“Vlerësime pozitive të bizneseve për ecurinë e aktivitetit”/ Reagon BSH: Turizmi po nxit besimin tek ekonomia

Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin për besimin në ekonomi i cili rezulton se për majin u rrit me 1.1 %, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Kontribut ka dhënë treguesi i besimit në që u rrit me 2.2 %.
Turizmi vijon të mbetet një ndër sektorët që nxit ekonominë shqiptare. Kjo është bërë edhe më e ndjeshme në një kohë që sezoni veror ka nisur tashmë në vend ndërsa vetëm në periudhën janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 2.4 milionë turistë të huaj.
Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike dhe kjo lidhet me vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Mjaft vlerësime optimist për muajt në vijim ka edhe industria e cila ka pësuar një rritje me 8 %.
Përmirësimi erdhi nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Treguesi i besimit në ndërtim ra me 3.4 % në muajin maj si pasojë e aktivitetit ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese.
Edhe sektori i tregtisë ka qenë më pessimist gjatë maji dhe pritshëmritë e bizneseve në këtë aktivitet kanë pësuar një ulje me 1.8%.
Ndërkohë treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 1.8 %. Nërkohë pritshmëritë e qytetarëve për gjendjen financiare vjojnë të mbeten të njëjta.