Tag: zyrtarë

  • Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Dita e Çlirimit të vendit, u përkujtua sot në Durrës me një ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

    Drejtues të pushtetit vendor, deputetë socialistë, familjarë të dëshmorëve dhe të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare u mblodhën për të nderuar kujtimin e të rënëve në luftën për liri.
    Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se kjo ditë mbetet simbol i sakrificës dhe i rezistencës së pafund të popullit shqiptar.
    Familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës shprehën rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës historike, sidomos për brezat e rinj, të cilët, sipas tyre, duhet të jenë më të përfshirë në këto aktivitete për të kuptuar vlerën e lirisë së fituar me gjak.
    Dita e Çlirimit mbetet edhe një thirrje për të mos e harruar historinë dhe për t’i përcjellë vlerat e saj tek brezat e rinj.

    Top Channel

  • Ceremoni për 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të gjithë kemi një rol në integrimin në BE

    Ceremoni për 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të gjithë kemi një rol në integrimin në BE

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje, më 28 nëntor, një pritje zyrtare në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
    Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj theksoi rëndësinë e një kulture të re politike dhe angazhimin e çdo institucioni dhe qytetari në prioritetet kombëtare që e çojnë vendin përpara.

    “Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare, që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar në një qëllim të madh kombëtar ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin tonë të përbashkët.”, tha Begaj. Ai shtoi: “Në këtë rrugëtim europian çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi dhe çdo qytetar ka rol.”

    Më tej presidenti Begaj u shpreh: “113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë! Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër. Ta bëjmë Shqipërinë një vend të drejtë, të sigurt, modern dhe europian. Për këtë na duhet guximi i Vlorës i vitit 1912, urtësia dhe mençuuria e Ismail Qemalit dhe vullneti i shqiptarit.”
    Pritja zyrtare vjen në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin dhe përkujton sakrificat e brezave që sollën pavarësinë dhe themeluan shtetin shqiptar. Ceremonia pas fjalës së presidentit vijoi me disa dolli dhe shfaqje muzike e kërcimi me motive patriotike.

  • 113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

    113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

    Mbahet në Vlorë ceremonia shtetërore e Ditës së Pavarësisë, një nga momentet më të rëndësishme të manifestimeve të 28 Nëntorit. Para Monumentit të Pavarësisë, u mbajtën ritualet zyrtare që shënojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në ceremoninë e organizuar pranë sheshit historik, personalitetet shtetërore vendosën kurora me lule në nder të themeluesve të shtetit shqiptar. Aktiviteti u shoqërua me ekzekutimin solemn të Himnit Kombëtar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Të pranishëm në këtë aktivitet zyrtar ishin figurat më të larta të institucioneve shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi;  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Kryebashkiakja e Vlorës; Brunilda Mersini, etj,.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në vijim të programit zyrtar të Ditës së Flamurit, janë mbajtur homazhe edhe te varri i Ismail Bej Vlorës, udhëheqësit të aktit historik të 28 nëntorit 1912. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore po nderojnë figurën e tij dhe rolin e tij në krijimin e shtetit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ceremonitë në Vlorë për Ditën e Pavarësisë do të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete kulturore, pritje zyrtare dhe homazhe të tjera për figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit.

  • VIDEO / Ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë, Vlora bën bashkë Ramën, Begajn dhe Osmanin

    VIDEO / Ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë, Vlora bën bashkë Ramën, Begajn dhe Osmanin

    Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
    I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur Vlorë rreth 30 minuta para nisjes së eventit.
    Po ashtu, të pranishëm në Vlorë janë edhe Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
    Ceremonia zyrtare do të mbahet në Sheshin e Flamurit në qendër të qytetit, ku pritet të ngrihet simbolikisht edhe flamuri.
    Kujtojmë se në 28 nëntor të vitit 1912, pra 113 vite më parë, burri i mençur Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin dykrenar dhe shpalli Shqipërinë shtet të lirë dhe të pavarur.

  • Zyrtare! Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas më shumë se dy vitesh, duelon për titullin

    Zyrtare! Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas më shumë se dy vitesh, duelon për titullin

    28 Nëntor 2025

    10:10

    Telesport

    Tashmë është zyrtare. Luftëtarja braziliane Amanda Nunes (37 vjecare) do të rikthehet në kafaz për t’u përballur me amerikanen Kayla Harrison, për titullin kampion bote në peshën “bantamweight“ (pesha 62kg).
    Dy sportistet do të duelojnë mes tyre në eventin në UFC 324, që do të zhvillohet në Las vegas më 24 janar. Nunes, ish-kampione e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, ka një rekord prej 23 fitoresh dhe 5 humbjesh në kafaz.
    Ajo rikthehet pas dy vitesh e gjysmë (qershor 2023 hera e fundit që ka dueluar). Përballë saj Kayla Harrison kampionia në fuqi e këtij Divioni, që ka një rekord prej 19 fitoresh dhe vetëm 1 humbje. Ajo e mbron për herë të parë titullin kampion fituar qershorin e këtij viti.
    Presidenti i UFC-së, Dana White, njoftoi rikthimin e Nunes në një duel me 5 raunde në UFC 324. Nunes konsiderohet si një nga luftëtaret më të madhe femra në historinë e MMA-së. “E ndjeja që do të rikthehesha në kafaz”, tha Amanda Nunes.

  • Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

    Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

    Më datë 21 nëntor, Policia e Shtetit në faqen zyrtare publikoi listën me fituesit e konkursit të aplikantëve që do të ndjekin Kolegjin Profesional të Formimit Policor për Patrullë të Përgjithshme. 

    Nga 645 aplikantë sipas kuotave të përcaktuar vetëm 300 prej tyre do të shpallen fitues, sipas rënditjes së pikëve. Renditja u bë sipas rezultatit në rend zbritës për aplikantët që kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e konkurrimit dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve totale në çdo fazë testimi, shkruan A2. 

    Por, disa prej aplikantëve të cilët janë renditur te lista fituese e bërë publike nga Policia në faqen zyrtare, një ditë më parë janë telefonuar nga komisioni duke i lajmëruar që janë pezulluar dhe duke mos i dhënë asnjë arsye. 

    Pasi janë paraqitur për të bërë ankimim, aplikantëve fitues të pezulluar u është thënë se janë pezulluar për shkak të besueshmërisë. Ka raste kur janë pezulluar sepse kanë bërë aksident më parë me makinë, apo të afërm të fisit të tyre me të njëjtin mbiemër janë dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. 

    Të gjithë aplikantët e pezulluar kanë bërë ankimim. 

    Më parë, u raportua se pothuajse mbi 30% e aplikantëve fillestarë nuk u pranuan në konkurrim pasi rezultuan me probleme psikologjike dhe përdorues të lëndëve narkotike. 

    Skualifikimin e mbi 30% prej tyre e vërtetoi edhe lista zyrtare e aplikantëve që zhvilluan të gjitha fazat e konkurrimit, ku në total janë 645 nga mbi 1 mijë të rinj që aplikuan në fillim. 

  • Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon Kryetarin Benet Beci

    Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon Kryetarin Benet Beci

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
    Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
    Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
    Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.

  • Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

    Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, vëmendja do të jetë padyshim në “Emirates”, aty ku Arsenal pret Bayern Munich dhe në “Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid pret Interin.
    Në Londër, pritet të shohim një përballje spektakolare, pasi të dy ekipet vijnë në formën e tyre më të mirë dhe të dyja kryesojnë në kampionatet respektive si dhe të dyja kanë nga 4 fitore këtë sezon në Champions League. Përveç mungesave afatgjata si Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, “Topçinjtë” kanë 2 mungesa të rëndësishme sot shkak dëmtimesh si: Gabriel dhe Viktor Gyokers. Ndërsa Martin Odegaard rikthehet nga dëmtimi dhe gjendet në stol. Në anën tjetër për bavarezët mungojnë si zakonisht këtë sezon Davies dhe Musiala shkak dëmtimesh si dhe Luis Diaz shkak kartonësh.
    ARSENAL XI: Raya; Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Rice, Zubimendi, Eze; Saka, Merino, Trossard. BAYERN MUNICH XI: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanisic; Kimmich, Pavlovic; Olise, Karl, Gnabry; Kane.
    Po ashtu edhe në Madrid pritet një sfidë shumë interesante, ku Atletico Madrid vjen pas disa fitoresh rresht në kampionat, por në Champions nuk ka bërë mirë këtë sezon. Inter vjen pas disfatës në derbi, ndërsa në Champions, zikaltrit kanë 12 pikë të plota në 4 takimet e para.
    ATLETICO MADRID XI: Musso; Molina, Giménez, Hancko, Ruggeri; Giuliano, Barrios, Cardoso, Gallagher; Baena, Julián Alvarez. INTER XI: Sommer; Akanji, Bisseck, Bastoni; Augusto, Barella, Çalhanoğlu, Zielinski, Dimarco; Lautaro Martínez, Bonny.
    Jo më pak të rëndëishme janë edhe sfidat e tjera, formacionet e tyre zyrtare janë si më poshtë:
    OLYMPIACOS XI: Tzolakis; Rodinei, Retsos, Pirola, Ortega; Mouzakitis, Dani García; Gelson Martins, Chiquinho, Podence; El Kaabi. REAL MADRID XI: Lunin; Alexander-Arnold, Asencio, Carreras, Mendy; Camavinga, Valverde, Tchouameni; Arda Güler, Vinicius, Mbappé.
    PSG XI: Chevalier; Zaïre-Emery, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Ndjantou, Barcola. TOTTENHAM XI: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Spence; Sarr, Bergvall, Bentancur; Kolo Muani, Richarlison, Gray.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Szoboszlai, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Jones, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ekitiké, Gakpo. PSV XI: Kovar; Dest, Schouten, Gasiorowski, Salah-Eddine; Mauro Júnior, Veerman; Man, Saibari, Perisic; Til.
     

  • Deputeti Ardit Bido kërkesë zyrtare Athinës: Jepni arsyet pse ndaloni shqiptarët në kufi

    Deputeti Ardit Bido kërkesë zyrtare Athinës: Jepni arsyet pse ndaloni shqiptarët në kufi

    Ndalimet e raportuara në kufirin shqiptaro-grek kanë sjellë reagimin e deputetit të Kuvendit, Ardit Bido, i cili ka kërkuar sot zyrtarisht transparencë nga autoritetet greke. Bido i është drejtuar me letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë, duke kërkuar që të bëhet publik informacioni mbi listën e shtetasve shqiptarë të cilëve u ndalohet hyrja në Greqi, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtij vendimi.
    Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar prej vitesh pasiguri tek qytetarët shqiptarë, të cilët shpesh udhëtojnë drejt Greqisë për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Bido thekson se qytetarët meritojnë “transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë”.

    Reagimi i plote:

    Ndalimet në kufirin shqiptaro🇦🇱-grek nuk mbeten pa përgjigje!

    Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.

    ⁉️Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.

    📌Më poshtë, letra ime zyrtare:

    Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë
    Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë

    Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek

    I nderuar Ministër,
    I nderuar Ambasador,

    Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

    Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.

    Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:

    1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,

    2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.

    Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.

    Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Me respekt,
    Ardit Bido
    Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
    Qarku Vlorë

  • Raphinha dhe Rashford e nisin nga stoli, formacionet zyrtare Chelsea-Barcelona dhe të gjithë sfidave të tjera

    Raphinha dhe Rashford e nisin nga stoli, formacionet zyrtare Chelsea-Barcelona dhe të gjithë sfidave të tjera

    Chelsea-Barcelona është padyshim kryesfida e natës së sotme në Champions League. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të përcaktuar fatin e të dy ekipeve në këtë kompeticion, duke qenë se të dyja renditen në të njëjtin pozicion me nga 7 pikë.
    Jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera. Më poshtë po iu njohim me formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes.
    CHELSEA XI: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo; Estevao, Fernandez, Garnacho; Neto. BARCELONA XI: Joan García; Koundé, Cubarsí, Araújo, Balde; Eric García, De Jong, Fermín; Lamine Yamal, Lewandowski, Ferran Torres.
    BORUSSIA DORTMUND XI: Kobel; Anton, Anselmino, Schlotterbeck; Couto, Sabitzer, Nmecha, Svensson; Adeyemi, Brandt; Guirassy.VILLARREAL XI: Luiz Júnior; Mouriño, Foyth, Renato Veiga, Cardona; Pepé, Gueye, Comesaña, Thomas, Buchanan; Oluwaseyi.
    Man City XI: Trafford, Khusanov, Stones, Ake, Ait-Nouri, Lewis, Nico, Reijnders, Bobb, Savinho, Marmoush. Bayer Leverkusen XI: Flekken, Quansah, Badé, Grimaldo, Tillman, Poku, García, Maza, Kofane, Belocian, Schick.
    MARSEILLE XI: Rulli; Weah, Pavard, Balerdi, Emerson; Højbjerg, Bakola, Vermeeren; Greenwood, Aubameyang, Paixão. NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Livramento, Thiaw, Schär, Burn; Bruno Guimarães, Tonali, Willock; Murphy, Gordon, Barnes.
    Bodø/Glimt XI: Haikin; Sjovold, Bjørtuft, Aleesami, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Hogh, Maatta. Juventus XI: Perin; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Adzic, McKennie; Miretti, Conceição; Openda.
    Napoli XI: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Olivera; Neres, Højlund, Lang. Qarabag FK XI: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Bicalho, Jankovic; Leandro Andrade, Zoubir, Addai; Durán.