Anëtari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë ka dëshmuar në GJKKO për herë të parë. Ai ka rrëfyer një sërë krimesh ku ka marrë pjesë, ndër to edhe ekzekutimin e Çajup Selimit dhe Fridman Xhaferrajt.
Çajup Selimi, u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen “15 Shtatori” më datë 1 Qershor të vitit 2021. Ai u qëllua në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte.Lexo edhe :Related Posts
Tafani: Isha ballë për ballë me të, kisha maskë anti-COVID dhe një kapele. Po më shikonte dhe më duket se dyshoi. U fut në hyrje të pallatit dhe u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe e njihja nga rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Aty e qëllova nga pas. E shkrep armën tre herë: një herë e qëllova në shpatull, dy herë të tjera, por nuk e di saktësisht ku e kapën plumbat. Ika me vrap në drejtim të burgut të Bënçës. Rashë në ca ferra, diku jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, një Zastava, ose një Beretë e vogël, me silenciator. Nuk po gjeja rrugicën që të dilja, isha i çorientuar. Sipas planit, duhej të dilja te lumi Vjosa, ku do të vinte Ligori për të më marrë.
Armën e hodha në Vjosë. Na kishte thënë Laerti se si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi. Pastaj vazhduam rrugën për në Memaliaj, lart nga mali, dhe zbritëm te një urë në këmbë. Hipëm në një furgon të rastit dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti tha që Ligori të ikte në Korçë. Te klubi i shoferit u ndamë. Unë ika në Tiranë, te Laerti, në një hotel në Astir. Laerti ishte me Lulëzim Arapin. Më bërtiti Laerti pse mora atë xhaxhain në telefon, jo në ËhatsApp. Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën menjëherë. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave, ndërsa Ligori nuk i mori. Ai (Laerti) nuk ia dha.
Pas kësaj ngjarjeje, një ditë më par anëtarët e grupit kryejnë një tjetër vrasje. Fridman Xhaferaj u ekzekutua në qytetin e Korçës, por trupi u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Tafani tregon se trupin e tij e kishin në makinë dhe rrugës Laert Haxiu kërkonte vende për ta hedhur.
Tafani: Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë malli. Menjëherë, sapo ishim në hotel, na tha Laerti: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.” Kur u nisëm për në Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku ata mbanin armët, si edhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec, ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, dhe i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte një vend ku mund të hidhte trupin. Edhe Bledari kishte “chat” dhe email. Pamë një rezervuar. Gjatë rrugës bënin edhe shaka; Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma lër ta bëj unë, të mësoj dorën.” Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh. Ata e dinin që unë sapo kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë, pa ndjenja.
