Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 20:49
Ekzekutimi me breshëri plumbash në Rinas, po trondit vendin. Gazetari Igli Çelmeta bëri të ditur se dy minuta pas atentatit ku u vra Gilmando Dani, në vendin e ngjarjes ka kaluar një delegacion zyrtar.
“Dy minuta pas ngjarjes së rëndë para makinës së bërë shoshë nga plumbat ka kaluar edhe një delegacion zyrtar”, raportoi Çelmeta. Si në një skenë filmi mafioz, Çelmeta shpjegoi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tha se autorët ishin të maskuar me uniforma të ngjashme me ato të FNSH-së.
”Autorët parkohen me bllokazh dhe presin momentin kur vjen automjeti i viktimës. Agresorët janë të maskuar dhe kanë uniforma të ngjashme me ato të FNSH-së për të mos u ndaluar nga patrullat e policisë dhe pse kanë qëndruar disa minuta me bllokazh në Rinas. Kanë përshkruar një rrugë prej 12.6 km pa u ndaluar nga asnjë patrullë policie. Ka dyshime që ky grup kriminal ka kryer disa vrasje. Dyshohet për vrasës me pagesë”. Sipas tij nga komunikimet me policinë spanjolle rezulton se plani për ekzekutimin e Danit ka nisur që në 7 nëntor.
Tag: zyrtar
-

Shqipëria mund të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave më 17 nëntor
Qeveria e Holandës i ka dërguar një raport zyrtar parlamentit vendas, në të cilin rekomandon hapjen e Klasterit 5 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në dokumentin zyrtar të titulluar “Geannoteerde agenda Raad Algemene Zaken” (Agjenda e shënuar e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme), qeveria holandeze konfirmon se në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (RAZ) pritet të zhvillohet një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë, ku do të hapet Klasteri 5 – “Burime, bujqësi dhe kohezion”.
Sipas raportit, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e Klasterit, duke theksuar se nuk ka kushte paraprake (opening benchmarks) që Shqipëria duhet të përmbushë para hapjes.Megjithatë, do të vendosen kushte mbyllëse (closing benchmarks), të cilat lidhen me forcimin e kapaciteteve institucionale, menaxhimin financiar dhe zbatimin e acquis communautaire të BE-së në këto kapituj.
Qeveria holandeze thekson se nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kriteret e Kopenhagës, dhe se “reformat në fushën e mirëqeverisjes, transparencës dhe shtetit të së drejtës mbeten thelbësore”.
Ajo shton gjithashtu se mban një qëndrim pozitiv ndaj hapjes së Klasterit 5, me kusht që vërejtjet holandeze mbi kapacitetet administrative dhe menaxhimin financiar të pasqyrohen qartë në kriteret mbyllëse.
Në dokument theksohet gjithashtu se në Këshillin e BE-së “ekziston mbështetje e gjerë për të bërë këtë hap”.
Një burim i BE-së ka konfirmuar për Albanian Post se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbajtjen e konferencës, pasi ajo “do të mund të përcaktohet vetëm pas miratimit të Qëndrimit të Përbashkët të BE-së (EUCP)” në mbledhjen e ardhshme të COREPER-it, organi që përgatit vendimet e Këshillit të BE-së.
“Po, kjo është e vërtetë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se ende nuk është konfirmim zyrtar. Siç është shpjeguar më parë, konfirmimi do të vijë vetëm pas miratimit të EUCP-së në mbledhjen e ardhshme të COREPER-it”, tha zyrtari evropian. -

Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00
Procesi i votimit për vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ka filluar që në orën 7 në 473 qendrat e votimit, sipas orarit zyrtar, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00.
Në shumë prej qendrave të votimit ka pasur gabim në printimin e materialeve ku afishohet orari i votimit, ku është shkruar se procesi përfundon në orën 19:00, ndërkohë që me ligj kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetor deri më 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
Prej ditës së djeshme në qendrat e votimit është shpërndarë materiali nga KQZ ku KZAZ janë njoftuar për orarin zyrtar. -

COP30, bisedimet e OKB-së për klimën/ SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë
Në prag të bisedimeve të OKB-së për klimën një zyrtar i administratës së Trumpit tha se SHBA nuk do të dërgojë atje zyrtarë të lartë. Trumpi i quajti së fundi ndryshimet klimatike si “mashtrimi më i madh”.
Shtetet e Bashkuara Amerikësnuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë në Konferencën e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) që zhvillohet këtë muaj në Belem të Brazilit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. do të mblidhet , Brazil, më 10 nëntor.
Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.
“SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në COP30”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.
Zyrtari tha se Trumpi i ka bërë të qarta tashmë pikëpamjet e administratës së tij mbi veprimet shumëpalëshe për klimën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Gjatë këtij takimi zhvilluar muajin e kaluar Trumpi e quajti ndryshimin e klimës “mashtrimin më të madh” në botë dhe qortoi vendet për ndjekjen e politikave klimatike, të cilas sipas tij u kanë kushtuar atyre dëme për të ardhmen.
“Presidenti po angazhohet drejtpërdrejt me udhëheqësit në mbarë botën për çështjet e energjisë, gjë që mund ta shihni nga marrëveshjet historike tregtare dhe marrëveshjet e paqes, të cilat të gjitha kanë një fokus të rëndësishëm në partneritetet e energjisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve.
Trumpi vazhdon me politikat kundër klimësQë në ditën e tij të parë në detyrë Trumpi njoftoi planet për tërheqjen për herë të dytë të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke e quajtur atë “të njëanshme” dhe duke thënë se do t’u jepte përparësi interesave ekonomike të SHBA-së kundrejt reduktimit të emetimeve globale. Tërheqja pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.
Trumpi nënshkroi edhe urdhra ekzekutivë për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe madje shpalli edhe gjendjen e një “emergjence kombëtare energjetike” për të shtuar lejet për shpime dhe për të zgjeruar nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit në tokat federale.Në fillim të këtij viti SHBA-ja ushtroi presion mbi vendet që po negociojnë për një traktat mbarëbotëror për të ulur ndotjen nga plastika, në mënyrë që ato të mos mbështesin një marrëveshje që do të vendoste kufizime në prodhimin e plastikës.
Politikat e Trump-it po i shfuqizojnë rregulloret e periudhës së Biden-it, siç janë kufizimet e emetimeve të metanit gjatë procesit për nxjerrjen e naftës dhe të gazit për të hequr “barrat e panevojshme” mbi industrinë e karburanteve fosile.
Duke ulur premtimet për financimin e projekteve për klimën dhe duke promovuar eksportet si p.sh. gazi natyror i lëngshëm (LNG), këto veprime janë kritikuar si minuese të përpjekjeve mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius./DWTop Channel
-

Gruaja e Macron rezulton e regjistruar si burre ne portalin zyrtar te tatimeve ne France
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe Gerald Kastratit
Artan Dulaku
TIRANË-SPAK dhe BKH kanë ushtrua kontrolle në banesën dhe zyrat në pronësi të biznesmenit Artan Dulaku. Aksioni përfshin edhe disa zyrtar dhe ish-zyrtar të vendit. Kontrolle janë zhvilluar edhe ndaj administratorit të ‘Marina Bay Saranda’, Genard Kastrati. Paraprakisht bëhet me dije se hetimi lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë. Dyshimet janë për përfshirje të zyrtarëve dhe biznesmenëve në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.
Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.
Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. Në lidhje me aksionin ende nuk ka një njoftim zyrtar ndërsa detaje të reja priten në vazhdim./ZËRI -

SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku
Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias.
Burime bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.
Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit. -

‘Titan nuk duhej të nisej fare…’, raporti zyrtar ‘vulos’ shkaqet e fundosjes së nëndetëses
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fatale të nëndetëses Titan të kompanisë OceanGate, e cila u fundos në qershor të vitit 2023 gjatë një zhytjeje drejt rrënojave të Titanikut. Një raport zyrtar tregon se ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e mangësive serioze në projektimin inxhinierik dhe mungesës së testimeve të nevojshme për sigurinë e mjetit nënujor.
Si pasojë e përplasjes, humbën jetën të gjithë pesë personat në bord, përfshirë edhe shefin ekzekutiv të OceanGate, Stockton Rush.
Sipas Bordit Kombëtar Amerikan për Sigurinë e Transportit (NTSB), procesi inxhinierik i përdorur për ndërtimin e Titanit ishte “i papërshtatshëm” dhe shkaktoi probleme të rënda që bënë që mjeti të mos përmbushte kërkesat për rezistencë dhe qëndrueshmëri strukturore.
Raporti thekson gjithashtu se OceanGate nuk e kishte testuar në mënyrë të duhur nëndetësen, ndaj nuk kishte informacion të saktë mbi fuqinë e saj reale. Për më tepër, Titan kishte pësuar dëmtime që duhet ta kishin nxjerrë jashtë përdorimit përpara nisjes së zhytjes fatale.
Ngjarja ndodhi në Oqeanin Atlantik Verior, rreth 600 kilometra larg brigjeve të St. John’s, në provincën Newfoundland dhe Labrador të Kanadasë, ndërsa nëndetësja po tentonte të zbriste në vendin ku ndodhen rrënojat e Titanikut.
Në muajin gusht, Rojat Bregdetare të SHBA-së publikuan një tjetër raport kritik për incidentin, duke e cilësuar përplasjen si “të evitueshme” dhe duke kritikuar rëndë praktikat e sigurisë të OceanGate, të cilat u përshkruan si “thellësisht të dështuara”.
Në udhëtimin e saj të fundit, Titan drejtohej nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stockton Rush.
Pasagjerët që humbën jetën përfshijnë eksploruesin e njohur të thellësive detare Paul-Henri Nargeolet, biznesmenin pakistanez Shahzada Dawood dhe djalin e tij 19-vjeçar Suleman Daëood, si dhe miliarderin britanik Hamish Harding. Secili prej tyre kishte paguar nga 250 mijë dollarë për të marrë pjesë në këtë ekspeditë.
-

“Titan nuk duhej të nisej fare…”, raporti zyrtar ‘vulos’ shkaqet e fundosjes së nëndetëses
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fatale të nëndetëses Titan të kompanisë OceanGate, e cila u fundos në qershor të vitit 2023 gjatë një zhytjeje drejt rrënojave të Titanikut. Një raport zyrtar tregon se ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e mangësive serioze në projektimin inxhinierik dhe mungesës së testimeve të nevojshme për sigurinë e mjetit nënujor.
Si pasojë e përplasjes, humbën jetën të gjithë pesë personat në bord, përfshirë edhe shefin ekzekutiv të OceanGate, Stockton Rush.
Sipas Bordit Kombëtar Amerikan për Sigurinë e Transportit (NTSB), procesi inxhinierik i përdorur për ndërtimin e Titanit ishte “i papërshtatshëm” dhe shkaktoi probleme të rënda që bënë që mjeti të mos përmbushte kërkesat për rezistencë dhe qëndrueshmëri strukturore.
Raporti thekson gjithashtu se OceanGate nuk e kishte testuar në mënyrë të duhur nëndetësen, ndaj nuk kishte informacion të saktë mbi fuqinë e saj reale. Për më tepër, Titan kishte pësuar dëmtime që duhet ta kishin nxjerrë jashtë përdorimit përpara nisjes së zhytjes fatale.
Ngjarja ndodhi në Oqeanin Atlantik Verior, rreth 600 kilometra larg brigjeve të St. John’s, në provincën Newfoundland dhe Labrador të Kanadasë, ndërsa nëndetësja po tentonte të zbriste në vendin ku ndodhen rrënojat e Titanikut.
Në muajin gusht, Rojat Bregdetare të SHBA-së publikuan një tjetër raport kritik për incidentin, duke e cilësuar përplasjen si “të evitueshme” dhe duke kritikuar rëndë praktikat e sigurisë të OceanGate, të cilat u përshkruan si “thellësisht të dështuara”.
Në udhëtimin e saj të fundit, Titan drejtohej nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stockton Rush.
Pasagjerët që humbën jetën përfshijnë eksploruesin e njohur të thellësive detare Paul-Henri Nargeolet, biznesmenin pakistanez Shahzada Dawood dhe djalin e tij 19-vjeçar Suleman Daëood, si dhe miliarderin britanik Hamish Harding. Secili prej tyre kishte paguar nga 250 mijë dollarë për të marrë pjesë në këtë ekspeditë.
