Surpriza, debate dhe largime! Ndiqni FERMA VIP në Vizion Plus

Ka startuar spektakli i Ferma Vip 2 në ekranin e mbarë shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe të dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro, Ferma VIP 2 po thyen rekorde, duke u bërë kështu spektakli më i dashur për të gjitha moshat.
Marrja e drejtimit të punëve të fermës nga Andueli, pas zgjedhjes së tij nga Frederiku, i eliminuari i spektaklit të së premtes, ka sjellë reagime të ndryshme në radhët e fermerëve.

70% buxhet për fermerët, ka ardhur si një mundësi e artë për të përmirësuar kushtet në fermë pas një jave të vështirë që konkurrentët kaluan.
Sfida, lojëra dhe momente emocionuese priten të ndodhin në mbrëmjen e 19-të. Nuk do të mungojnë as përballjet dhe debatet.
Cilat do të jenë këtë herë formulat e Agait? Çfarë pushteti do të ketë në dorë zgjedhja e publikut?
Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *