Tag: zyrtar

  • Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris”

    Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris”

    Netflix ka publikuar trailerin zyrtar për sezonin e pestë të serialit të famshëm “Emily in Paris”, duke konfirmuar se aventurat e reja të Emily Cooper do të zhvillohen këtë herë në Romë. Lily Collins rikthehet në rolin e saj ikonik, por këtë sezon sfidat, intrigat dhe romanca do të marrin një kthesë krejt të re nën diellin italian.
    Në këtë sezon, Emily merr përsipër menaxhimin e zyrës së re të Agence Grateau në Romë, duke u përballur me sfida të reja profesionale në një treg krejtësisht të ndryshëm nga ai francez. Energjia dhe ambicia e saj testohen sërish, teksa ajo përpiqet të ruajë ritmin, kreativitetin dhe influencën që e karakterizojnë.
    Sipas sinopsisit zyrtar, një ide profesionale e gabuar e vendos në vështirësi Emily-n, duke shkaktuar kriza të njëpasnjëshme që ndikojnë jo vetëm karrierën e saj, por edhe marrëdhëniet personale.
    Në përpjekje për të gjetur qetësi dhe stabilitet, Emily i drejtohet gjithnjë e më shumë filozofisë franceze të jetesës – joie de vivre – edhe pse realiteti italian i sjell situata të reja plot humor, kaos dhe ndjenja të papritura.
    Megjithatë, një sekret i fshehur del në sipërfaqe dhe rrezikon të shkatërrojë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme të saj, duke krijuar tension dhe mister rreth rrugëtimit të Emily-t këtë sezon.
    Përfshirja e aktorëve italianë dhe ndërkombëtarë premton një dimension të ri kulturor dhe emocional në dinamikat e serialit.
    Sezoni i ri i “Emily in Paris” do të ketë premierën globale më 18 dhjetor në Netflix, duke u kthyer në një nga prodhimet më të pritura të fundvitit.
    Fansat tashmë mund të shikojnë trailerin zyrtar, i cili lë të kuptohet se romanca, moda dhe drama do të jenë më të forta se kurrë.

    The post Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris” appeared first on iconstyle.al.

  • Sot takimi në Abu Dhabi, amerikanët dhe rusët në tryezë për paqen në Ukrainë

    Sot takimi në Abu Dhabi, amerikanët dhe rusët në tryezë për paqen në Ukrainë

    Paqja në Ukrainë po vendoset mes Zvicrës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Një zyrtar amerikan konfirmoi për BBC-në se një takim me zyrtarët rusë do të zhvillohet në Abu Dhabi.
    Kjo vjen pas diskutimeve në Gjenevë midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës mbi një draft plan paqeje. Një zyrtar tjetër amerikan i tha Reuters se Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, zhvilloi dje bisedime me zyrtarët rusë në Abu Dhabi.
    Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, konfirmoi se plani amerikan i paqes është thelbësor. Ai theksoi se është e pamundur të diskutohet arkitektura e sigurisë pa europianët.
    Rusia, tha zëdhënësi i Kremlinit, është e interesuar të arrijë qëllimet e saj përmes mjeteve diplomatike dhe mbetet e hapur për negociata.
    “Aktualisht, e vetmja mundësi thelbësore është projekti amerikan, projekti Trump. Ne besojmë se kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë për negociata”, u shpreh Peskov.

  • Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia njoftim zyrtar: Është plagosur

    Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia njoftim zyrtar: Është plagosur

    Policia ka dalë me njoftim zyrtar për atentatin ndaj 45-vjeçarit Julian Sula.

    “Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
    Julian Sula njihet edhe si Juli i Pashkos, person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.
    Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
    Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qenë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

    Top Channel

  • Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

    Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

    Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare. Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.
    Njoftimi:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Arrestohen 8 persona në Maqedoninë e Veriut për skemë korrupsioni të lidhur me klubin ‘Puls’

    Arrestohen 8 persona në Maqedoninë e Veriut për skemë korrupsioni të lidhur me klubin ‘Puls’

    Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë finalizuar një operacion të gjerë kundër korrupsionit, duke arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime të pozicionit zyrtar dhe shmangie të kontrolleve tatimore. Operacioni u zhvillua nga SPB Shtip dhe DPB Koçan, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën koordinimin e Prokurorisë Themelore Publike Koçan.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë ngritur kallëzime penale ndaj 11 personave të përfshirë në vepra korruptive të lidhura me funksionimin e klubit të natës “Puls”. Tetë prej tyre u arrestuan gjatë aksionit të sotëm, ndërsa tre të tjerë ishin proceduar më herët dhe ndaj tyre janë caktuar masa sigurie.

    Kontrollorë tatimorë të përfshirë në marrje ryshfeti

    Dy kontrollorë tatimorë nga Shërbimi i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Shtip, të identifikuar si D.P. dhe D.D., akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i zbuluar paraprakisht kontrollet tatimore personit përgjegjës të klubit “Puls”. Sipas hetimeve, ata kanë marrë përfitime financiare të kundërligjshme dhe dhurata. Të dy janë kallëzuar për Marrje ryshfeti sipas nenit 357 të Kodit Penal.

    Personi përgjegjës i klubit, M.J., djali i pronarit të vërtetë të “Puls”, është kallëzuar për Dhënie ryshfeti sipas nenit 358.

    Inspektorë të tjerë dyshohen për shmangie të kontrolleve tatimore

    Gjithashtu, gjashtë zyrtarë të tjerë tatimorë nga drejtoritë rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Shtip dhe Strumicë dyshohen se kanë favorizuar subjektet “MMMM Kafe” dhe “Puls”, duke u mundësuar t’i shmangin kontrollet dhe të operonin pa fiskalizim të rregullt. Ata po hetohen për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353.

    Pronari i “Puls” i akuzuar për falsifikim dokumentesh

    Pronari i klubit, D.J., është kallëzuar për Falsifikim të dokumentit (neni 378), pasi dyshohet se ka përdorur pajisje fiskale të manipuluara dhe raporte me të dhëna të rreme, me qëllim shmangien e gjobave dhe mbylljes së lokalit.

    E përfshirë edhe një inspektore e tregut

    Në rast është përfshirë edhe një inspektore nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, e identifikuar si V.K. Sipas MPB-së, janë siguruar prova të reja që e lidhin atë me veprën Zbulim i sekretit zyrtar (neni 360), pasi ka zbuluar informacione konfidenciale për kontrollet e paparalajmëruara.

    Autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se hetimet po vazhdojnë dhe se priten zhvillime të tjera në lidhje me këtë rast të gjerë korrupsioni.

  • Masa e sigurisë për Ballukun, reagon Gjykata e Posaçme

    Masa e sigurisë për Ballukun, reagon Gjykata e Posaçme

    Gjykata e Posaçme ka shpërndarë një njoftim zyrtar për të gjitha mediat në lidhje me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin e bërë, GJKKO thotë se në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për t’u ndarë me median dhe publikun.
    “Përshëndetje të gjithëve!
    Uroj të jeni mirë.
    Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, tha GJKKO.

  • Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët

    Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët

    20 Nëntor 2025

    8:03

    Alfred Lleshi

    Java e risive te Barcelona vazhdon. Pas njoftimit zyrtar për rikthimin në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë kundër Athletic, klubi ka prezantuar fanellën e re të katërt, e cila del në shitje pikërisisht në 20-vjetorin e fitores historike 3-0 në “Bernabéu”, me Ronaldinho si protagonist absolut.
    Atë ndeshje shënuan Eto’o dhe më pas Ronaldinho (me dopietë), çka solli momentin ikonik kur tifozët e Real Madridit e duartrokitën brazilianin. Fanella përmban detaje simbolike: në brendësi të jakës janë numrat 14, 58 dhe 77, minutat e golave. Pantallonat e shkurtëra rikrijojnë modelin e asaj ndeshjeje, me ngjyrë grana dhe një vijë blu anësore.
    Fanella është tashmë në shitje në faqen dhe dyqanin zyrtar të klubit katalanas. Ajo është prezantuar nga lojtarë si Rashford, Balde, Bernaol, Roony, si edhe Aitana, Alexia dhe Ona Batlle, duke sjellë nostalgji për tifozët blaugrana dhe kujtime të pakëndshme për madrilenët.

  • Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për sfidën ndaj Zvicrës

    Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për sfidën ndaj Zvicrës

    Është publikuar formacioni zyrtar me të cilin Kosova do të paraqitet në fushën e blertë sonte ndaj Zvicrës. 
    Në portën Dardanë rikthehet portieri Aro Muriç, ndërsa në mbrojtje do të mungojë Albian Hajdari, i cili ka karton dhe trajneri Franco Foda nuk ka dashur ta rrezikojë, për ta humbur në ndeshjen e “play-off”-it. 
    Formacioni startues i Dardanëve ndaj Zvicrës! 
    Dardanët do t’i presin Helvetikët në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen ku vetëm fitorja me diferencë prej gjashtë golave do të na kualifikojë nga pozita e parë, në të kundërt mbesim në “play-off” nga vendi i dytë. 
    Për këtë ndeshje tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë dhe ata janë italianët e njohur. 
    Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio. 
    Gjyqtar i katërt është caktuar Daniele Chiffi. 

  • Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot përballë Andorrës ndeshjen e parafundit për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
    Në orën 20:45, e gjithë vëmendja është te kuqezinjtë, të cilët sot mund të sigurojnë matematikisht playoff-in e Botërorit.
    Sylvinho ka vendosur për titullarët, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë, më përjashtim të Myrto Uzunit.

  • Formacioni zyrtar i Shqipërisë, vetëm një “surprizë” nga Sylvinho

    Formacioni zyrtar i Shqipërisë, vetëm një “surprizë” nga Sylvinho

    13 Nëntor 2025

    19:15

    Telesport

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Andorrë-Shqipëri. Sylvinho e nis me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.
    Surpriza e vetme mund të quhet aktivizimi i Arbër Hoxhës që nga minuta e parë, i cili në fakt është në formën e tij më të mirë. Pjesa tjetër e formacionit është e zakonshme në ndeshjet e fundit.
    Për kuqezinjtë sot vlen vetëm fitorja dhe në rast se Serbia nuk fiton dot ndaj Anglisë, Shqipëria siguron matematikisht vendin e dytë dhe biletën për në play-off.