Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X
Tirana përjetoi një nga netët më të mëdha të vitit më 24 maj, ku DJ turk Mahmut Orhan elektrizoi Sheshin Skënderbej. Por ajo që bëri vërtet diferencën ishte mënyra si koncerti u përjetua nga pjesëmarrësit. Përmes Curious X, platforma e IQOS për evente dhe përvoja kulturore, anëtarët e komunitetit patën mundësinë të shijonin më shumë se muzikën. Zona të dedikuara si photobooth, make-up station, këndet e lojërave, si dhe një hapësirë VIP për të ndjekur koncertin nga një perspektivë më komode, krijuan një atmosferë të veçantë. Këto elementë i dhanë ngjarjes një ndjesi më sociale dhe më përfshirëse. Ishte një koncert, por edhe një natë për t’u lidhur me njerëz të rinj, për të ndarë përvoja dhe për të qenë pjesë e një komuniteti që...