(VIDEO) Liverpool-Arsenal, spektakël, gola dhe Merino protagonist mirë dhe keq. “Anfield” përcjell Alexandër Arnold te dera… me vërshëllima!

Liverpool-Arsenal, kryesfida e javës në Premier League është ndarë në barazim 2-2 pas një ndeshje që ka pasur ulje dhe ngritje dhe sidomos shumë emocione deri në fund edhe pse “Reds” kanë fituar titullin tashmë me kohë dhe luanin më shumë për publikun, kurse skuadra e Artetas rrezikon që të humbasë edhe vendin e dytë pasi ndeshja e radhës do të jetë ndaj Neëcastle, që është aty afër tani dhe në Premier çdo pozicion në renditje vlen miliona euro.
GOLI I GAKPO – VIDEO
GOLI I DIAZ – VIDEO
Një ndeshje që u duk sikur nuk do të kishte histori pasi vendasit kaluan dy herë në avantazh me anë të Gakpo dhe Luis Diaz brenda 1 minute (20′ dhe 21′) Megjithatë pjesa e dytë pa një Arsenal ndryshe dhe një Liverpool të relaksuar. Kështu, fillimisht ishte Martinelli ai që ngushtoi shifrat dhe në fund ishte Merino ai që shënoi golin e nëntë në kampionat ndërsa më pas spanjolli doli me të kuq dhe do të jetë mungesë e madhe ndeshjen e radhës (faull dhe e verdha e dytë)
GOLI I MARTINELLIT – VIDEO
GOLI I MERINOS – VIDEO
I KUQI PER MERINO – VIDEO
GOLI I ANULUAR ROBERTSON – VIDEO
Liverpool tentoi ta fitonte por Arsenali rezistoi. Sakaq, aktivizimi i Alexander Arnold solli edhe vërshëllima dhe “buuu” nga stadiumi “Anfield”, duke ditur se anglezi i është premtuar Real Madrid dhe do të transferohet me parametra zero në “Bernabeu”.
VERSHELLIMAT – VIDEO
Liverpool shenoi edhe golin e trete por arbitri anuloi per faull te Konate ndaj Skelly, pasi Robertson kishte shenuar. Po diten e sotme u zhvilluan edhe ndeshjet e tjera qe pane nje Manchester United dhe nje Tottenham humbës, te fokusuar totalisht te finalja e Europa League, edhe pse duhet theksuar se kjo gje nuk para ka ngjare ndonjehere pasi do te ndeshen ne finale dy ekipe qe duan Champions kur ne renditjen e kampionatit jane mbi zonen mbijetese (vendi i 16 dhe 17)

Nottingham Forest barazoi 2-2 ndaj Leicesterit qe ka rene nga kategoria, ne nje sfide qe kishin ne dore dhe po e fitonin 2-1 por 9 minuta nga fundi erdhi goli qe i befasoi. Per ekipin bardhekuq tashme behet e veshtire zona Champions duke qene se jane shume skuadra aty si Aston Villa, Chelsea dhe Manchester City.