Në vijim të denoncimit të tij për lejen e lëshuar nga qeveria për kultivimin e kanabisit gjatë fushatës elektorale, Sali Berisha tha se, “Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale!”. “Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë kanabisi”, tha ai.
“Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori.Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë. Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë. Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend”, deklaroi Berisha.
Mes zonave të denoncuara për të mbjellë kanabis, PD tregoi edhe disa fshatra në Gjirokastër, Dropull e Libohovë sipas tabelës më poshtë.
PD: Zonat në Gjirokastër, Dropull e Libohovë ku është dhënë leje për kanabis
