VIDEO: Tirana fiton me spektakël derbin ndaj Partizanit dhe sheh dritë në fund të tunelit

Tirana dhe Partizani u përballën për herë të fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Derbi u luajt në “Arenën Kombëtare” dhe kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dy ekipet. Nëse 3 përballjet e para të këtij sezoni mes tyre kishin përfunduar në barazim, dy prej të cilave 0-0 dhe tjetra 1-1, sot më në fund pati një fitues dhe ata ishin bardheblutë.
Tirana fiton 3-o ndaj Partizanit dhe sheh më në fund “dritë”, duke dalë nga vendi i fundit, por sërish mbetet në zonën e rrezikut. Bardheblutë shënuan golin e parë, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. Nuk kishte nevojë për shumë diskutime, arbitri Juxhin Xhaja tregon me dorë nga shenja e penalltisë, aty ku u tregua i saktë Jarmouni. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Tiranën, e cila dominoi edhe në 45 minutat e dyta. Pavarësisht ndryshimeve që bëri trajneri Gega, Partizani ishte thuajse i “padukshëm” në fushë. Në minutën e 70-të, Tirana shënon edhe golin e tretë me Emmanuel Ernest, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga liberiani, pasi u pengua nga portieri Alban Hoxha dhe për arbitrin s’kishte dyshime. SHIKOGOLIN
Në minutën e 88-të, Albers Keko shënon për Partizanin me një goditje të fortë nga distanca, por goli anulohet nga VAR për pozicion loje jo të rregullt gjatë aksionit. SHIKORASTIN
Rezultati përfundimtar, Tirana-Partizani 3-0. Tirana merr një fitore të merituar, e cila mund ta motivojë shumë për 3 ndeshjet e mbetura për këtë sezon, të cilat do të jenë po aq të rëndësishme sa kjo e sotmja.