Tag: zyrtar

  • Thirrja e Iranit për qytetarët: Fshini urgjentisht WhatsApp-in!

    Thirrja e Iranit për qytetarët: Fshini urgjentisht WhatsApp-in!

    Një zyrtar shtetëror iranian ka deklaruar dje, 17 qershor, se WhatsApp duhet të fshihet nga pajisjet në Iran, ndërsa konflikti me Izraelin po hyn në ditën e gjashtë.
    Edhe televizioni shtetëror iranian u bëri thirrje njerëzve që të fshijnë WhatsApp, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve mund të mbledhë informacion për përdoruesit dhe më pas ia dërgon Izraelit.
    Në një reagim për Associated Press, kompania shprehu shqetësimin se “këtë raportime të rreme mund të përdoren si justifikim për bllokimin e shërbimeve të tyre në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to.”
    WhatsApp përdor kriptim të nivelit më të lartë (end-to-end encryption), që do të thotë se mesazhet kodohen në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. Nëse dikush tjetër përpiqet t’i hapë mesazhet, do të shohë vetëm një tekst të përzier që nuk mund të zbërthehet.
    “Nuk gjurmojmë vendndodhjen tuaj të saktë, nuk ruajmë regjistra se me kë bisedon secili dhe nuk monitorojmë mesazhet personale që njerëzit dërgojnë,” u theksua në reagimin zyrtar. “Ne nuk ofrojmë informacion masiv për asnjë qeveri.”
    WhatsApp është në pronësi të Meta-s, kompania amerikane e Facebook dhe Instagram. Ky aplikacion ka qenë ndër më të përdorurit për mesazhe, bashkë me Instagram dhe Telegram.
    Kjo nuk është hera e parë që Irani u kërkon qytetarëve të kufizojnë përdorimin e WhatsApp. Në vitin 2022, vendi ndaloi WhatsApp gjatë protestave masive kundër qeverisë pas vdekjes së një gruaje që mbahej nga policia morale.

  • Takimi në Berlin/ Alizoti: Larg dekorit zyrtar, në Shqipëri grupet kriminale deformuan votën!

    Takimi në Berlin/ Alizoti: Larg dekorit zyrtar, në Shqipëri grupet kriminale deformuan votën!

    Ligjvënësi demokrat, Tomorr Alizoti ka shprehur shqetësimin e forcës politike ku aderon, lidhur me situatën politike në Shqipëri, gjatë një takimi në Berlin të Gjermanisë.

    Larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin, shkruan Tomorri në një status në rrjetet sociale, e vërteta është sa e thjeshtë, aq edhe e hidhur.

    ‘Në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion’, shkruan Alizoti.

    Si shembull domethënës të situatës së zgjedhjeve, është Elbasani, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat, duke shtuar se qyteti është kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.

    Statusi

    Në një bisedë të zhvilluar sot në Berlin, ndava shqetësimin tim për situatën politike në Shqipëri, larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin.

    E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion.

    Përmenda Elbasanin si një shembull domethënës: një qytet me histori, por sot i kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.

    Problemi nuk është më thjesht korrupsioni, por mungesa e legjitimitetit.

  • 3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, Sylvinho na befason sërish me formacionin zyrtar ndaj Letonisë

    3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, Sylvinho na befason sërish me formacionin zyrtar ndaj Letonisë

    10 Qershor 2025

    19:31

    Telesport

    Shqipëria luan sonte ndaj Letonisë në transfertë në ndeshjen e radhës për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.
    Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.
    Përsa i përket formacionit zyrtar, Sylvinho ka bërë 3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, duke zgjedhur modulin 4-3-3. Dy ndryshime kanë qenë të detyrueshme në qendrën e mbrojtjes, ku mungon Berat Gjimshiti për shkak kartonash dhe Arlind Ajeti për shkak dëmtimi. Në vend të tyre do luajnë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.
    Surprizë mund të quhet lënia në stol e Elseid Hysaj, i cili shkëlqeu ndaj Serbisë. Në vendin e shkodranit do luajë Ivan Balliu. Mario Mitaj në krahun e majtë.
    Treshja e mesfushës: Qazim Laçi, Julian Shehu dhe Kristian Asllani. Treshja e sulmit: Arbër Hoxha dhe  Armando Broja në krahë, Rei Manaj, i cili mban edhe shirtin e kapitenit në qendër.

  • VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutjuni Zotit”

    VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutjuni Zotit”

    Prej më shumë se dy javësh, banorët e lagjes “Idriz Seferi” dhe zonës së Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë, Tiranë, po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm.
    Sipas denoncimeve të qytetarëve, furnizimi me ujë është ndërprerë pa asnjë paralajmërim apo shpjegim zyrtar nga institucionet përkatëse. Përpjekjet për të kontaktuar Ujësjellësin e Tiranës kanë qenë të kota, pasi nuk kanë marrë zigjdhje. Kjo situatë po prek drejtpërdrejt qindra familje, të cilat jetojnë në kushte të papërshtatshme për higjienën dhe shëndetin, sidomos në një periudhë ku temperaturat kalojnë 40 gradë.
    Banorët shprehen për “JOQ” se janë detyruar të mbushin ujë me kova nga ndonjë pompë që funksionon në zona të tjera, duke qëndruar me orë në radhë, ndërsa familjet me fëmijë të vegjël, të moshuar apo persona të sëmurë po vuajnë më së shumti pasojat.
    Denoncimi 1:
    Pershendetje! Jam banor i lagjes Idris Seferi në Shkoze Tiran! Dua t’ju bëj me dije shqetësimin tim të lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën tonë prej 2 javësh, pa asnjë njoftim zyrtar apo sqarim nga ana e institucionit. Jane marr çdo dite ne telefon dhe shprehja e tyre eshte, lutjuni zotit se do te vije uji. Kjo situatë po shkakton vështirësi serioze në jetesën tonë të përditshme, duke ndikuar në higjienën, shëndetin dhe mirëqenien e familjeve të tëra. Për më tepër, në këtë periudhë të verës, mungesa e ujit është edhe më problematike për shkak të temperaturave të larta. Është e papranueshme që në vitin 2025, banorët të detyrohen të jetojnë pa një shërbim bazë jetik siç është uji. Jo vetëm që nuk kemi asnjë lajmërim zyrtar apo komunikim por edhe kontaktet me institucionin. Janë bërë të pamundura – thirrje pa përgjigje dhe asnjë informacion zyrtar. Po jetojmë në kushte të papërshtatshme për higjienë, familjet kanë fëmijë të vegjël, të moshuar, të sëmurë – dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ju lutem bëjeni publike qe të merret parasysh me urgjencë dhe të ndërmerren masa për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë, si dhe të jepet një sqarim zyrtar për shkaqet e kësaj ndërprerjeje të gjatë. Faleminderit! 450 familje asnje pik uje dhe pompa ndezur Me kova kemi qendruar duke mbushur here tek njeri here tek tjetri

    Pershendetje Joq . Ju shkruaj per nje shqetesim ne Tirane ne lagjen shkoze uzina autotraktori . Kemi me shume se 10 dite pa uje ne shtepi . Eshte 40 grad dhe ne kemi 10 dite pa u lare dhe pa kryer nevojat tona normalisht . I marrim vazhdimisht ujesjellsit ne Tirane dhe vetem thone do rregullohet por ne nuk shofim askend duke u marr me ujin. Ju lutem postojeni sepse nuk eshte normale ne 40 grad te mos kemi uje ne lagjet e

    Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rikthyer furnizimin me ujë, si dhe një deklaratë zyrtare për shkaqet e kësaj ndërprerjeje të pazakontë. “Nuk është normale që në vitin 2025, në kryeqytet, të jetojmë pa një shërbim bazë jetik si uji i pijshëm,” thonë ata, duke e cilësuar këtë neglizhencë institucionale si të pafalshme.
     

  • Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

    Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 7 qershor 2025, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    Shitja e biletave sipas FSHF ka nisur që prej datës 15 maj, por afati i fundit ishte 30 maj. Ky afat vlente për të gjithë shqiptarët si brenda e jashtë vendit. Çdokush kishte të drejtë të aplikonte për blerjen deri në 4 bileta.
    Risia kësaj here vjen për faktin se aplikimi nuk do të thotë domosdoshmërisht biletë hyrëse për në stadium, pasi nga data 31 maj deri më 2 qershor, do zhvillohet një short elektronik që do përzgjedhë në mënyrë rastësore të gjithë tifozët që do të mund të jenë të pranishëm në stadium. Çdokush që do të mund të marrë pjesë në ndeshje, do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal nga FSHF-ja, për të vijuar më pas me përfundimin e procesit të blerjes së biletave të aplikuara.
    Deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë aplikime, sipas FSHF-së. Për siguri, do të sigurohet eliminimi i aplimimeve të dyfishta e të dyshimta, llogaritë e krijuara enkas për spekulim apo abuzim, si dhe për të siguruar që çdo person do ketë vetëm një mundësi të drejtë.
    Pas marrjes së biletës, kjo e fundit do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër. Në hyrje të stadiumit, bileta do të kontrollohet nga Policia e Shtetit së bashku me mjetin identifikues për të shmangur abuzimet.

  • Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

    Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

    Drejtuesja e Partisë Demokratike për diasporën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Jozefina Topalli ka denoncuar pasditen e sotme atë që e quan farsën e votimit në diasporës.
    Përmes një postimi, Topalli ka publikuar një person të quajtur Sinan Patozi, i cili sipas saj ka ndarë në rrjetet e tij sociale foto me zarfet e votave të emigrantëve, duke shkruar se çfarë të bëjë me këto vota, t’i plotësojë vetë apo jo.
    Topalli thekson se ky është një rast flagrant të manipulimit të votimeve në diasporë.
    Postimi i Jozefina Topallit:
    Farsa e votimit te diasporës.Kur militantët marrin përsipër të shpërndajnë dhe të mbledhin kutitë e votimit jashtë Shqipërisë, procesi zgjedhor humbet çdo besueshmëri. Kur një individ si Sinan Patozi – pa asnjë status zyrtar, por me lidhje të hapura partiake – ekspozohet publikisht duke trajtuar zarfe votimi si pronë personale, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar. Vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë. Dhe kjo farsë e koordinuar përmes militantëve është një tjetër dëshmi e manipulimit brutal që kërkon të vjedhë edhe diasporën.

  • UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar

    UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere, Rama: Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.

    Ai u shpreh se ky është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, “është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”.
    “Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
    Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
    Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
    Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga

    Aksident tragjik në rrugën Këlcyrë–Përmet: 71-vjeçari humb jetën, shoferi i dehur përfundon në pranga

    Përmet, 24 maj 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Këlcyrë–Përmet”, ku një 71-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një furgon.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban.
    Viktima, shtetasi R. N., gjithashtu banues në Përmet, u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda, nuk arriti t’i mbijetojë.
    “Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke rihapur debatin për sigurinë rrugore dhe masat ndaj drejtuesve të automjeteve që drejtojnë në gjendje të dehur, veçanërisht në zonat rurale ku mungojnë masat parandaluese efektive.

  • VIDEO/ Me protagonist Brad Pitt, publikohet traileri zyrtar i filmit “F1”

    VIDEO/ Me protagonist Brad Pitt, publikohet traileri zyrtar i filmit “F1”

    Është publikuar traileri zyrtar i filmit ” F1 ” me protagonist Brad Pitt . Filmi është drejtuar nga Joseph Kosinski . Ylli 61-vjeçar i Hollivudit luan rolin e një ish-piloti garash të Formula 1, i cili kthehet në sport për të ndihmuar një talent të ri, luajtur nga aktori britaniko-nigerian Damson Idris.
    Ata luajnë gjithashtu Javier Bardem dhe Kerry Condon, Tobias Menzies, Sarah Niles, Kim Bodnia dhe Samson Cayo.
    Përveç rolit kryesor, Brad Pitt është edhe bashkëproducent i filmit së bashku me Lewis Hamilton. Ky është një prodhim ambicioz i Apple i shpërndarë nga Warner Bros. që thuhet se ka një buxhet që tejkalon 300 milionë dollarë. Filmi “F1” do të dalë në qershor.

    /vizionplus.tv

     

  • Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

    Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

    Disa qendra votimi në Gramsh janë mbyllur me herët se ora 19:00, që ishte edhe orari zyrtar.
    Sipas raportimit të gazetares së TV Klan, Anisa Krraba në emisionin “Opinion”, qendrat e votimit u mbyllën më herët, për shkak të mungesës së votuesve.
    Gazetarja tha gjithashtu se është diçka e çuditshme, sepse u ishte kërkuar që të prisnin përtej orarit zyrtar për mbylljen, por kjo nuk ka ndodhur.
    “Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjitha bashkitë e Elbasanit. Disa qendra votimi janë mbyllur edhe përpara orarit zyrtar, për shkak të mungesës së votuesve. Në Gramsh janë mbyllur para. Është e çuditshme, sepse urdhri ishte që të prisnin jo vetëm orarin zyrtar, por edhe 5 minuta më shumë, por disa qendra e kanë mbyllur më herët”, deklaroi Anisa Krraba.

    Sa i përket numrit të votuesve, gazetarja tha se numri ka ardhur në ulje, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
    “Në rang qarku, 40.93% ose gati 41%, ndërsa sa i takon zgjedhjeve të 2021 ka qenë 47.86%, ka ardhur në ulje. Ndoshta e kompensojnë votat e diasporës.
    Tani është qetë, po gjatë ditës ka pasur tensione, mes vëzhguesve. Ne i kemi raportuar këto. Ka pasur edhe dy qytetarë të arrestuar sepse kanë fotografuar votën e tyre”, raportoi Anisa Krraba nga Elbasani.