Tag: zyrtar

  • Zyrtari i Ujësjellësit “Gjakova” nën hetim: Prokuroria bastis shtëpinë dhe zyrat, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim

    Zyrtari i Ujësjellësit “Gjakova” nën hetim: Prokuroria bastis shtëpinë dhe zyrat, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.
    Mediat lokale në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Hasan Krasniqin.
    Autoritetet kanë thënë se dyshojnë të jenë kryer vepra penale sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, konflikt i interesit, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik.
    Ato, gjithashtu, kanë bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.
    Në statutin e kësaj kompanie është e përcaktuar se, mes tjerash, ajo ka për obligim shërbimin e furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë, prodhimin dhe blerjen e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve, mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza dhe impianteve të tyre, dhe që mund realizojë çdo lloj operacioni financiar apo tregtar, i cili lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
    Policia e ka ndaluar të dyshuarin Hasan Krasniqin edhe në mars të këtij viti për 48 orë, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i ka sekuestruar një laptop, telefon, si dhe mijëra euro.
    Ai ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2024 në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë, mirëpo nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh ishte arrestuar ai atëbotë.

  • Policia kryen bastisje në objektin e KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit të saj

    Policia kryen bastisje në objektin e KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit të saj

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.
    Mediat lokale në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Hasan Krasniqin.
    Autoritetet kanë thënë se dyshojnë të jenë kryer vepra penale sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, konflikt i interesit, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik.

    Ato, gjithashtu, kanë bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.
    Në statutin e kësaj kompanie është e përcaktuar se, mes tjerash, ajo ka për obligim shërbimin e furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë, prodhimin dhe blerjen e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve, mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza dhe impianteve të tyre, dhe që mund realizojë çdo lloj operacioni financiar apo tregtar, i cili lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
    Policia e ka ndaluar të dyshuarin Hasan Krasniqin edhe në mars të këtij viti për 48 orë, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i ka sekuestruar një laptop, telefon, si dhe mijëra euro.
    Ai ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2024 në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë, mirëpo nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh ishte arrestuar ai atë botë./REL

  • “Do rreshtohet me Uashingtonin zyrtar”, analisti: Qëndrimi i Kosovës, një marrëzi!

    “Do rreshtohet me Uashingtonin zyrtar”, analisti: Qëndrimi i Kosovës, një marrëzi!

    Qëndrimet që po mbajnë shtetet për njohjen e Palestinën ngrenë polemika të shumta përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku Trump është shprehur shpesh herë i ashpër.
    Në emisionin ”Opinion” në Tv Klan, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh se beson që do të mbajnë qëndrim të njëjtë me Uashingtonin zyrtar, pra do mbështesë ideologjinë e Trump-it.
    Por, për analistin Fitim Zekthi, i cili është i ftuar në panelin e sotëm të emisionit “Opionion”, ky qëndrim nuk është serioz. Sipas tij, do të ishte më mirë të shprehej se për shkak të marrëdhënieve politike dhe interesave midis Kosovë-Shtetet e Bashkuara, qëndrimi kundrejt njohjes së Palestinës është i njëjtë.
    “U fol këtu që interesi ynë kombëtar e Palestina s’ka njohur Kosovën, tani ne do bëjmë të njëjtën gjë. Kjo është një gjë e shemtuar, e nuk mendoj se ka argument politik dhe argument diplomatik kjo gjë. Ne mund të themi se për shkak të interesit tonë, marrëdhënieve të ngushta me SHBA, e për shkak të varësisë tonë totale, Amerika siguron sovranitetin tonë e shumë gjëra të tjera, ne do ndjekim qëndrimin amerikan. Kjo mund të jetë më e ndershme”, tha ai.
    Sakaq, Zekthi tha se është një “marrëzi” që Kosova nuk e njeh Palestinën për shkak se kjo e fundit nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
    “Por, të thuash se nuk e njoh atë se ai nuk më ka njohur mua është një marrëzi, sepse ne e dimë shumë mirë që populli palestinez nuk ka pasur, e nuk do ketë kurrë asnjë ndjenjë kundër Kosovës e Shqipërisë”, tha ai.

  • Një çaj, një takim dhe një refuzim/ Çfarë ndodhi mes babë e bir, Mbretit ia bën të qartë Princit Harry: Angazhimet…

    Një çaj, një takim dhe një refuzim/ Çfarë ndodhi mes babë e bir, Mbretit ia bën të qartë Princit Harry: Angazhimet…

    Mbreti Charles III ka përjashtuar çdo mundësi që Princi Harry të rikthehet në familjen mbretërore në një rol zyrtar, duke hedhur poshtë idenë e një angazhimi “gjysmë brenda, gjysmë jashtë”.

    Burime nga pallati mbretëror theksuan se çdo sugjerim për një ribashkim formal të Harry-t me familjen në detyra publike është i pavërtetë. Mbreti mbështet vendimin e mëhershëm të Mbretëreshës Elizabeth II se një model i tillë nuk është i pranueshëm për anëtarët e familjes.
    Këto zhvillime vijnë pas një takimi privat prej rreth 55 minutash mes Mbretit dhe Harry-t në Clarence House, gjatë vizitës së fundit të Dukës së Sussex në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u cilësua si përqendruar në aspektin personal dhe familjar, pa kërkesa nga ana e Harry-t për një rol të ri zyrtar.
    Ndërkohë, Harry ka shprehur dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Britani, sidomos për të qenë pranë babait të tij gjatë trajtimit të tij për kancerin. Megjithatë, mungesa e sigurisë policore mbetet një pengesë për rikthime të shpeshta.
    Zëdhënësi i Harry-t theksoi se “fokusi duhet të jetë tek babai i tij”, ndërsa ai vetë ka deklaruar se “nuk e di se sa kohë ka më babai im”, duke lënë të kuptohet një dëshirë për pajtim.
    Harry dhe Meghan jetojnë në Kaliforni, ku janë të përfshirë në projekte bamirësie. Vizita e fundit e Harry-t përfshiu një ndalesë në Ukrainë dhe një donacion prej mbi 1 milion paund për “BBC Children in Need”.

    Top Channel

  • Merret vendimi zyrtar, Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

    Merret vendimi zyrtar, Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

    Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.
    UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.

    Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.
    © BalkanWeb

  • Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet në ambientet e një hoteli, që njihet si biznes i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

    “Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
    Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha

    Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha

    Ditën e sotme janë dëgjuar shpërthime dhe është parë tym që ngrihet mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, raporton agjencia e lajmeve AFP dhe Reuters.
    Ndërkohë përsmes një deklarate, ushtria izraelite ka konfirmuar sulmet, duke thënë se ka kryer një “sulm të saktë” të synuar ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit.
    “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, shtohet në deklaratë.
    Ndërkohë një zyrtar izraelit konfirmon se sulmi në Katar kishte në shënjestër udhëheqësit e lartë të Hamasit.
    Po ashtu, një zyrtar i Hamasit i tha BBC-së se delegacioni negociues i Hamasit u shënjestrua gjatë takimit të tij në Doha.

  • Vizita e bujshme e Dumanit në SHBA, DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK në Washington

    Vizita e bujshme e Dumanit në SHBA, DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK në Washington

    Dumani dhe zyrtar i DASH

    TIRANË- Vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin e Shtetit (DASH0 është diskutuar përgjatë këtyre ditëve, pasi ende nuk kishte një informacion zyrtar në lidhje me takimin dhe temat e diskutimit. Ndërkohë, një zyrtar i DASH ka zbuluar për Top Channel se çfarë u diskutua në takimin me kreut të SPAK dhe zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan. 
    “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, ka thënë zyrtari i DASH.
    Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

  • Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

    Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

    Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur sot (3 shtator) se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative.
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme.

  • I akuzuar për marrje ryshfeti/ Arrestohet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë

    I akuzuar për marrje ryshfeti/ Arrestohet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë

    Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
    Hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave relevante për ryshfet nga një zyrtar komunal. Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës kompetente.
    Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale. Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Personi i dyshuar është pyetur në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent.
    Pas marrjes në pyetje, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit. Hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit.