Festa mes rrënojave të Gazës, palestinezët falin namazin e Kruban Bajramit në kushte ekstreme

Myslimanët në të gjithë botën shënojnë sot festën e dytë më të madhe, Kurban Bajramin ose siç njihet ndryshe festën e sakrificës.

Besimtarët nga India, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh dhe vende të tjera sakrifikojnë duke therur një kafshë dhe e shpërndajnë një pjesë të mishit tek ata që kanë më pak mundësi.
Mediat në Gaza publikuan pamje të qindra palestinezëve që kryenin faljen e namazit mes rrënojave të shtëpive dhe xhamive, ose në kampet e personave të zhvendosur në të gjithë enklavën, megjithëse nuk u ka mbetur asgjë për të festuar

Ndërkohë, në Jerusalem, mijëra njerëz u panë duke kryer faljen në Xhaminë Al-Aksa.
Palestinezët të rraskapitur të rrethuar e të zhvendosur disa herë nga lufta 18 mujore, prej tre muajsh po jetojnë një krizë ekstreme të urisë.
Izraeli ka bllokuar dërgesat e ushqimit dhe ndihmave të tjera për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet e marra në sulmin e 7 tetorit 2023, i cili nisi luftën . Dhe pothuajse të gjitha delet, bagëtitë dhe dhitë e rritura në vend në territor kanë ngordhur. Dhe ato pak të mbetura kushtojnë në çmime të papërballueshme./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *