Tag: zyrtarizimi

  • Mungon vetëm zyrtarizimi, Messi drejt rinovimit me Inter Miamin

    Mungon vetëm zyrtarizimi, Messi drejt rinovimit me Inter Miamin

    Mungon zyrtarizimi, por duket punë e kryer. Lionel Messi po përgatitet të zgjasë kontratën e tij me Inter Miami edhe për një vit tjetër.
    Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, marrëveshja duhet të finalizohet në ditët në vijim.

    Historia e “La Pulce”, e cila filloi në verën e vitit 2023, me gjasa të mëdha do të vazhdojë.
    32-vjeçari ka shënuar 22 gola në 22 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe 13 asiste.
    © BalkanWeb

  • Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami

    Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami

    18 Shtator 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi do ta vazhdojë aventurën me Inter Miami. Klubi amerikan po finalizon detajet për rinovimin e kontratës së 8 herë fituesit të “Topit të Artë” përtej vitit 2026, çka do t’i mundësojë argjentinasit 38-vjeçar të jetë aktiv edhe në Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë (11 qershor-19 korrik).
    Palët janë në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme. Pavarësisht zërave për një transferim të mundshëm në kampionate të tjera, si Inter Miami, ashtu edhe vetë Messi kanë qenë të vendosur për ta vazhduar këtë bashkëpunim.

  • Napoli, gati zyrtarizimi i rinovimit me sulmuesin italian. Kontrata e re deri më 2028

    Napoli, gati zyrtarizimi i rinovimit me sulmuesin italian. Kontrata e re deri më 2028

    27 Gusht 2025

    9:44

    Alfred Lleshi

    Napoli është pranë konfirmimit të një lajmi të rëndësishëm; rinovimit të kontratës së Matteo Politanos deri në vitin 2028. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes që do ta lidhë sulmuesin me klubin “axurr” për 4 vite të tjera.
    Një sinjal i fortë besimi nga Antonio Conte, që e konsideron Politano element kyç për projektin e tij. Sulmuesi italian e nisi sezonin e ri aty ku e kishte lënë, me një asist në ndeshjen ndaj Sassuolos (për golin e McTominay). I ardhur nga Interi më 2020, ai është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për të gjithë trajnerët që kanë drejtuar Napolin këto vite.
    Shifrat e tij flasin qartë: 234 paraqitje, 34 gola dhe 35 asiste me fanellën blu. Vetëm sezonin e kaluar, nën urdhrat e Contes, regjistroi 37 ndeshje në kampionat, me 3 gola dhe 5 asiste, duke nisur si titullar në 34 prej tyre; dëshmi e rëndësisë që ka në skuadër.
    Ky rinovim i jep grupit të Contes stabilitet dhe vazhdimësi, ndërsa për Politanon është shpërblimi i natyrshëm i besueshmërisë dhe profesionalizmit të tij.

  • Armando Broja te Burnley, ja se kur pritet që të vijë zyrtarizimi për sulmuesin e Shqipërisë

    Armando Broja te Burnley, ja se kur pritet që të vijë zyrtarizimi për sulmuesin e Shqipërisë

    Armando Broja te Burnley duket një transferim i mbyllur. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë dritën jeshile këtij kalimi, teksa për herë të parë do të largohet nga Chelsea dhe do të transferohet në një ekip tjetër anglez, këtë herë jo si huazim.
    Por kur pritet që të vijë zyrtarizimi? Sipas mediave britanike, zyrtarizimi pritet që të vijë në 24 orët e ardhshme. Një aventurë e re do të nis për Brojën që duhet të tregojë se ka ende shumë potencial në vete dhe të shmang me cdo kusht dëmtime të tjera që do të ishin fatale. /Sport Ekspres/

  • Shumë shpejt zyrtarizimi, Qazim Laçi ndërron mjedis

    Shumë shpejt zyrtarizimi, Qazim Laçi ndërron mjedis

    Për Qazim Laçin këto mund të jenë ditët e fundit te Sparta e Pragës.
    Sipas “Takagazete”, mesfushori i kombëtares shqiptar po bëhet gati për t’u transferuar në elitën e Turqisë, te skuadra e Rizespor.

    Pasi ka përfunduar negociatat si me lojtarin ashtu edhe me ekipin nga Praga, klubi i Rizespor pritet që shumë shpejt të njoftojë afrimin më të ri në skuadër.
    Laçi kaloi te Sparta në vitin 2022, pas disa sezonesh në Francë te AC Ajaccio. Në Çeki, ai numëron mbi 70 ndeshje.

  • Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

    Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

    Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e reLamtumira e Theo Hernandez me Milanin është tani çështje orësh. Sipas MilanNeës, mbrojtësi francez pritet së shpejti t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Al Hilal.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, Theo do të largohet nga vendpushimi ku do t’i nënshtrohet testeve dhe më pas do t…

  • Lajm i madh për tifozët e Barcelonës, javën që vjen do zyrtarizohen dy blerjet e reja

    Lajm i madh për tifozët e Barcelonës, javën që vjen do zyrtarizohen dy blerjet e reja

    28 Qershor 2025

    16:23

    Telesport

    Barcelona ka zyrtarizuar deri tani transferimin e portierit Joan Garcia për 25 milionë euro, por klubi katalanas nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Barcelona do të zyrtarizojë javën e ardhshme dy blerje të reja.
    I pari është Nico Williams, zyrtarizimi i anësorit spanjoll do të ndodhë më datën 1 ose 2 korrik. Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën e vendosur nga Athletic Bilbao, e cila dot ë paguhet me një këst të vetëm, ashtu siç ka kërkuar klubi bask.
    Ndërsa zyrtarizimi i transferimit të dytë do të jetë ai i  Roony Bardghji. Gjatë kësaj jave u raportua se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Copenhagen për transferimin e 19-vjeçarit, i cili konsiderohet si një nga talentet më premtues të Europës.
    Zyrtarizimi i transferimit të tij do të ndodhë javën që vjen, menjëherë pasi Bardghji të kryejë me sukses testet mjekësore. Sigurisht që tifozët katalanas nuk presin që klubi i tyre ta mbyllë merkaton vetëm me këto 3 goditje, por duhen bërë edhe shitje për të krijuar hapësirat e nevojshme për prurje të tjera të reja.

  • Vjen zyrtarizimi, Karlos Garsia prezantohet në Vlorë

    Siç njoftoi Sportiim.al. tani Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri të tij. Ai është spanjolli i lindur në Barcelonë Karlos Garsia.

    Njoftimi:

    “Carlos García është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club .

    Më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese.

    Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol , UD Almería , Real Betis , Maçabi Tel Aviv në Izrael , Alanyaspor në Turqi .

    Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar klubi.

    Vazhdo leximin

  • Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

    Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

    Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale me klubin skadon më 30 qershor dhe vendimi për zgjatjen e bashkëpunimit mund të njoftohet zyrtarisht që këtë javë.
    Jo vetëm kaq. Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, u takua me babanë e O’Ney për të finalizuar detajet përfundimtare të.

    Ekipi do të kthehet në stërvitje të premten dhe pritet që lajmi për sulmuesin 33-vjeçar brazilian të mund të mbërrijë atë ditë.

  • Vjen zyrtarizimi: Bologna-Milan, finalja e Kupës së Italisë! Ka një kuriozitet mbi kalendarin

    Vjen zyrtarizimi: Bologna-Milan, finalja e Kupës së Italisë! Ka një kuriozitet mbi kalendarin

    24 Prill 2025

    23:17

    Telesport

    Nuk ka surpriza nga gjysmëfinalja e sotme. Bologna ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Milanin që eliminoi Interin.
    Bologna ia doli të triumfonte me rezultat të përgjithshëm 5-1 ndaj Empolit, ndërsa takimi i dytë përfundoi 2-1. Pas vetëm shtatë minutash lojë, Fabbian kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Moros.
    Por, Empoli u kundërpërgjigj me anë të Kovalenkos (33’), për t’i barazuar shifrat në 1-1. Vendasit ia dolën të fitojnë edhe këtë takim, duke realizuar për 2-1 me anë të Dallingas, që realizoi në minutën e 86-të.
    Milani e pret Bolognan në finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet më 14 maj në Stadio Olimpico. Interesant fakti qe dy ekipet do te perballen mes tyre dy here brenda 4 ditesh pasi fillimisht luajne ne Serie A ne San Siro dhe me pas ne Rome per Kupen.