Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona, gjermanin e kërkon klubi gjigant i Premier League
👁8327
31 Maj 2025 15:48 Telesport Rrugëtimit të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona mund t’i ketë ardhur fundi. Gjermani nuk shihet më si opsioni numër 1 për portën e Barcelonës, aq më tepër që katalanasit janë hedhur në sulm për transferimin e portierit të Espanyol, Joan Garcia. Në këtë situatë, Ter Stegen po shqyrton të gjitha mundësitë që ka në tavolinë dhe njëra prej tyre është largimi nga Barcelona. Portieri veteran i Barcelonës ka ngjallur interesin e Manchester City-t, “Qytetarët” e shohin gjermanin si një përforcim ideal për portën e tyre dhe për ta alternuar me brazilianin Ederson. Portieri gjerman ende...