Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan 

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan 

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan pasi u kap duke transportuar 3 persona nga Palestina, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Policia sekuestroi makinën e Drisel Biçakut dhe 2 celularë si provë materiale. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:    D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë...