Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rreziku nga helmimi me akullore në sezonin e verës, mjekja ngre alarmin: Simptomat që nuk duhet të injoroni
Me nisjen e sezonit të verës dhe rritjen e konsumit të akullores, ekspertët e shëndetit publik po ngrenë alarmin për një rrezik serioz që lidhet me këtë produkt: helmimi nga akullorja. Një ushqim i dashur për të rritur e sidomos për fëmijë, po shihet gjithnjë e më tepër si një potencial burim toksik nëse nuk ruhet dhe prodhohet sipas standardeve higjieno-sanitare. E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjekja Ilirana Agolli paralajmëroi për përmbajtjen e kimikateve të dëmshme në akullore, të cilat përdoren për qëndrueshmëri, ngjyrë dhe shije. Ajo përmendi komponentë si magnezium sulfat, potasium sorbat dhe polisorbat 80, që ndodhen në shumë produkte akulloreje industriale. “Akullorja, ndonëse ruhet në temperatura të ulëta, mund të kontaminohet shumë lehtë nëse ka pasur ndërprerje në zinxhirin...