“Rama ha dardha e fiq të kalbur”/ Berisha bën premtime ‘boshe’: Do të bëjmë falje të madhe me gjobat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij në Durrës ndër të tjera zotohet, se me ardhjen në pushtet do të bëjë falje të madhe të gjobave të vendosura ndaj bizneseve. Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën se është i korruptuar, dhe zgjidhja e vetme është largimi i tij nga detyra.Sali BerishaAdministrata është një çerdhe, ka njerëz të ndershëm, qe zbatojnë ligjin, por ka patronazhistë që janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.Ka një debat për korrupsion, a është i korruptuar ai apo jo ?“Të tjerët kur e shohin këtë që ha dardha dhe fiq të kalbur hanë dhe vetë ata pastaj pas shpinës së tij, të kalbur e të pakalbur”.Po të mos ishte i korruptuar si mund të bëjë zyrtari vilën 57 metra të gjatë, si bëhet ajo, me oborr 8800 metra. I imponon Erion Velisë të firmosë djegësin e Tiranës dh zhduken 130 mln euro.
Ky vetë është i korruptuar dhe të tjerët pastaj kur e shohin këtë që ha dardha dhe fiq të kalbur hanë dhe vetë ata pastaj pas shpinës së tij, të kalbur e të pakalbur. Zgjidhja është 11 Maji, largimi i tij është përgjigja ndaj korrupsionit dhe gjobave. Lidhur me gjobat, ne kemi një zotim, për çdo pensionist, për çdo biznes të vogël, do të bëjmë amnisti të madhe me gjobat.
Ky kërkon të amnistojë ilegalen atje ku i ka në Dubai e Aruba, këta trafikantë, asnjë qindarkë nuk i amnistojmë ne ata, ne amnistojmë të gjitha gjobat e vendosura e absurditet nga kjo qeveri, veçanërisht rrogëultit, pensionistët, biznesi i vogël, gjobat do t’i amnistohet komplet