BQE ul normat e interesit në 2% në mes të tensioneve tregtare

Banka Qendrore Europiane uli normat e interesit për herë të tetë brenda vitit, duke pranuar se inflacioni ishte nën kontroll dhe duke u bërë më pesimiste në lidhje me perspektivat ekonomike të Eurozonës, mes rreziqeve të një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara.Normën që BQE paguan për depozitat bankare u ul nga 2.25% në 2.0%, mesi i diapazonit që banka qendrore e sheh si “neutral” – as duke frenuar dhe as duke nxitur ekonominë.BQE i mbajti të gjitha opsionet e hapura për takimet e mëvonshme, megjithëse disa politikëbërës dhe shumë investitorë presin një pauzë në uljen e normave në takimin e ardhshëm në korrik. Banka u shpreh se sidomos në kushtet aktuale të pasigurisë së jashtëzakonshme, BQE do të ndjekë një qasje të varur nga të dhënat dhe takim pas takimi.Inflacioni i Eurozonës ra përsëri në objektivin prej 2% të BQE-së pas një periudhe trevjeçare të vështirë dhe madje edhe rritja e çmimeve në sektorin e shërbimeve është ngadalësuar.Kjo po i lejon bankës qendrore të zhvendosë fokusin e saj në perspektivën e ngadaltë të rritjes Eurozonës, e cila është përkeqësuar nga kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për tarifa. Megjithatë, BQE-ja pranoi gjithashtu mundësinë e shpenzimeve më të mëdha qeveritare.“Ndërsa pasiguria rreth politikave tregtare pritet të rëndojë investimet dhe eksportet e biznesit, veçanërisht në afat të shkurtër, rritja e investimeve qeveritare në mbrojtje dhe infrastrukturë do të mbështesë gjithnjë e më shumë rritjen në afat të mesëm”, tha BQE.Me vendimin e së enjtes, BQE-ja uli gjithashtu normën e interesit me të cilën bankat mund të marrin hua në ankandet e saj javore – në 2.15% nga 2.40% – dhe brenda ditës, në 2.40% nga 2.65%. / Reuters  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.