Xavi rikthehet në aksion, spanjolli pretendent për të marrë drejtimin e klubit të madh në Serie A

28 Prill 2025

20:38

Telesport

Xavi Hernandez, pas largimit të tij nga Barcelona, ​​mund të jetë në prag të nisjes së një aventure të re si trajner, këtë herë në Serie A, ku përflitet se është në bisedime me klubin e Romës.
Ish-trajneri i Barçës, i cili ka qenë jashtë vëmendjes për disa muaj, del si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit italian për sezonin e ardhshëm. Klubi kryeqytetas, përveçse është në garë për një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm, po kërkon një trajner me prestigj dhe një filozofi të qartë loje.
Sezoni aktual ka qenë pozitiv për Romën nën drejtimin e Claudio Ranieri-t, por trajneri veteran tashmë ka komunikuar vendimin e tij për të mos vazhduar pasi të mbarojë ky sezon. Ndaj, drejtuesit e klubit verdhekuq kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri.
Nga Italia raportohet se diskutimet mes palëve tashmë kanë filluar në mënyrë joformale, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Roma beson se profili i Xavit i përshtatet vizionit të saj për të ndërtuar një projekt ambicioz afatgjatë, duke zgjedhur një trajner të ri me përvojë në nivele të larta.