar ceremonitë e faljes së mëngjesit Klerikët dhanë edhe mesazhet e tyre. I pari ishte për Gazën: “Gëzimi është në mesin tonë, ndërgjegjja jonë nuk është e shurdhër ndaj realitetit të vështirë që përjetojnë vëllezër tanë në pjesë të tjera të botës, e veçanërisht në Rripin e Gazës. Aty, njerëzit janë të privuar nga gëzimi i Bajramit, nga siguria, nga ushqimi dhe nga shpresa” Në Vlorë Ceremonia është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili ka uruar besimtarët në këtë ditë duke dhënë dhe mesazh për paqe kudo në botë: Mos të ketë luftë, mos...