Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Shpendi e mbyll kampionatin me një gol spektakolar nga distanca, i tund rrjetën Palermos
👁15286
Stiven Shpendi e ka përfunduar kampionatin me gol. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme përballë Palermos. Lojtari 21-vjeçar zhbllokoi rezultatin që në minutën e 16 të takimit. Shpendi shënoi një gol spektakolar nga distanca, teksa e djathta e tij la të papërgatitur portierin e Palermos. Megjithatë goli i tij nuk mundi t’i jepte fitoren Karrarezes, pasi skuadra siçiliane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 86./Sport Ekspres/