Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk.
Siç njoftoi guvernatori rajonal në Telegram, rreth 30 persona të tjerë u plagosën kur ura hekurudhore u shemb dhe nxori nga shinat një tren pranë kufirit ukrainas.
Kompania shtetërore hekurudhore ia atribuon shembjen “ndërhyrjes së paligjshme”.
Sipas guvernatorit, të plagosurit u trajtuan në spitale. Dy nga të plagosurit, përfshirë një fëmijë, janë në gjendje të rëndë. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, depot e municioneve, rezervuarët dhe depot e naftës në rajonin kufitar rus kanë qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të dyshuara dhe janë përfshirë nga flakët.
Rusia fajësoi Ukrainën për këtë tragjedi pa ofruar asnjë provë. Kievi gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje.
Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi
