Tag: zyrave

  • Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

    Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

    Prej tri ditësh po vazhdojnë reagimet e ashpra të qytetarëve grek, pas vendimit të drejtorisë së Shërbimit Postar Grek për mbylljen e dhjetëra zyrave në mbarë vendin.

    Ditën e premte pa asnjë njoftim të mëparshëm organizmi në fjalë , që i përket Shoqërisë Greke të Pjesëmarrjeve dhe Pronësisë qysh prej krizës greke , por ndodhet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale  njoftoi se sot do të mbyllte 204 zyra të Postës Greke . Pas një valë reagimesh, sipas një njoftimi të ri u mbyllën vetëm  46 zyra në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa për të tjerat u dha një afat 3 mujoir.
    Qindëra qytetarë , sidomos në zonat periferike të vendit, u gjendën të papërgatitur, shumë prej tyre të moshuar që tani duhet të udhëtojnë kilometra për të marrë pensionin apo për të dërguar dokumente, apo pako.
    Nga ana e saj, qeveria thotë se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa shërbime postare. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, theksoi se 92% e dërgesave dhe pensioneve tashmë kryhen nëpërmjet shpërndarjes në shtëpi dhe se vetëm 10% e qytetarëve përdorin zyrat fizike, që kushtojnë secila prej tyre rreth 150 mijë euro në vit. Nuk është e qëndrueshme të shpenzohen miliona euro për një shërbim që përdoret nga një pakicë -ka thënë ai.”
    Opozita, ndërkohë, kritikon ashpër mënyrën se si u mor dhe u komunikua vendimi, duke e quajtur “keqmenaxhim” dhe “goditje ndaj shërbimeve publike në zonat rurale”.
    Drejtuesit e Postës Greke thonë se shkurtimet në fjalë  janë pjesë e një programi modernizimi, të domosdoshëm për mbijetesën e organizmit , që përballet me rënie drastike të letrave tradicionale dhe konkurrencë të fortë nga kompanitë private të shpërndarjes.
    Me një histori prej gati dy shekujsh, që nga themelimi i saj ,nga Ioannis Kapodistrias më 1828, Posta Greke hyn kështu në një fazë të re, mes traditës dhe transformimit digjital.

    Top Channel

  • Qiratë e zyrave dhe dyqaneve

    Qiratë e zyrave dhe dyqaneve

    Përveç çmimit të qirave afatgjatë të banesave, edhe qiratë për zyra vijuan të mbeten të larta gjatë 2025-s.Sipas të dhënave të publikuara nga “Colliers International Albania”, çmimet mesatare të qirave për zyra në qendër të Tiranës vijuan të mbeten 30 euro për metër katror edhe për 6-mujorin e dytë të 2025-s, duke u barazuar me ato të Barcelonës dhe Pragës, dy tregje të konsoliduara në Europë.Me…

  • Dhjetë ditë grevë urie për pagat, naftëtarët e Marinës tubim përpara zyrave të Bankers Petroleum

    Dhjetë ditë grevë urie për pagat, naftëtarët e Marinës tubim përpara zyrave të Bankers Petroleum

    Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë nisi me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum Albania ku me pankarta në duar shprehën vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

    Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu , gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.
    Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre
    Naftëtarët thonë se deri tani kompania Bankers Petrolium nuk iu ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa shprehin gjithashtu keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikqyrjen e tyre.

    Top Channel

  • Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk

    Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk

    Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in nga qiratë e zyrave, sipas një analize krahasuese të tregjeve kryesore europiane të kompanisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers International”.Për vitin 2025, me një normë kthimi prej 8.5%, Tirana lë pas qytete si Stambolli (8%), Sofia (7.75%), dhe Beogradi (7.5%). Në Tiranë çmimet mesatare të qirave të zyrave variojnë nga 19 euro për metër katror në muaj për zonat sekondare deri në 30 euro për metër katror në muaj te zonat qendrore të biznesit.Krahasuar me rajonin Tirana kryeson në rajon për çmimet e qirave të zyrave, ku në Beograd çmimi mesatar në zonat qendrore është 18 euro për metër katror në muaj, në Zagreb 17.5, në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj etj.Në të kundërt, qytete si Zyrihu dhe Gjeneva në Zvicër regjistrojnë yield-in më të ulët prej vetëm 2.5%, ndjekur nga Parisi (4%) dhe Milano (4.2%), duke reflektuar tregje më të stabilizuara, por më pak fitimprurëse.Ndonëse në këto qytete çmimet e qirave të zyrave regjistrohen ndër më të lartat në Europë.Çmimi më i lartë mesatar i qirave të zyrave për 2025 shënohet në Paris me vlerë 97.5 euro për metër katror në muaj për zyrat në qendrat kryesore të biznesit, e ndjekur nga Londra me çmime 97 euro për metër katror në muaj apo Zyrih me 87 euro për metër katror në muaj.Ndërkohë që Shqipëria po tërheq vëmendjen si një destinacion në rritje për investime, ekspertët sugjerojnë kujdes në analizimin e faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij tregu.Yield-i (norma e kthimit) nuk është vetëm një tregues i fitimit që mund të sigurojë një investitor nga qiraja e një zyre.Ai është gjithashtu një pasqyrim i cilësisë së tregut, nivelit të rrezikut dhe maturitetit të tij.Ekspertët e pasurive të paluajtshme të Colliers Albania pohuan për Monitor se tregjet më të maturuara dhe të qëndrueshme zakonisht kanë yield më të ulët, sepse konsiderohen më të sigurta dhe ofrojnë stabilitet afatgjatë.“Në këto tregje, investitorët nuk kërkojnë kthime shumë të larta pasi risqet janë minimale.Në të kundërt, tregjet më të reja dhe më pak të konsoliduara, si ato në Europën Juglindore, përballen me më shumë pasiguri. Për këtë arsye, yield-i është më i lartë, sepse investitorët presin të kompensohen për rreziqet që marrin përsipër.Pra, një yield i lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht që tregu është më i mirë, por se përmban më shumë risk dhe kërkon kompensim më të lartë për investitorin”, nënvizuan ekspertët.Në rastin e Tiranës, yield-i nga qiratë e zyrave është ndër më të lartët në Europë.Kjo është reflektim i faktit që tregu është ende në zhvillim, me potencial për rritje, por njëkohësisht edhe me sfida dhe pasiguri./ D.Azo Burimi: Colliers Albania Lexoni edhe:Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Ku është drejtori se do e vras”! Kërcënohet me jetë zyrtari i Kontrollit të Territorit në IMT

    “Ku është drejtori se do e vras”! Kërcënohet me jetë zyrtari i Kontrollit të Territorit në IMT

    Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, më 15 tetor, pranë zyrave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), ku drejtori i Kontrollit të Territorit, Klajdi Meçi, është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar publikisht.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se gjatë ditës së sotme një person ka shkuar pranë zyrave të IMT-së dhe ka pretenduar se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin.
    Por në atë kohë sipas kallëzimit të bërë nga drejtori i Kontrollit të Territorit, ai nuk ishte në institucion pasi ndodhej në terren. Pasi është njoftuar për situatën nga stafi, Klajdi Meçi ka shkuar pranë komisariatit numër 3 në Tiranë dhe ka bërë një kallëzim.
    Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë, Meçi ka sqaruar se personi në fjalë ankohej për një objekt që, sipas tij, duhej shembur. Por drejtori ka theksuar se objekti në fjalë ka një sigurim padie të miratuar nga Gjykata, çka e ndalon ndërhyrjen nga ana e IMT-së. Në bazë të legjislacionit aktual, institucioni nuk mund të veprojë në kundërshtim me vendimet gjyqësore, pavarësisht pretendimeve të individëve të përfshirë.

  • Banka e Shqipërisë dyfishon kapitalin minimal për licencim, bie numri i zyrave të këmbimit valutor

    Banka e Shqipërisë dyfishon kapitalin minimal për licencim, bie numri i zyrave të këmbimit valutor

    Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie gjatë këtij viti.
    Sipas informacionit më të fundit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në regjistrin e subjekteve të licencuara për këtë aktivitet rezultojnë aktive 592 zyra të këmbimit valutor, nga 642 të tilla që ishte shifra zyrtare e raportuar në fund të vitit 2024.
    Shifrat tregojnë se tregu është tkurrur me 50 subjekte (afërsisht 8%) që nga fillimi i vitit.
    Revokimi i licencave gjithsesi nuk nënkupton domosdoshmërisht mbylljen e tyre nga Banka e Shqipërisë, por në shumicën e rasteve lidhet me ndërprerjen vullnetar të aktivitetit nga këto zyra.
    Rënia e numrit të zyrave të këmbimit valutor tregon një frenim të tendencës së shpejtë rritëse që ishte shënuar në vitet e mëparshme.
    Në periudhën 2017-2024, numri i zyrave ishte rritur me 50%. Vlerësohet se rritja e turizmit, sidomos në periudhën pas pandemisë, ka rritur volumin e këmbimeve valutore dhe rrjedhimisht duket se ka nxitur kërkesën për hapjen e më shumë zyrave të këmbimit valutor.
    Kjo tendencë duket se po frenohet këtë vit, ndërkohë që Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”.
    Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e kapitalit fillestar, dokumentimin e burimit të kapitalit dhe kërkesat për ushtrimin e aktivitetit, me qëllim forcimin e kërkesave rregullatore, që, ndër të tjera, adresojnë edhe hyrjen dhe operimin në treg të subjekteve që plotësojnë kushtet e nevojshme të qëndrueshmërisë financiare, përshtatshmërisë dhe integritetit të strukturave të zotërimit të kapitalit, drejtimit të përgjegjshëm, si dhe zbatimit të kuadrit rregullator.
    Rregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë. Çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit duhet të shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali.
    Gjithashtu, rregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit. Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal. Gjithashtu, zyrat e këmbimit nuk do të lejohen të kryejnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej 2.5 milionë lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin. Transaksionet që tejkalojnë këtë shumë duhet të kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.
    Përveç kërkesave të rregullores së mëparshme, rregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionarit/ortakut, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
    Një aksionar, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullator të zbatueshëm.
    Rregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkeljet të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë./ Monitor

  • Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

    Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

    Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie gjatë këtij viti.Sipas informacionit më të fundit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në regjistrin e subjekteve të licencuara për këtë aktivitet rezultojnë aktive 592 zyra të këmbimit valutor, nga 642 të tilla që ishte shifra zyrtare e raportuar në fund të vitit 2024.Shifrat tregojnë se tregu është tkurrur me 50 subjekte (afërsisht 8%) që nga fillimi i vitit.Revokimi i licencave gjithsesi nuk nënkupton domosdoshmërisht mbylljen e tyre nga Banka e Shqipërisë, por në shumicën e rasteve lidhet me ndërprerjen vullnetar të aktivitetit nga këto zyra.Rënia e numrit të zyrave të këmbimit valutor tregon një frenim të tendencës së shpejtë rritëse që ishte shënuar në vitet e mëparshme.Në periudhën 2017-2024, numri i zyrave ishte rritur me 50%. Vlerësohet se rritja e turizmit, sidomos në periudhën pas pandemisë, ka rritur volumin e këmbimeve valutore dhe rrjedhimisht duket se ka nxitur kërkesën për hapjen e më shumë zyrave të këmbimit valutor.Kjo tendencë duket se po frenohet këtë vit, ndërkohë që Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”.Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e kapitalit fillestar, dokumentimin e burimit të kapitalit dhe kërkesat për ushtrimin e aktivitetit, me qëllim forcimin e kërkesave rregullatore, që, ndër të tjera, adresojnë edhe hyrjen dhe operimin në treg të subjekteve që plotësojnë kushtet e nevojshme të qëndrueshmërisë financiare, përshtatshmërisë dhe integritetit të strukturave të zotërimit të kapitalit, drejtimit të përgjegjshëm, si dhe zbatimit të kuadrit rregullator.Rregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë. Çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit duhet të shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali.Gjithashtu, rregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit. Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal. Gjithashtu, zyrat e këmbimit nuk do të lejohen të kryejnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej 2.5 milionë lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin. Transaksionet që tejkalojnë këtë shumë duhet të kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.Përveç kërkesave të rregullores së mëparshme, rregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionarit/ortakut, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.Një aksionar, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullator të zbatueshëm.Rregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkeljet të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog

    UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog

    UNMIK-u ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
    Në një postim në Facebook, UNMIK ka bërë thirrje që të gjitha çështjet e pazgjidhura të adresohen në mënyrë konstruktive përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    “UNMIK është i shqetësuar për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës, duke përfshirë Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës. Për më tepër, shumë në komunitetet jo-shumicë, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës, vazhdojnë të përballen me sfida në marrjen e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe lejeve të vlefshme të qëndrimit, të cilat mund të pengojnë aftësinë e tyre për të regjistruar automjetet e tyre dhe për të marrë targa.
    Më tej thuhet se veprimet në këto çështje, të kryera pa konsultim ose njoftim paraprak për komunitetet e prekura, “ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike, pengojnë integrimin e tyre dhe kufizojnë qasjen në kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera thelbësore”.
    Të enjten, me asistimin e Policisë, Posta e Kosovës e mori nën kontroll objektin në të cilin operonte Posta e Serbisë në Graçanicë. Ngjashëm ka vepruar edhe në komunat veriore më herët.

  • BE-ja kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

    BE-ja kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

    Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
    “Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.
    BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
    Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.
    Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.
    “Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
    OSBE shpreh shqetësim pas mbylljes së zyrave serbe në veriEdhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
    Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.
    “Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”, tha OSBE-ja më 13 shtator.
    Ndryshe, Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
    Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
    Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.
    Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.
    Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë.
    Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
    Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb.

  • BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

    BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

    Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
    “Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”.
    Unioni  bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

    Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.
    Edhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
    Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.
    “Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”.
    Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.