Tag: zyrën

  • “Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën kafet e mira

    “Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën kafet e mira

    Prokurori i SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP për të dhënë një vlerësim për Arben Krajën që ka drejtuar më parë SPAK dhe kryeprokurorin aktual Altin Dumanin.

    Ai u përgjigj duke thënë “Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje”.
    Pyetje-përgjigje:
    Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
    Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
    Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare,
    Xholi: Akoma më mirë

    Top Channel

  • Trump thërret takim urgjent në Zyrën Ovale për krizën në Venezuelë, çfarë mund të ndodhë me Maduron?

    Trump thërret takim urgjent në Zyrën Ovale për krizën në Venezuelë, çfarë mund të ndodhë me Maduron?

    Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur këtë pasdite një takim urgjent në Zyrën Ovale, për të diskutuar hapat e radhës të administratës ndaj situatës në Venezuelë, teksa SHBA ka rritur ndjeshëm presionin politik dhe ushtarak në rajon.

    Sipas burimeve të cituara nga CNN, në takim pritet të marrin pjesë figura kyçe të sigurisë kombëtare, përfshirë:

    • Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth

    • Shefin e Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Dan Kaine

    • Sekretarin e Shtetit Marco Rubio

    • Shefen e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles

    • Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller

    Takimi, i planifikuar për në orën 17:00 me orën lokale, zhvillohet në një moment tensionesh të shtuara, pasi SHBA ka intensifikuar operacionet kundër anijeve të dyshuara për trafik droge dhe ka rritur praninë ushtarake në Karaibe.

    Javën e kaluar, Trump deklaroi se SHBA do t’i japin fund “shumë shpejt” trafikut të drogës në tokë, duke paralajmëruar masa shtesë përtej operacioneve detare. Gjatë fundjavës, ai lëshoi një paralajmërim publik, duke u bërë thirrje linjave ajrore, pilotëve dhe rrjeteve kriminale të shmangin hapësirën ajrore venezueliane.

    Presidenti konfirmoi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedës.

    Ndërkohë, anëtarët e Kongresit amerikan vijojnë të ngrenë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e operacioneve detare amerikane, të cilat, sipas raporteve, kanë rezultuar në mbi 80 viktima gjatë përplasjes me anijet e dyshuara për trafik droge.
     

  • Kontroll në zyrën e shefit të stafit të Zelenskyt nga autoritetet ukrainase kundër korrupsionit

    Kontroll në zyrën e shefit të stafit të Zelenskyt nga autoritetet ukrainase kundër korrupsionit

    Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit – Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kanë kryer një kontroll në zyrën e shefit të stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, konfirmuan sot zyrtarët.
    Në një njoftim në Telegram, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se veprimet janë autorizuar dhe po zhvillohen në kuadër të një hetimi, duke shtuar se detaje të tjera do të publikohen më vonë.
    Edhe vetë Yermak konfirmoi se kontrolli është kryer në banesën e tij. Ai deklaroi përmes Telegram se hetuesit nuk janë përballur me asnjë pengesë dhe se avokatët e tij po bashkëpunojnë me autoritetet. “Nga ana ime ofroj bashkëpunim të plotë”, shkroi ai.

    /vizionplus.tv

  • “Të bashkuar për paqen”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

    “Të bashkuar për paqen”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale.

    Dy zyrtarët u ulën përballë njëri-tjetrit pas debateve gjatë fushatës zgjedhore në New York.
    Presidenti Donald Trump deklaroi se së bashku me Mamdanin ndajnë të njëjtin qëndrim për nevojën e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa iu përgjigj një pyetjeje lidhur me situatën në Liban.
    Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë.
    “Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.
    Ai nënvizoi se objektivi i përbashkët është vendosja e stabilitetit në rajon: “Ne duam të shohim paqe në Lindjen e Mesme”.
     

    Top Channel

  • A iku Balluku? Rama pret në Kryeministri euro-komisoneren Marta Kos

    A iku Balluku? Rama pret në Kryeministri euro-komisoneren Marta Kos

    Edi Rama dhe Marta Kos

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama po takon Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos në zyrën e tij në Kryeministri. Kos ka mbërritur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në kryeministri, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar mbrëmjen e sotme. Kos ndodhet në Tiranë, pasi vendi mirëpret nesër samitin “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”).
    Ndërkohë në zyrën e Ramës prej më shumë se 5 orësh ndodhet edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”./ZËRI

  • Trump injoron konferencën në Zyrën Ovale, presidentin amerikan e zë gjumi

    Trump injoron konferencën në Zyrën Ovale, presidentin amerikan e zë gjumi

    Pamjet e Donald Trump duke fjetur gjatë një konference në Zyrën Ovale u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe kritika nga kundërshtarët e presidentit.

    Trump po merrte pjesë në konferencë në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçet për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë.
    Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur, duke i fërkuar sytë herë pas here.
    Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët e Trump-it. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit, postoi fotot e Trump.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, tha në një deklaratë për CNN se presidenti nuk po flinte.
    Ajo u shpreh se presidenti foli gjatë gjithë kohës dhe mori shumë pyetje nga mediat gjatë konferencës, ku u njoftua një ulje historike e çmimeve për amerikanët për dy ilaçe për diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe të tjera.

    Top Channel

  • ‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

    ‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

    Për kryeredaktorin e Syri Tv, Romir Saraçi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet të ishte në qeli pas komunikimit të akuzës nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, sa kohë që standardin ky institucion e ka vendosur me ish zyrtarë të lartë të vendit, duke sjellë në vëmendje rastin e kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentin e PL, Ilir Meta.

    I ftuar në Task Force, një emision special dedikuar zhvillimeve të fundit lidhur me numrin dy të qeverisë pas marrjes si e pandehur nga SPAK, Saraçi tha se masa e sigurisë, e cila mungoi të vendosej nga ana e institucionit të akuzës, mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve, sa kohë që Balluku është në detyrë dhe i ka dokumentet në zyrën që drejton.

    ‘Dokumentet që ka firmosur janë në zyrën e saj. Rreziku për të dëmtuar provat e intimiduar dëshmitarët është i lartë. Ndaj ministres Balluku duhet të ishte marrë masë sigurimi, në standardin e vendosur nga vetë SPAK, ku ajo duhet të ishte në qeli’, theksoi kryeredaktori i Syri Tv.

    Sipas Saraçit, ajo që mbetet për t’u vlerësuar është fakti se më në fund, SPAK po heton Tunelin e Llogarasë, i cili rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve pasi për të nuk ka as leje dhe as është kolauduar.

    Qëllimi kanë qenë lekët, as procedura… s’pret koha sepse duhen marrë lekët ata që kanë për t’i marrë dhe pastaj çfarë tepron për tunelin. Duhet të presim. Nëse kishim 10 ditë që përflitej se Balluku po hetohej për supervizim, SPAK ka hapur procedurat për 190 mln euro, ku 50 janë faktuar që mund të ishin anuluar pa u vjedhur. Kam qenë kritik pozitiv ndaj SPAK, sepse në veprimet e hapat e tyre më dalin shumë…

    Berisha apo Meta u mbajtën në masë sigurimi për shkak të prishjes së provave dhe intimidimit të zyrtarëve. Ata s’kishin pushtet e akses tek institucioniet ku ishin kryer. Balluku akuzohet për një vepër penale të kryer në postin dhe zyrën ku është. Dokumentet që ka firmosur janë në zyrën e saj. Rreziku për të dëmtuar provat e intimiduar dëshmitarët është i lartë.

    Ndaj Ballukut duhet të ishte marrë masë sigurimi në standardin e vendosur nga vetë SPAK. Duke vendosur këtë standard të dëmtimit të provave dhe dëshmitarëve, Belinda Balluku duhet të ishte në qeli. Mungesa e lejes, mungesa e kolaudimit, SPAK duhet të kishte marrë masa emergjente për t’i vendosur shiritin tunelit të Llogarasë, sepse nesër mund të shkaktojë tragjedi. Aq e rrezikshme, se mund të marrë qindra jetë qytetarësh. Duhen marrë masa emergjente për të siguruar jetën e qytetarëve për një tunel pa leje, pa kolaudim. Duhen pyetur inxhinierët, të bëhen kosnultime për të ndihmuar SPAK e ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin tunelin.

  • SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

    SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

    Enea Karakaçi

    TIRANË- SPAK ka kryer kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Gjatë aksionit, janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente. Burime nga SPAK bëjnë me dije se këto kontrolle janë kryer në kuadër të një hetimi që ka lidhje me akuzat për shkelje të pabarazisë në tendera, shpërdorim të detyrës dhe korrupsion. 
    Kontrollet janë realizuar pikërisht në ditën e enjte, kur SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zhvilluar operacione të ngjashme edhe në adresat e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku. Pritet që kontrollet dhe sekuestrimet të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve./ZËRI

  • Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?

    Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?

    Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.

    Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë.
    Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Të dy u arrestuan në atë kohë, por Krasniqi arriti të arratisej nga Italia dhe që atëherë është kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
    Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit.
    Emri i Krasniqit rezulton në dosje gjyqësore ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge që përdorte prostituta për të transportuar ngarkesat nëpër Europë.
    Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Italia.
    Ky rast konfirmon edhe njëherë rolin e Kolumbisë si epiqendër e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku sipas të dhënave zyrtare, kultivohen mbi 250 mijë hektarë me kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu se kush e mbështeste Krasniqin në Kolumbi dhe si kishte arritur të futej në vend pa u kapur më parë.

    Top Channel

  • Kolumbi, arrestohet pas një kontrolli në zyrën e emigracionit shqiptari i shumëkërkuar nga Italia për trafik droge

    Kolumbi, arrestohet pas një kontrolli në zyrën e emigracionit shqiptari i shumëkërkuar nga Italia për trafik droge

    Një shtetas shqiptar u arrestua në Boyacá  të Kolumbisë pas një kontrolli imigracioni , pasi u konfirmua se ai kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane me akuzën e lidhjes kriminale dhe trafikut të drogës.
    Procedura u krye nga oficerët kolumbianë të Imigracionit, të cilët e vunë të huajin në dispozicion të Policisë Kombëtare.
    Burri kishte udhëtuar nga Bogota për në qytetin e Tunjës, ku u zbulua ndërsa po përpiqej të kryente një procedurë në Zyrën Kolumbiane të Imigracionit.
    Sipas autoriteteve, besohet se ai zgjodhi të udhëtonte nga kryeqyteti i vendit për në Boyacá, me qëllim që të shmangte pikat e kontrollit në pikat e zakonshme të kontrollit. Hipoteza sugjeron që në Tunja, ai e konsideronte më të lehtë të mbetej i pazbuluar.