Portieri shqiptar Alain Taho ka rinovuar me Interin. Klubi zikaltër ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur një akord shumëvjeçar për zgjatjen e kontratave të Matia Zanketa, Xhamal Idrisu dhe Alain Taho”, shkruhej aty. 18 vjeçari është pjesë e Shqipërisë U19, ku u aktivizua së fundmi ndaj Malit të Zi dhe Sllovakisë.
Tag: zyrtarë
-

Zyrtare, portieri i kombëtares rinovon me Interin, vjen firma
-

Rusia sulmon Kievin, humbin jetën gjashtë persona
Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona, teksa zyrtarët amerikanë raportohet të jenë në Abu Dabi në takime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas, në përpjekje e sipër për të arritur një marrëveshje, bazuar në propozimin amerikan për paqe.
Propozimi fillestar është kritikuar nga Ukraina dhe Perëndimi, duke u përshkruar si tejet i favorshëm për Moskën.
Sulmet e 25 nëntorit, si pasojë e të cilave është raportuar edhe për 13 të plagosur, janë më të fundit të Moskës në qytete e qyteza banimi – sinjal që pavarësisht rikthimit të përpjekjeve për të arritur armëpushim apo marrëveshje për paqe, Moska beson se është në epërsi.Punëtorë ukrainas të emergjencave kanë luftuar me zjarret në disa rajone në kryeqytetin ukrainas, teksa kanë bërë përpjekje për t’i shpëtuar njerëzit, apo për t’i identifikuar kufomat, pas sulmeve të nisura në orët e hershme të mëngjesit.
Ukrainasit e dërmuar veçse po përballen me dimër të vështirë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e energjisë.
Ndërkohë në fushëbetejë, forcat ukrainase po përpiqen t’i zmbrapsin forcat ushtarake ruse nga kapja e qyteteve të rëndësishme lindore, përfshirë Pokrovskun, Kostjantinivkën dhe Kupjanskun.
Javën e kaluar, ukrainasit dhe aleatët e tyre evropianë janë familjarizuar me një plan amerikan për paqe – prej 28 pikash – në të cilin janë përfshirë shumë kërkesa për të cilat Rusia ka insistuar prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
Plani i është prezantuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe këshilltarëve të tij në Kiev nga Sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll.
Zyrtarët ukrainas, më pas, kanë udhëtuar në fundjavë në Gjenevë për t’u takuar me përfaqësues amerikanë, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim të diskutimit të planit, në mënyrë që të kërkohen më pak koncesione nga Ukraina, dhe që situata të mos rezultojë në atë që Kievi e ka parë si pothuajse kapitullim.
Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 23 nëntor, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Zelenskyt kanë thënë se bisedimet në qytetin zviceran kanë rezultuar me “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës dhe që dokumenti është përditësuar, ashtu që të përcaktojë ruajtjen e plotë të sovranitetit të Ukrainës dhe arritjen e paqes.
“Deri më tani, pas Gjenevës, janë më pak pika – jo më 28 sosh – dhe shumë elementë janë marrë parasysh në këtë kornizë”, ka thënë Zelensky në rrjetet sociale më 24 nëntor.
Ai ka thënë se çështjet më të ndjeshme do t’i diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.
Më 25 nëntor, zyrtarë ukrainas kanë udhëtuar në Abu Dabi për më shumë bisedime me Sekretarin Driscoll dhe zyrtarë tjerë amerikanë, kanë raportuar mediat CBS News dhe Financial Times.
Disa media tjera perëndimore kanë raportuar se Driscoll do të takohet edhe me zyrtarë rusë në Abu Dabi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 25 nëntor se “nuk ka asgjë për të thënë” rreth raportimeve për takime, por që Rusia beson se propozimi amerikan “mund të shndërrohet në bazë të mirë për negociata”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL -

Rusia sulmon sërish Kievin, teksa raportohet për bisedime shtesë për paqe
Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona, teksa zyrtarët amerikanë raportohet të jenë në Abu Dabi në takime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas, në përpjekje e sipër për të arritur një marrëveshje, bazuar në propozimin amerikan për paqe.
Propozimi fillestar është kritikuar nga Ukraina dhe Perëndimi, duke u përshkruar si tejet i favorshëm për Moskën. Sulmet e 25 nëntorit, si pasojë e të cilave është raportuar edhe për 13 të plagosur, janë më të fundit të Moskës në qytete e qyteza banimi – sinjal që pavarësisht rikthimit të përpjekjeve për të arritur armëpushim apo marrëveshje për paqe, Moska beson se është në epërsi.
Punëtorë ukrainas të emergjencave kanë luftuar me zjarret në disa rajone në kryeqytetin ukrainas, teksa kanë bërë përpjekje për t’i shpëtuar njerëzit, apo për t’i identifikuar kufomat, pas sulmeve të nisura në orët e hershme të mëngjesit.
Ukrainasit e dërmuar veçse po përballen me dimër të vështirë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e energjisë.
Ndërkohë në fushëbetejë, forcat ukrainase po përpiqen t’i zmbrapsin forcat ushtarake ruse nga kapja e qyteteve të rëndësishme lindore, përfshirë Pokrovskun, Kostjantinivkën dhe Kupjanskun.
Javën e kaluar, ukrainasit dhe aleatët e tyre evropianë janë familjarizuar me një plan amerikan për paqe – prej 28 pikash – në të cilin janë përfshirë shumë kërkesa për të cilat Rusia ka insistuar prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
Plani i është prezantuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe këshilltarëve të tij në Kiev nga Sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll.
Zyrtarët ukrainas, më pas, kanë udhëtuar në fundjavë në Gjenevë për t’u takuar me përfaqësues amerikanë, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim të diskutimit të planit, në mënyrë që të kërkohen më pak koncesione nga Ukraina, dhe që situata të mos rezultojë në atë që Kievi e ka parë si pothuajse kapitullim.
Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 23 nëntor, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Zelenskyt kanë thënë se bisedimet në qytetin zviceran kanë rezultuar me “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës dhe që dokumenti është përditësuar, ashtu që të përcaktojë ruajtjen e plotë të sovranitetit të Ukrainës dhe arritjen e paqes.
“Deri më tani, pas Gjenevës, janë më pak pika – jo më 28 sosh – dhe shumë elementë janë marrë parasysh në këtë kornizë”, ka thënë Zelensky në rrjetet sociale më 24 nëntor.
Ai ka thënë se çështjet më të ndjeshme do t’i diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.
Më 25 nëntor, zyrtarë ukrainas kanë udhëtuar në Abu Dabi për më shumë bisedime me Sekretarin Driscoll dhe zyrtarë tjerë amerikanë, kanë raportuar mediat CBS News dhe Financial Times.
Disa media tjera perëndimore kanë raportuar se Driscoll do të takohet edhe me zyrtarë rusë në Abu Dabi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 25 nëntor se “nuk ka asgjë për të thënë” rreth raportimeve për takime, por që Rusia beson se propozimi amerikan “mund të shndërrohet në bazë të mirë për negociata”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL/ -

Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe ministri i Jashtëm
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.
Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).
Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.
Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. -

Plani i Paqes/ Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë për bisedime vendimtare në Gjenevë
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët amerikanë në Gjenevë, për ta shtjelluar planin 28-pikësh për paqe të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin aleatët e Kievit thonë se ia mban anën fuqishëm Rusisë.
Mbështetësit evropianë të Ukrainës – të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania, të ashtuquajturat E3 – kanë shprehur shqetësim lidhur me planin, i cili ende nuk është bërë zyrtarisht publik, ndonëse elementë kyç të tij janë zbuluar.
Shumë prej kushteve të marrëveshjes kërkojnë lëshime të mëdha nga Kievi dhe duket se pasqyrojnë shumë prej kërkesave të Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve ukrainase Donjeck dhe Luhansk – të njohura si Donbas – dhe të Krimesë, si dhe vendosjen e kufizimeve mbi madhësinë e ushtrisë ukrainase.
Kievi gjithashtu do të detyrohej ta mëshironte në Kushtetutën e vet ndalimin e anëtarësimit në NATO, ndërsa kufizime do të vendoseshin edhe mbi vetë aleancën ushtarake perëndimore lidhur me vendosjen e trupave të saj.
Sanksionet financiare ndaj Moskës do të zbuteshin, sipas planit.
Në këmbim, Ukraina do të merrte një formë “garancish sigurie”, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, do të lejohej të anëtarësohej në Bashkimin Evropian dhe do të përfitonte disa përparësi financiare.
Rusia gjithashtu do të detyrohej të tërhiqej nga disa zona të Ukrainës që aktualisht i mban të pushtuara.
Ky plan “nuk është oferta përfundimtare”
Mes kundërshtimeve nga ligjvënës amerikanë dhe aleatë të huaj, Trump më 22 nëntor la të hapur mundësinë që plani të ndryshohej.
I pyetur nga gazetarët nëse propozimi i tij ishte “oferta përfundimtare për Ukrainën,” Trump tha: “Jo”.
“Ne po përpiqemi ta përfundojmë [luftën]. Në një mënyrë ose tjetër, duhet t’i japim fund”, shtoi ai.
Aleatët evropianë të Ukrainës, të cilët nuk u përfshinë në hartimin e planit amerikan, kanë thënë se propozimi kërkon “punë shtesë”.
Në një komunikatë të përbashkët, liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë, së bashku me zyrtarë të lartë të BE-së dhe liderët e Japonisë dhe Kanadasë, paralajmëruan se kufijtë “nuk duhet të ndryshohen me forcë”.
Ata ngritën shqetësime se kufizimet e propozuara për ushtrinë ukrainase do ta linin vendin të cenueshëm ndaj ndonjë sulmi në të ardhmen.
Ndaras, grupimi i tetë vendeve baltike tha se kishin folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të riafirmuar mbështetjen për Kievin dhe u zotuan të vazhdojnë furnizimin me armë, ndërkohë që forcojnë mbrojtjen e Evropës për të penguar agresionin e mëtejshëm rus.
Në një komunikatë të përbashkët, Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia dhe Suedia thanë: “Rusia deri më tani nuk është angazhuar për një armëpushim apo hapa drejt paqes”.
Ndërkohë, zyrtarë në Rusi dhe në Ukrainë raportuan për sulme të reja më 23 nëntor.
Një vajzë 11-vjeçare ishte mes 19 personave të plagosur nga sulmet me dronë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, tha Vladislav Haivanenko, kreu i administratës ushtarake rajonale.
Aeroporti Vnukovo i Moskës pezulloi fluturimet pasi kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, raportoi dronë ukrainas që po afroheshin.
“Çasti më i vështirë”Zelensky ka thënë se vendi i tij po përjeton “një nga çastet më të vështira” në historinë e tij, duke paralajmëruar se rrezikon ta humbë njërin nga aleatët e tij kyç – Uashingtonin – por se Kievi nuk do t’i “tradhtojë” interesat e veta në asnjë negociatë.
Zelensky emëroi shefin e kabinetit të tij, Andriy Yermak, si kryenegociator dhe drejtues të një ekipi prej nëntë anëtarësh në Gjenevë. Shefi i inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, është gjithashtu pjesë e delegacionit.
U raportua gjithashtu se Gjermania, Britania dhe Franca do t’i kërkojnë Uashingtonit në bisedime të rishikojë planin e tij të paqes dhe se ata tashmë ua kanë dërguar amerikanëve propozimet e tyre për ndryshime./REL -

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë për bisedime vendimtare në Gjenevë
Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 11:52
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët amerikanë në Gjenevë, për ta shtjelluar planin 28-pikësh për paqe të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin aleatët e Kievit thonë se ia mban anën fuqishëm Rusisë.Mbështetësit evropianë të Ukrainës – të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania, të ashtuquajturat E3 – kanë shprehur shqetësim lidhur me planin, i cili ende nuk është bërë zyrtarisht publik, ndonëse elementë kyç të tij janë zbuluar.Shumë prej kushteve të marrëveshjes kërkojnë lëshime të mëdha nga Kievi dhe duket se pasqyrojnë shumë prej kërkesave të Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve ukrainase Donjeck dhe Luhansk – të njohura si Donbas – dhe të Krimesë, si dhe vendosjen e kufizimeve mbi madhësinë e ushtrisë ukrainase.Kievi gjithashtu do të detyrohej ta mëshironte në Kushtetutën e vet ndalimin e anëtarësimit në NATO, ndërsa kufizime do të vendoseshin edhe mbi vetë aleancën ushtarake perëndimore lidhur me vendosjen e trupave të saj.Sanksionet financiare ndaj Moskës do të zbuteshin, sipas planit.Në këmbim, Ukraina do të merrte një formë “garancish sigurie”, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, do të lejohej të anëtarësohej në Bashkimin Evropian dhe do të përfitonte disa përparësi financiare.Rusia gjithashtu do të detyrohej të tërhiqej nga disa zona të Ukrainës që aktualisht i mban të pushtuara.
Ky plan “nuk është oferta përfundimtare”Mes kundërshtimeve nga ligjvënës amerikanë dhe aleatë të huaj, Trump më 22 nëntor la të hapur mundësinë që plani të ndryshohej.I pyetur nga gazetarët nëse propozimi i tij ishte “oferta përfundimtare për Ukrainën,” Trump tha: “Jo”.“Ne po përpiqemi ta përfundojmë [luftën]. Në një mënyrë ose tjetër, duhet t’i japim fund”, shtoi ai.Aleatët evropianë të Ukrainës, të cilët nuk u përfshinë në hartimin e planit amerikan, kanë thënë se propozimi kërkon “punë shtesë”.Në një komunikatë të përbashkët, liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë, së bashku me zyrtarë të lartë të BE-së dhe liderët e Japonisë dhe Kanadasë, paralajmëruan se kufijtë “nuk duhet të ndryshohen me forcë”.Ata ngritën shqetësime se kufizimet e propozuara për ushtrinë ukrainase do ta linin vendin të cenueshëm ndaj ndonjë sulmi në të ardhmen.Ndaras, grupimi i tetë vendeve baltike tha se kishin folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të riafirmuar mbështetjen për Kievin dhe u zotuan të vazhdojnë furnizimin me armë, ndërkohë që forcojnë mbrojtjen e Evropës për të penguar agresionin e mëtejshëm rus.Në një komunikatë të përbashkët, Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia dhe Suedia thanë: “Rusia deri më tani nuk është angazhuar për një armëpushim apo hapa drejt paqes”.Ndërkohë, zyrtarë në Rusi dhe në Ukrainë raportuan për sulme të reja më 23 nëntor.Një vajzë 11-vjeçare ishte mes 19 personave të plagosur nga sulmet me dronë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, tha Vladislav Haivanenko, kreu i administratës ushtarake rajonale.Aeroporti Vnukovo i Moskës pezulloi fluturimet pasi kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, raportoi dronë ukrainas që po afroheshin.“Çasti më i vështirë”Zelensky ka thënë se vendi i tij po përjeton “një nga çastet më të vështira” në historinë e tij, duke paralajmëruar se rrezikon ta humbë njërin nga aleatët e tij kyç – Uashingtonin – por se Kievi nuk do t’i “tradhtojë” interesat e veta në asnjë negociatë.Zelensky emëroi shefin e kabinetit të tij, Andriy Yermak, si kryenegociator dhe drejtues të një ekipi prej nëntë anëtarësh në Gjenevë. Shefi i inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, është gjithashtu pjesë e delegacionit.U raportua gjithashtu se Gjermania, Britania dhe Franca do t’i kërkojnë Uashingtonit në bisedime të rishikojë planin e tij të paqes dhe se ata tashmë ua kanë dërguar amerikanëve propozimet e tyre për ndryshime.
REL
-

Grabitje spektakolare në Indi/ 6 persona paraqiten si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe grabisin 800 mijë dollarë
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Indi, ku disa persona u paraqitën si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe vodhën 800 mijë dollarë. Një operacion masiv ka nisur për të gjetur personat, që grabitën furgonin në zemër të qytetit të Bengaluru-së. Grabitja ndodhi të mërkurën pasdite, ku gjashtë persona ndaluan një furgon transporti parash, ndërsa po transportonte para midis degëve të bankave.
BBC shkruan se furgoni mbante një shofer, një roje parash dhe dy roje sigurie të armatosur. Zona kishte pak mbulim nga kamerat e sigurisë dhe policia po heton, nëse banda përdori automjete të shumta gjatë vjedhjes. Kompania e shërbimit të transportit të parave të gatshme, ka paraqitur një padi në polici mbi këtë rast.
Ministri i Brendshëm, Parameshwara ka thënë se ende nuk është e qartë se cilin automjet kishin përdorur të dyshuarit për t’u arratisur. Ai tha se ishte i bindur se policia do ta zgjidhte çështjen së shpejti, siç kishte bërë me grabitjet e tjera të fundit të bankave të profilit të lartë në Karnataka.
Në maj, 59 kilogramë ar me vlerë 532.6 milionë rupi u vodhën nga një bankë e distriktit Vijayapura. Kjo u arrit duke përdorur një çelës të dyfishtë dollapi. Që atëherë, policia ka rikuperuar 39 kilogramë ar dhe disa para të gatshme dhe ka arrestuar 15 persona, përfshirë dy ish-punonjës. -

Grabitje spektakolare në Indi, autorët u shtirën si punonjës të Bankës Qëndrore, vjedhin 800 mijë dollarë
Një grup prej gjashtë burrash të armatosur që u maskuan si zyrtarë të Bankës Rezervë të Indisë grabitën 70 milionë rupi (rreth 800,000 dollarë) nga një furgon transporti parash në Bengaluru, Karnataka.
Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorëve. Grabitja ndodhi të mërkurën pasdite në një nga rrugët më të ngarkuara të qytetit.
Gjashtë persona që udhëtonin me një SUV ndaluan furgonin, i cili transportonte para midis dy degëve bankare. Brenda furgonit ishin një shofer, një arkëtar dhe dy roje të armatosur.
Grabitësit pretenduan se ishin zyrtarë të Bankës Qendrore dhe se duhej të verifikonin dokumentet e transportit të shumës së madhe të parave. Ata arritën t’i bindnin rojet të linin armët në furgon dhe të hipnin në SUV, ndërsa shoferit i kërkuan të vazhdonte lëvizjen me mjet.
SUV-i ndoqi furgonin për disa kilometra, përpara se grabitësit të ndalonin shoferin me forcë, të detyronin stafin të zbriste nga mjetet dhe t’i transferonin paratë nën kërcënimin e armëve. Më pas, banda u zhduk, duke përdorur, sipas policisë, automjete të shumta për të humbur gjurmët.
Policia thotë se skena kishte pak kamera sigurie dhe automjeti SUV kishte targë të rreme si dhe një banderolë ku shkruhej “Qeveria e Indisë”.Top Channel
-

Zbardhet plani i paqes me 28 pika për Ukrainën, a do të jetë rusishtja gjuhë zyrtare për ukrainasit?
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, në bashkëpunim me zyrtarë rusë, ka hartuar një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Sipas burimeve, plani i është paraqitur ditët e fundit Kievit nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dokumenti, i përbërë nga 28 pika, parashikon lëshime të mëdha nga Ukraina.
Ndër to, dorëzimi i territorit të mbetur të Donbasit, përgjysmimi i ushtrisë ukrainase, kufizimi i armatimeve, ndërprerja e një pjese të ndihmës ushtarake amerikane dhe ndalimi i pranisë së trupave të huaja në territorin ukrainas.
Një pikë tjetër e debatueshme e draftit është njohja e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Burime nga Kievi e kanë cilësuar planin si thellësisht të njëanshëm, ndërsa disa zyrtarë amerikanë e interpretojnë si një përpjekje për të përcaktuar pritshmëritë e Moskës për hapjen e negociatave.
Propozimi vjen në një moment të ndërlikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po përballet me një skandal korrupsioni brenda rrethit të tij të ngushtë, duke rritur presionin politik të brendshëm dhe kritikat brenda partisë së tij.
Publikimi i dokumentit ka lënë gjurmë edhe në tregjet ndërkombëtare: çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, pasi investitorët presin ulje të rreziqeve të furnizimit të lidhura me sanksionet e fundit amerikane ndaj kompanive ruse të energjisë.Top Channel
-

ZYRTARE – Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të votojë sërish Kosova për parlamentin e saj…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij. Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!