Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për luftën në Rripin e Gazës.
Protesta u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, me sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe vjen si reagim ndaj dekorimit të kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, i cili e nderoi me Medaljen Presidenciale të Nderit për qëndrimin e tij në mbështetje të Izraelit.
“Rama bëri një gabim fatal që shkoi në Izrael. I ka ulur vlerat vetes. Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli në Gaza,” – thanë protestuesit për mediat.
Ata theksuan se ky dekorim nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, por është, sipas tyre, një akt i njëanshëm që mbron veprime të cilësuara si gjenocidale ndaj popullsisë palestineze.
Protesta u zhvillua pa incidente, por me pjesëmarrje simbolike, duke i dhënë zë një pakënaqësie që vjen nga shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, përballë një konflikti që ka ndarë opinionin publik ndërkombëtar.
Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj protestës, ndërsa Edi Rama e ka konsideruar më herët marrëdhënien me Izraelin si të qëndrueshme dhe të bazuar në vlera demokratike dhe historike miqësie.
Tag: zyrtar
-

Besimtarët myslimanë protestë përpara Parlamentit, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën
-

PS çel të shtunën fushatën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar!
Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit, në Sheshin Skënderbej.Gjatë fjalës së tij në rubrikën Sy m’Sy, kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai tha se ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës“, tha Rama. -

“Nesër bie gongu zyrtar për fushatën”, Rama: Nisim me një cikël takimesh, në “Shqipërinë 2023” paga mesatare 1200 euro
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rubrikën e përjavshme “Sy m ‘sy”. Në nisje të fjalës së tij ai tha se nesër, 11 prill, është dita e rënies së gongut zyrtar për fushatën e 11 majit.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se fushata e socialistëve do të nisë me një cikël takimesh.
Rama: Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Ne nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Natyrisht që në këtë cikël takimesh, ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore, që janë gratë dhe vajzat. Por të vazhdojmë me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion t’i përgjigjem pyetjeve tuaja.Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë u ndal te rritja e pagave. Ai tha se paga mesatare e përgjithshme është rritur më shumë se dy herë, teksa premtoi se në Shqipërinë 2030, paga mesatare do të jetë 1250 euro.
Rama: Paga mesatare në Shqipërinë 2030, 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur pagën mesatare të përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro./vizionplus.tv -

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar! Ja risia
Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai theksoi se risi e kësaj fushate është se do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Edi Rama: Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës. -

Vrau veten në kryeqytet, polici është babai moderators së njohur shqiptare
Nië zyrtar policor i moshës 47 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
Lajmin nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar Agron Borovci.
“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, tha ai.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka shtuar Borovci.
Prive By Liberta Spahiu ka arritur të konfirmojë që viktima është Alban Tolaj, babai i prezantueses së njohur, Elsa Tolajt.
Ngushëllime familjes! -

Tmerr, humb jetën në mes të rrugës një polic, dyshohet se…
Një zyrtar policor 47-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, i cili ka njoftuar se pas marrjes së informacionit për një trup të pajetë në këtë lokalitet, policia dhe mjekët e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë konfirmuar vdekjen e viktimës, një mashkull 47-vjeçar, zyrtar policor.
Në bazë të të dhënave të para, ndonëse ka disa indikacione që sugjerojnë mundësinë e vetëvrasjes, policia ka nisur një hetim të plotë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e vdekjes.
Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit.
-

Zjarri në Astir/ Policia del me njoftim zyrtar: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit
Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet.
Një zjarr ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”, rreth orës 14:10 të datës 4 prill 2025.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll.