8 Prill 2025
9:16
Telesport
Pas barazimit 1-1 ndaj Bologna, disa lajme jo të mira kanë mbërritur nga fusha për trajnerin e Napoli, Antonio Conte. Për ndeshjen e radhës ndaj Empoli, ai nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë.
Bëhet fjalë për Scott McTominay, Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa. Tri titullarë të rëndësishëm të skuadrës napoletane, që është në garë për titullin kampion në Serie A.
McTominay kërkoi të zëvendësohet në minutën e 70-të për shkak të një problemi muskulor. Skocezi doli me dhimbje të mëdha dhe do të duhet të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Empoli.
“Scott mori një goditje në kofshë dhe doli sepse kishte dhimbje të forta. Ai ka një problem muskulor që shpresojmë ta zgjidhim për ndeshjen e radhës“, tha Stellini, zv.trajneri i Napoli që drejtoi ekipin pas skualifikimit të Conte.
Ndërsa Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa do të mungojnë pasi janë të skualifikuar. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në këtë ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Empoli.
