Ylli anglez Jude Bellingham po kalon një moment të vështirë të këtij sezoni, duke treguar nervozizëm të tepruar si me Real Madrid, ku ka qenë protagonist i përplasjeve me gjyqtarët dhe shokët e skuadrës, ashtu edhe me kombëtaren angleze.
Së fundi, ai pati një përplasje me trajnerin Thomas Tuchel, që e nxori nga fusha pas pak më shumë se një orë në fitoren 3-0 kundër Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Tuchel ka paralajmëruare mesfushorin, por pa e kritikuar, duke shpresuar për një ndryshim në qëndrimin e tij. “Ai është emocional dhe është ende i ri, por ai e di se nuk mund t’i lejojë vetes sjellje të caktuara”, shpjegoi trajneri gjerman.
“Ne duhet të sigurohemi që drejtuesit tanë, lojtarët tanë kryesorë dhe ata që i konsiderojmë kyç të lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm për të kursyer më shumë energji”, shtoi Tuchel.
Bellingham luajti për 90 minuta në fitoren 2-0 ndaj Shqipërisë, ndërsa u zëvendësua në sfidën ndal Letonisë, ku fillimisht luajti si mesfushor qendre përkrah Rice dhe jo si mesfushor-sulmues, pas Kane.
Tuchel mesazh Bellingham: Nuk duhet të bëjë sjellje që përçajnë grupin, të lëvizim të gjithë në një drejtim
