Në Kosovë, rriten shtesat për lehona dhe pagat për zyrtarët publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të ri që rrit shtesat për nënat e reja, duke e çuar vlerën e mbështetjes në gjithsej 325 euro. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar po ashtu se nga muaji korrik pagat për zyrtarët publikë do të rriten për 55 euro.  Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të rriten shtesat për lehonat.Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është rritur vlera mujore e shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, që gratë lehona të papunësuara i marrin nga 6 muaj.Ndërkaq lehonat e punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muajt e parë nga punëdhënësi do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.Vlera e pagesës për këta tre muaj, më herët ka qenë 223 euro.“Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna lehona kanë përfituar. Me pagën minimale të re është koha që nga kjo të përfitojnë edhe nënat e reja. Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”.Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me Ligjin e Punës parashihet që për çdo grua që lind, në 6 muajt e parë, punëdhënësi obligohet që të mbulojë 70 për qind të pagës ndërsa pjesa tjetër e pushimit të lehonisë mbulohet tre muaj me pagesë të 50 për qind të pagës mesatare nga qeveria.“Deri më tani aktualisht paga referencë ka qenë 223 euro për gratë e punësuara, kjo po rritet në 319.5 euro”, ka thënë ai.Lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria:– Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euroGjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro.Lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe:– Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro– Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euroGjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro.Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa nga muaji korrik pagat për zyrtarët publikë do të rriten për 55 euro.Kurti tha se rritja e parë prej 55 eurosh ishte bërë në janar, ndërsa e dyta do të zbatohet nga muaji i ardhshëm.“Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor”.Kryeministri në detyrë theksoi se paga mesatare do ë arrijë në 865 euro në muaj dhe se “kjo paraqet një rritje prej 46.1% krahasuar me pagën mesatare të vitit 2019”.Ai shpjegoi edhe se si do të funksionojë kjo në koeficient.“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur i gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi, pra për gjysëm njësie nga dhe nga korriku 0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media”.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.