Tag: zyrën

  • Vidhet kompjuteri dhe televizori në zyrën e PD, detajet e para

    Vidhet kompjuteri dhe televizori në zyrën e PD, detajet e para

    Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur kanë bërë një vjedhje në zyrën e Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.
    Sipas të dhënave, kallëzimi është bërë nga sekretarja e degës së PD e cila deklaroi se kur ka hapur zyrën ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
    Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
    Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

  • Sherri në zyrën elektorale te “Ali Demi”, reagon PSD

    Sherri në zyrën elektorale te “Ali Demi”, reagon PSD

    Partia Socialdemokrate ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në një nga zyrat e tyre elektorale, në zonën e Ali Demit, ku u gjetën edhe plumba nga policia pas një sherri të dhunshëm.
    Përmes një postimi në Facebook, partia e drejtuar nga Tom Doshi, sqaron se “ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate”.
    Më tej PSD bën me dije se vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve të tyre, por nënvizon se “asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë”.
    Në fund nga PSD shprehen se ata dënojnë çdo akt dhune dhe presin që “organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”.
    Sakaq, sipas burimeve , mësohet se një i ri është konfliktuar me një tjetër person në mesditë në zonën e Ali Demit. Më pas ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, tashmë në kërkim, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur të riun, djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.
    Burimet konfirmojnë se pasi kanë kontrolluar zonën, at e bir të, protagonistë të konfliktit, kanë parë që personi që kërkonin ndodhej tek zyra e PSD, ku edhe ata kanë hyrë dhe janë përplasur fizikisht.
    Telhallari sipas policisë ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e pa plasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur gjatë sherrit.

  • UEFA hap zyrën e re në Stamboll pas atyre në Londër e Bruksel, merr pjesë edhe Armand Duka

    UEFA hap zyrën e re në Stamboll pas atyre në Londër e Bruksel, merr pjesë edhe Armand Duka

    UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të pranisë së saj botërore. Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian “Turqi-Itali 2032”.
    Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive në qytetin turk dhe morën pjesë personalitete të rëndësishme të futbollit dhe politikës. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me liderë të tjerë si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtues të federatave të ndryshme europiane.
    Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ceferin vlerësoi rëndësinë e kësaj zyre të re, duke theksuar rolin kyç që ajo do të ketë në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2032. “Ne duam të ndajmë përvojën tonë, prandaj vendosëm të hapim një zyrë këtu në bashkëpunim me Federatën Turke të Futbollit. Qëllimi ynë është i qartë: Ta bjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëhërë”, u shpreh kreu i qeverisë së futbollit europian, duke theksuar gjithashtu kapacitetet organizative të Turqisë në eventet madhore të futbollit.

  • Greqi/ Policia bastis zyrën e ‘Agimit të Artë’ në Selanik

    Greqi/ Policia bastis zyrën e ‘Agimit të Artë’ në Selanik

    Policia greke kryer një kontroll në zyrën e organizatës neo-naziste të ‘Agimit të Artë në Selanik, mëngjesin e sotëm.

    Sipas burimeve, përgjatë këtij operacioni i pranishëm ishte dhe një punonjës gjyqësor.

    Autoritetet kanë sekuestruar një kompjuter që ishte në zyrë dhe disa materiale të cilat dyshohen se kanë lidhje me veprimtarinë e organizatës

    Mediat greke theksojnë se këto operacione të policisë greke ndaj objekteve të Agimit të Artë, kanë si qëllim hetimin e aktivitetit të forumeve rinore të kësaj organizate ‘kriminale’. Syri.net-Protothema

  • Ambasada Britanike për zyrën e shtypit të SPAK: Do t’i ndihmojmë në strategjinë e komunikimit për 3 vitet e ardhshme

    Ambasada Britanike për zyrën e shtypit të SPAK: Do t’i ndihmojmë në strategjinë e komunikimit për 3 vitet e ardhshme

    Ambasada britanike në Shqipëri ka përcjellë një mesazh mbështetjeje ndaj SPAK. Ambasada komunikon se do të mbështesë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lidhur me përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit. Nga ana tjetër, ambasada bën me dije se do të ndihmojë SPAK për strategjinë e 3 viteve të ardhshme me median.
    Postimi i plotë

    Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Xhaferri: Blerje votash në zyrën e PS në Njësinë 1, SPAK të nisë hetimet

    Zgjedhjet e 11 majit/ Xhaferri: Blerje votash në zyrën e PS në Njësinë 1, SPAK të nisë hetimet

    Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri në rrjetin e tij social ka denoncuar skandalin e ofrimit të parave kundrejt votave në zyrën e Partisë Socialiste në njësinë 1 në rrugën “Kont Leopold Bertoldi”.
    Xhaferri thotë se zyra elektorale vizitohet nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ai i bën thirrje SPAK që të nisë hetimet dhe të ndalojë krymin zgjedhor.
    “Para 2 ditësh denoncova faktin se në një zyrë elektorale të PS në Njësinë 1, në rrugën “Kont Leopold Bertoldi”, ofrohen para në këmbim të votës. Skandali nuk mbaron këtu pasi ajo zyrë elektorale vizitohet nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Për këtë krim elektoral, SPAK nuk mund të qëndrojë indiferent! Deri tani qytetarët kanë refuzuar se kanë zgjedhur programin tonë, por ky krim zgjedhor në zemër të Tiranës duhet të ndalet urgjentisht!”, shkruan Xhaferri.

  • Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD

    Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD

    Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD
    Fushata elektorale në qarkun e Vlorës po shoqërohet me debate dhe përplasje mes kandidatëve të forcave kryesore politike. Një prej temave që ka ngjallur reagime ditët e fundit lidhet me zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës, për të cilën Partia Demokratike ka ngritur një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
     
    Konkretisht, kandidatja për deputete e PD-së, Ina Zhupa, publikoi një dokument zyrtar ku KQZ i kërkon Partisë Socialiste që të largojë zyrën e saj elektorale nga një ambient që ndodhet pranë KZAZ-së në Delvinë, duke theksuar se vendndodhja e saj përbën shkelje të rregullave zgjedhore.
     

     
    Në reagimin e tij, kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, mohoi që zyra të jetë mbyllur, duke sqaruar se janë hequr përkohësisht disa nga logot dhe simbolikat partiake, të cilat, sipas tij, do të vendosen në një vend tjetër, në përputhje me rregullat.
     
    “Zyra jonë nuk është mbyllur, por thjesht janë hequr disa logo që do të vendosen diku tjetër. Në qytete të vogla si Delvina është thuajse e pamundur të gjenden ambiente elektorale që ndodhen në një distancë të madhe nga institucionet. E megjithatë, ankesa u bë vetëm për Delvinën”, shkruan Bido në një postim në rrjetet sociale.
     
    Ai i ka cilësuar akuzat nga Partia Demokratike si një shfaqje politike, duke shtuar se këto reagime vijnë nga “frika për rezultatin zgjedhor”, pasi, sipas tij, opozita nuk do të sigurojë më shumë se tre mandate në qarkun e Vlorës.
     
    Bido ka vënë theksin edhe mbi faktin se raste të ngjashme me afërsinë e zyrave elektorale me KZAZ-të ekzistojnë në qytete të tjera të vendit, por vetëm në Delvinë është ngritur ky shqetësim.
     
    “Dokumenti i publikuar nga zonja Zhupa nuk dëshmon mbylljen e zyrës, por kërkesën për të hequr logot. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën dhe komunikimin me qytetarët, me po të njëjtin përkushtim”, thekson më tej kandidati i PS-së.
     
    Nga ana tjetër, PD ka insistuar se vendndodhja e zyrës është në shkelje të ligjit dhe se vendimi i KQZ është i qartë.
     
    Përplasjet politike për zyrat elektorale vijnë në një klimë gjithnjë e më të tensionuar elektorale, ku kandidatët po përpiqen të fitojnë terren përpara ditës së votimit. Zgjedhjet parlamentare të këtij viti pritet të jenë të ngushta në disa qarqe, përfshirë Vlorën, ku prania e emrave të rinj dhe profili i lartë i kandidatëve ka rritur interesin për garën.
     
    Në këtë kontekst, Delvina është kthyer në një nga zonat që tërheq vëmendjen për nga intensiteti i fushatës, por edhe për përplasjet që tashmë kanë kaluar nga debati elektoral në interpretime ligjore të vendndodhjes së zyrave të partive.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Blof pas blofi doktor”, Ardit Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër

    “Blof pas blofi doktor”, Ardit Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër

    Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka vijuar t’u përgjigjet sulmeve të ardhura nga PD për zyrën e PS në Delvinë.
    Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër.
    Ai deklaroi se PD i bënë këto sulme pasi është e frikësuar, pasi në këtë qytet nuk merr as 3 mandate. ‘Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat.
    E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen. E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj.
    Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë’, shkruan ai.

  • “Logot u hoqën, por votat do flasin”, Ardit Bido kërcënon rikthimin në Delvinë: Doktor, po shkon nga blofi në blof

    “Logot u hoqën, por votat do flasin”, Ardit Bido kërcënon rikthimin në Delvinë: Doktor, po shkon nga blofi në blof

    Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka vijuar t’u përgjigjet sulmeve të ardhura nga PD për zyrën e PS në Delvinë.

    Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra.
    Ai deklaroi se PD i bënë këto sulme pasi është e frikësuar pasi në këtë qytet nuk merr as 3 mandate.
    Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat.

    E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen.  E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj.
    Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë’, shkruan ai.

  • Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

    Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj Mary Camajn, vajzën 22-vjeçare shqiptaro-amerikane, me origjinë nga Malësia e Madhe, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera më 12 maj 2024, me një diplomë Master në Shkenca Politike në Columbia University.
    Mary veshi ditën e diplomimit në Universitet xhubletën ikonike shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.
    Krahas videos me momente nga takimi, Spiropali shkruan për 22-vjeçaren se një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.
    “Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në New York. Prindërit e saj janë nga Malësia e Madhe. Babai nga Hoti dhe nëna nga Kastrati.
    Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare. Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në Columbia University”.
    “Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit. Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj. në universitetin prestigjioz ku studionte.

    Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pasi që 14 vjeç ajo bashkë me motrat janë pjesë e një grupi tradicional vallëzimi shqiptar në New York me emrin “Grupi Rozafati i Kishës Zoja e Shkodrës”.
    Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip”, shkruan Spiropali.
    Mary punon për ish-këshilltarin e qytetit të Nju-Jorkut dhe kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe ka bashkëpunuar me organizata të shumta shqiptaro-amerikane, ku koordinon projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit tonë në SHBA.
    Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë.
    “Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare.
    Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit”, përfundon postimin e saj Spiropali.