Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026.
Tag: zyrtarizohet
-

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
-

Poloni-Shqipëri, zyrtarizohet stadiumi ku luhet ëndrra amerikane
Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026. -

Një trajner i ri po bëhet gati të zyrtarizohet te Serbia, do të zërë vendin e Stojkovic
Një trajner i ri po bëhet gati te Serbia! Stojkovic dha dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë, ndërsa ndihmësi i tij mori ekipin për të fituar me Andorrën në shifrat 1-3 në transfertë.
Një zëvendësim i përkohshëm dhe që nuk bindi Federatën Serbe të Futbollit pasi Serbia vuajti shumë në atë fitore. Sipas mediave serbe një trajner i ri po bëhet gati të zyrtarizohet te Serbia. Trajneri i Crevena Zvezdës, Vladan Milojevic do të bëjë debutimin e tij në transfertën kundër Anglisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“S’ka bojkot për Tiranën”/ Salianji: Kandidati do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Korça, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, sa i takon garës elektorale për Tiranën.
“PD do të jetë shumë shpejt e gatshme për të konkurruar dhe për të zgjedhur alternativën më të mirë për qytetarët”, u shpreh ai, duke njoftuar se kandidati mund të zyrtarizohet brenda 2 ditëve.
“Nuk ka asnjë arsye për vonesë, përveçse diskutimeve me partitë e tjera për të pasur një kandidat të përbashkët”, argumentoi ai.
I pyetur për emra konkretë, ai tha se ka disa etapa që duhen kaluar, megjithatë të shumtë janë ata që shprehen të gatshëm.
Po a mund të jetë analisti Ermal Hasimja kandidati i opozitës së unifikuar?
“Të gjithë emrat, për të mos veçuar dikë ose tre emrat që janë diskutuar publikisht, janë emra me integritet përballë publikut, që nderojnë me profesionin e tyre, me backgroundin e duhur”, u përgjigj Salianji.
Sa i takon kandidates zyrtare të PS-së, Ogerta Manastirliu, u shpreh kështu:
Shihni ç’a bilanci ka në arsim apo në shëndetësi, shihni raportet e fundit, qoftë edhe ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit për tmerret në spitale.
Hodhi poshtë çdo aludim për bojkot nga ana e të djathtëve.
“Partitë politike nuk krijohen për të qëndruar në garazh, PD është e detyruar në çfarëdo lloj rrethane të bëjë betejë. Sidomos PD, nuk mund të ketë asnjë lloj frike për t’u përballur!”, përfundoi Salianji. -

Eriksen zyrtarizohet në Bundesligë, vjen firma
Christian Eriksen është lojtari më i ri i Wolfsburg. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Eriksen, për herë të parë, do të luajë në Bundesligë, pas eksperiencave në Holandë te Ajax, në Angli te Tottenham dhe në Itali te Inter.”Jam i lumtur që do jem pjesë e Wolfsburg”- tha Eriksen. Mesfushori mund të debutojë ndaj Koln, pas disa ditësh.
-

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë
Juventusi i ka thënë lamtumirë Samuel Mbangulas, i cili i është bashkuar Werder Bremen.
Sulmuesi 21-vjeçar dhe bardhezinjtë kanë ndarë rrugët në mënyrë përfundimtare, pas pesë sezonesh së bashku.Sa i takon shifrave të sakta, Juventus do të përfitojë 10 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.
Mbangula në sezonin e fundit me Juven, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 23 ndeshje në Serie A. -

Italia zgjedh trajnerin e ri, ja emri që pritet të zyrtarizohet
Gennaro Gattuso gjithnjë e më shumë po përflitet si trajneri i ri kombëtares italiane.
Mungojnë vetëm detajet e fundit që çdo gjë të zyrtarizohet. Mediat italiane janë të sigurt se është gjetur gjuha e përbashkët dhe në takimin me Gravinën dhe Buffonin është folur dhe për stafin e tij te kombëtarja italiane.
Emri që po lakohet më shumë është ai i ish-futbollistit të Juventusit, Leonardo Bonucci. Së fundmi, ai është asistent i kombëtares së Italisë nën 20 vjeç, por me ardhjen e Gattusos dhe dëshirën e këtij të fundit, Bonucci mund të jetë pjesë e ekipit të parë të të kaltërve, ndërsa Cesare Prandelli do të vëzhgojë talentet.
Sipas asaj që raportohet, Gattuso do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me një opsion qëndrimi në rast kualifikimi për Kupën e Botës.
Do të duhet ende një takim përfundimtar për të sqaruar detajet e fundit dhe për të vënë firmat në një marrëveshje që në parim është gjetur tashmë. -
Selmani zyrtarizohet te Egnatia, sulmuesi firmos për dy vite
Kastriot Selmani futbollisiti 25-vjeçar teksa së fundi fitoi titullin kampion me Dritën në Superligën e Kosovës i bashkohet zyrtarisht Egnatias:
Postimi i Egnatias:
Kastriot Selmani pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet.Mirë se erdhe dhe suksese!
Vazhdo leximin
-

Nesër Reijnders zyrtarizohet te Man. City, Milan mendon për mesfushorin shqiptar
7 Qershor 2025
16:09
Telesport
Ditën e nesërme pritet të zyrtarizohet transferimi i Tijjani Reijnders nga Milan te Manchester City për 55 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse. Te Milan tashmë janë pajtuar me largimin e holandezit dhe kanë filluar nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për të.
Një nga emrat që po qarkullon së fundmi në listën e Milan për të zëvendesuar Reijnders është edhe ai i Granit Xhakës. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për të sjellë në Milano mesfushorin shqiptar dhe t’i ofrojnë atij një rrogë 2-3 milionë euro në sezon, pak a shumë aq sa merr edhe te Leverkusen. Nga ana tjetër, klubi i Bundesligës është i gatshëm ta lërë të lirë Xhakën për 15-20 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon pas një viti dhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Në listën e drejtorit sportiv, Igli Tare, ka dhe emra të tjera në mesfushë që po ndiqen dhe shihen si alternativa për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimi i Tijjani Reijnders. Milan po dnjek gjithashtu edhe emra si Adrien Rabiot, Samuele Ricci dhe Nicolo Rovella.
