Tag: zyrtar

  • Përfundon orari zyrtar i votimit!

    Përfundon orari zyrtar i votimit!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025! Qytetarët, të cilët nuk kanë votuar nuk kanë më mundësi të votojnë pas orës 19:00, përveç atyre personave që në ato momente ndodheshin brenda në qendrat e votimit. Kutitë me materialet zgjedhore do të merren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numërim.
    Deri në orën 18:00 u raportua se 40.89 qytetarë kanë votuar, pjesëmarrje kjo më e ulët se ajo e 2021.
    Në mbarë vendin u ngritën gjithsej 5,225 qendra votimi. Ndërsa në fletën e votimit, shqiptarët kishin si zgjedhje 11 subjekte politike, ku 3 ishin koalicione, dhe 9 parti që garuan të vetmet./ZËRI

  • ZGJEDHJET 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    ZGJEDHJET 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    Afati zyrtar i procesit të votimit ka përfunduar.
    Qytetarët që prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në 19:00 iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.
    Ndërkohë, qytetarët që janë në radhë në qendra votimi, do të ushtrojnë të drejtën e votës edhe pas afatit zyrtar.

    Kujtojmë se në qarkun e Tiranës në këto zgjedhje do të prodhohen 37 mandate nga 36 katër vite më parë, ndërsa në Korçë do të prodhohet një mandat më pak se në zgjedhjet e kaluara.
    Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.
    GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE
     

  • Përfundon orari zyrtar i votimit

    Përfundon orari zyrtar i votimit

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Përfundon orari zyrtar për votimin, tani nis beteja për mandatet

    Përfundon orari zyrtar për votimin, tani nis beteja për mandatet

    Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë. Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës.
    Procesi zgjedhor u zhvillua në tërësi i qetë, por incidentet nuk munguan në shumë zona, ku pati përplasje mes komisionerëve, disa raste fotografimi të votës apo dhe vonesa në nisjen e votimit.

    Incidenti më i rëndë mund të konsiderohet ai në KZAZ e Vorës ku u përfshi në një përplasje verbale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe dy shtetas, të cilët u proceduan penalisht nga autoritetet.
    Policia kishte organizuar një plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve me mbi 5000 efektivë të shpërndarë në të gjithë vendet ku votohej dhe administrohej vota. Në këto zgjedhje parlamentare Rama kërkon një mandat të katërt, teksa Berisha synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.

  • Dhuna në mitingun e PD, reagimi zyrtar: Roja e stadiumit nuk na la të ndiznim fishekzjarrët

    Dhuna në mitingun e PD, reagimi zyrtar: Roja e stadiumit nuk na la të ndiznim fishekzjarrët

    Partia Demokratike e degës së Elbasanit ka dhënë një shpjegim zyrtar në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet, ku dhjetëra persona u përfshinë në një përballje të dhunshme.
    Sipas PD, roja i stadiumit nuk ka hapur dyert e kompleksit për ndezjen e disa fishekzjarrëve në tarracë, gjë për të cilën ishte rënë dakord dhe me presidentin e klubit.
    “Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojën e stadiumit”, thuhet në reagimin e PD dega Elbasan .

  • Balluku tek kompania M.I.I.A: Partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë

    Balluku tek kompania M.I.I.A: Partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë

    Zv.kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku vijon takimet në zonën e Patosit. Këtë të hënë, Balluku ka zhvilluar një vizitë tek kompania M.I.I.A. Në një postim në Facebook teksa ka postuar një video, Balluku thekson se kjo kompani sot është kthyer në një partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë.

  • Rama pret në takim zyrtar mbretin e Jordanisë

    Rama pret në takim zyrtar mbretin e Jordanisë

    Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një takim zyrtar, Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte. Ky takim erdhi pak minuta pas atij në presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne.

  • EMRAT/ Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Dy prej të plagosurve të mitur

    EMRAT/ Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Dy prej të plagosurve të mitur

    Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Tiranë, k,u kanë mbetur të plagosur me armë zjarri katër persona.
    Policia bën me dije se mes të plagosurve, dy prej tyre janë të mitur. Konkretisht, personat e plagosur janë Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullai 19 vjeç, dhe dy të mitur D. D. 11 vjeç dhe M. D. 17 vjeç.
    Mësohet se tre nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

    Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

    Policia e Lezhës ka dhënë njoftim zyrtar mbi vrasjen mafioze të Gjovalin Prendit, ndodhur këtë mbrëmje pranë biznesit të tij.

    “Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

    Top Channel

  • Sulmi rus me 134  viktima, shkarkohet prefekti i Sumyt në Ukrainë

    Sulmi rus me 134 viktima, shkarkohet prefekti i Sumyt në Ukrainë

    Qeveria ukrainase miratoi sot, të martën, shkarkimin e prefektit të rajonit të Sumit, Volodimir Artiukh, i cili u kritikua nga disa zyrtarë për neglizhencë pas sulmit të dyfishtë raketor rus të së dielës, që vrau 35 persona dhe plagosi mbi 100 të tjerë në qytet.
    Qeveria njoftoi se ka miratuar projekt-dekretin presidencial për shkarkimin e tij, por vendimi zyrtar ende nuk është publikuar dhe nuk është dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë veprim.
    Njoftimi vjen pas një interviste të dhënë dje nga Artiukh, ku ai konfirmoi versionin e Moskës për objektivin e sulmit rus në Sumi.

    Një deputet dhe kryetari i një qyteti në rajon e akuzuan Artiukhin se kishte miratuar një ceremoni dekorimi për ushtarë në Sumi të dielën, duke pretenduar se kjo ceremoni shërbeu si pretekst për Rusinë që të bombardonte qytetin.
    Një zyrtar i lartë ukrainas tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se puna e prefektit ishte vlerësuar si e pakënaqshme prej kohësh, duke e përshkruar atë si një “menaxher shumë mesatar” në detyrën që mbante prej dy vitesh.
    Sulmi në Sumi, një nga më vdekjeprurësit në tre vitet e pushtimit rus në Ukrainë, u konsiderua si “pikë kthese tragjike” që çoi në largimin e tij nga posti.