Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit
                            Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja, transmeton zhurnal. “Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Gëzuar Kurban Bajramin!”.