VIDEO/ Gol në minutën e 89 për të vulosur fitoren, Erald Çinari në superformë në Armeni

VIDEO/ Gol në minutën e 89 për të vulosur fitoren, Erald Çinari në superformë në Armeni

Erald Çinari po përjeton një sezon të shkëlqyer në Armeni. Sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme. Në ndeshjen që skuadra e mëngjërashit, Noah zhvilloi në kuadër të javës së 22 të kampionatit armen, ish-futbollisti i Vllaznisë u tregua sërish protagonist. I hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, Çinari diti të lërë shenjën e tij. Pavarësisht se shifrat flisnin në favor të Noahs përballë BKMA, 28-vjeçari arriti të shënonte golin e tretë dhe të shifrave finale 3-0 në minutën e 89. Pas një zbritjeje të shpejtë të ekipit bardhezi, ishte Aias që prezantoi me një pasim mjaft të bukur përballë portierit kundërshtar Çinarin. Me këtë të fundit që nuk zhgënjeu aspak dhe me një të djathtë...