Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për herë të 21-të konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 21-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës,sipas mediave kosovare.
Propozimi për të votuar komisionin për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk i mori votat e nevojshme.
53 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.Në këtë mënyrë duke mos pasur votat e nevojshme, seanca u ndërpre.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se seanca e radhës do të vazhdojë më 27 maj, e martë, në ora 11:00.