Ditën e shtunë (7 qershor) do të zhvillohet eventi UFC-316 në artet marciale mikse. Në kafaz, në Nju Xhersi, do të zhvillohen në total 14 duele, dy prej të cilave do të jenë për titullin kampion bote.
Dueli kryesor i mbrëmjes është ai për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-62kg), mes kampionit në fuqi, gjeorgjianit Merab Dvalishvili dhe sfidantit amerikan Sean O’Malley. Një revansh mes dy luftëtarëve, që kanë dueluar edhe shtatorin e kaluar.
Dvalishvili (19 fitore e 4 humbje në kafaz) do të mbrojë për të dytën herë titullin e këtij Divizioni. Ai nuk humbet që prej vitit 2018 (12 fitore radhazi). Ndërsa O’Malley (18 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat) synon hakmarrjen. Ai e ka humbur përballjen e parë me vendim unanim.
Po në peshën “bantamweight” do të përballen kampionia në fuqi Julianna Pena (12 fitore e 5 humbje) me sfidanten Kayla Harrison (18 fitore e 1 humbje). Dy luftëtare amerikane, që për herë të parë përballen në kafaz. Një përballje që pritet të jetë mjaft interesante.
UFC-317, duelet kryesore
Merab Dvalishvili – Sean O’Malley
Julianna Pena – Kayla Harrison
Kevin Gastelum – Joe Pyfer
Mario Bautista – Patchy Mix
Vicente Luque – Kevin Holland
UFC-316/ Dy duele për titull: O’Malley synon hakmarrje në revansh, Pena-Harrison sfidë në peshën “bantamweight”
