Konflikti në punë, çelësi i suksesit në biznes

Në botën e biznesit, suksesi shpesh sjell në mendje imazhe harmonie dhe bashkëpunimi. Por sipas Steve Stoute, tregtar, sipërmarrës dhe drejtues muzikor, një përbërës që shpesh anashkalohet mund të jetë po aq kritik: konflikti.Mund të duket e pazakontë, por Stoute argumenton se mosmarrëveshja, kur trajtohet me respekt dhe qëllim, mund të jetë një forcë e fuqishme për rritje dhe inovacion brenda ekipeve. Në një intervistë të kohëve të fundit, ai theksoi se “ka diçka të gabuar nëse një biznes nuk ka konflikt”.Stoute, klientët e të cilit përfshijnë Jay-Z, McDonald’s, New York Knicks dhe drejtuesen ekzekutive të Google, Lorraine Twohill, beson se nxitja e një kulture mospajtimi të shëndetshëm është thelbësore. “Të bësh njerëzit të ndihen mirë me sfidën është një vlerë shumë e rëndësishme”, tha ai. “Ajo që po përpiqem të bëj është, që njerëzit të përqafojnë idenë se është në rregull të mos biesh dakord”.Edhe në epokën e videokonferencave, ku është më e lehtë të anashkalosh bisedat e pakëndshme, Stoute bën çmos që ta mbajë temën e konfliktit në qendër të vëmendjes. “Njësoj siç flas unë për bonuset ose kujdesin shëndetësor ose fitoret apo humbjet, ne flasim për konfliktin,” vuri në dukje ai. “Nëse tensioni anashkalohet, atëherë kompania nuk do ta arrijë potencialin e saj të plotë.”Qasja e tij mbështetet nga ekspertë në negociata dhe psikologji. Robert Bordone, specialist negociatash dhe ish-profesor në Shkollën e Drejtësisë në Harvard, i inkurajon udhëheqësit ta shohin konfliktin si një peizazh, që mund të lundrohet, jo të shmanget, përmes kuriozitetit dhe sinqeritetit. Nuk ka të bëjë me fitimin e një argumenti, por me kuptimin e pikëpamjeve të ndryshme.Kurt Gray, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Karolinës së Veriut, Chapel Hill, e përforcon këtë ide. Ai sugjeron trajtimin e mosmarrëveshjeve si biseda, jo si gara. Qëllimi është të kuptohen motivimet e personit tjetër, përpara se të ofrohet një mendim i ndryshëm. “Vendosja e një lidhjeje me dikë, duke e parë atë si një qenie njerëzore, është shumë e rëndësishme,” tha ai.Në fund të fundit, mesazhi i Stoute është i qartë: konflikti nuk duhet të jetë shkatërrues. Kur i qasemi me respekt dhe empati, bëhet një nxitës i fuqishëm i inovacionit, besimit dhe suksesit afatgjatë. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.