Van Dijk ikën në fund të sezonit, Liverpool gjen zëvendësuesin e holandezit te Barcelona

4 Prill 2025

16:49

Telesport

Virgil Van Dijk po luan sezonin e fundit me Liverpool, holandezi pritet të largohet si lojtar i lirë në verë pasi deri tani nuk ka asnjë shenjë për rinovimin e mundshëm të kontratës me klubin e kuq.
Te Liverpool duket se e kanë pranuar mundësinë e largimit të Van Dijk dhe janë hedhur në “sulm” për të gjetur një zëvendësues ideal për mbrojtësin holandez. El Nacional raporton se Liverpool është i interesuar për Ronald Araujo-n, klubi i kuq e sheh uruguianin si lojtarin perfekt për të zëvendësuar Van Dijk në qendër të mbrojtjes.
Araujo, 26 vjeç, ka treguar vitet e fundit se është një nga mbrojtësit më të fortë të Evropës, i shquar për fizikun e tij mbresëlënës, shpejtësinë dhe aftësitë drejtuese, tipare që i kanë rënë në sy Arne Slot, i cili e sheh si profilin ideal për qendrën e mbrojtjes.
Për Barcelonën, shitja e mundshme e Araujo mund të jetë zgjidhja ideale për problemet financiare. Klubi katalanas duhet të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për të respektuar rregulloret financiare të Fair Play dhe për të forcuar skuadrën me përforcimet e nevojshme që i duhen Flick. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për 60 milionë euro.