Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha sot se e ashtuquajtura Kosovë, me kuazi-pavarësinë e saj, është “një fëmijë i Perëndimit dhe fryt i agresionit të NATO-s në vitin 1999” dhe theksoi se Beogradi ka treguar prej kohësh se është i aftë për një marrëveshje dhe se ka qëllime të sinqerta, por pavarësisht kësaj merr kërcënime dhe shantazhe. “Sot, ne vërejmë se si sponsorët e atij projekti, me fytyrën e Uashingtonit dhe Brukselit, merren me legalizimin e ndarjes së atij vendi origjinal serb nga Serbia, ata e lartësojnë kryeministrin e Prishtines, Albin Kurtin në të gjitha idetë e tij, ata mbyllin sytë ndaj sabotimit të hapur, të kryer nga përfaqësuesit e Prishtines, të detyrimeve të tyre. Para së gjithash, është krijimi i Unionit të Komunave Serbe në Republikën e Kosovës.
E gjithë kjo u ra dakord dhe u konfirmua edhe në nivel ndërkombëtar”, tha Zaharova. Ajo deklaroi se Perëndimit nuk i pëlqen qëndrimi i Serbisë për mosnjohjen e të ashtuquajturës Kosovë dhe mosdhënien e një vendi për Prishtinën në Kombet e Bashkuara. “Më duket se ushtrimi i presionit mbi Beogradin është i padobishëm në këtë kuptim. Ata mendojnë se do të ndryshojnë qasjen politike të Serbisë, duke ndikuar në një farë mënyre në udhëheqje, politikanë. Ata nuk e kuptojnë se për Serbinë kjo nuk është një qasje politike, por një çështje ekzistenciale. Është thelbi, kodi kulturor, historia, ajo që formon historikisht atë komb”, beson Zaharova. Sipas saj, nëse duhet të veprohet ndaj dikujt, ata janë përfaqësuesit e Prishtinës, jo Beogradi zyrtar. Zaharova deklaron se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë marrëveshje të pranueshme reciprokisht.
Zaharova: E ashtuquajtura Kosovë është fëmijë i Perëndimit dhe fryt i agresionit të NATO-s
