Tag: zyrat

  • “Brenda 100 ditëve do shkrihet e-Albania”, tjetër premtim ‘bombë’ nga Berisha: Do t’i kthejmë zyrat si në kohën time

    “Brenda 100 ditëve do shkrihet e-Albania”, tjetër premtim ‘bombë’ nga Berisha: Do t’i kthejmë zyrat si në kohën time

    Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.
    Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë.
    “Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha.

  • Rubio: Administrata e re po riorganizon DASH

    Rubio: Administrata e re po riorganizon DASH

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).
    Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.
    “Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.

    “Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.
    Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.
    Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.
    Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.
    Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata. /REL/
     

  • Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

    Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.
    “Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.“Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.
    Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.
    Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.
    Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.
    Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata./REL

  • Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat

    Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat

    Drejtuesi i Qarkut Fier për PD-në, Gazment Bardhi,kallëzoi ditën e sotme në SPAK Belinda Ballukun, e cila sipas tij po u blen qytetarëve të Fierit votën me para në dorë.
    Bardhi ka reaguar sërish dhe bën me dije se njerëzit e Ballukut në Fier kanë tentuar të heqin kompjuterat nga zyrat, të fshijnë të dhënat e qytetarëve të cilëve u kanë premtuar para, vende pune, certifikata pronësie e të tjera, në këmbim të votës për të.
    Demokrati i ka bërë thirrje SPAK-ut të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në Fier.
    “Hiqni kompjuterat nga zyrat sa të doni, fshini të dhëna sa herë të doni, shkulni tela e ctju urdhërojnë, të gjitha provat janë dorëzuar tashmë në SPAK dhe fatin tuaj e keni kërkuar vetë!
    I bej edhe njeherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun Fier!”– shprehet Bardhi.

  • Berisha rikthen ‘lapsin e letrën”/ Kreu i PD-së premton zhdukjen e e-Albania: Kthejmë zyrat dhe radhët

    Berisha rikthen ‘lapsin e letrën”/ Kreu i PD-së premton zhdukjen e e-Albania: Kthejmë zyrat dhe radhët

    E-Albania nuk do të ekzistojë më, nëse 80-vjeçari Sali Berisha do të bëhet kryeministër pas 11 majit. Gjyshi dixhital tregon se ka patur vështirësi në përdorimin e aplikacionit, madje pretendon se e ka telefonuar dhe vetë, por nuk i ka ardhur në ndihmë. Ndaj dhe duhet te hiqet nga qarkullimi.
    “kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me e-albania. E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Klikimi në e-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare.”
    Mosha bën të vetën, pasi si Berisha, edhe shumë bashkëmoshatarë të tij për shkak të njohurive të pakta dixhitale, ankohen se hasin vështirësi në përdorimin e e-Albania. Doktori u ofron nje zgjidhje të vjetër, atë të 12 viteve më parë, me sportele, radhë e me laps e letër.
    “Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.”
    E-Albania u krijua për te përshpejtuar marrjen e dokumenteve në kohë reale, në formë dixhitale, e shmangur radhët, burrokracitë apo ryshfetet. 47 milionë kontakte u kanë kursyer kohën, 75 milionë fletë letre dhe 620 milionë euro qytetarëve dhe shtetit përmes e-Albania.

  • Berisha premton të “zhbëjë” e-Albania: Është bërë si telefon i prishur. Të plas shpirtin! Do rikthejmë zyrat për qytetarët

    Berisha premton të “zhbëjë” e-Albania: Është bërë si telefon i prishur. Të plas shpirtin! Do rikthejmë zyrat për qytetarët

    Sali Berisha premtoi rikthimin e zyrave të informacionit, pasi sipas tij platforma E-albania nuk funksionon.
    Gjatë një takimi me banorët në Baldushk, Berisha tha se E-albania është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim.
    Ai tha se kjo platformë do të modernizohet, por edhe zyrat e informacionit do të jenë prezente për qytetarët.
    “Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me E-albania.
    E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.
    Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në E-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare.
    E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së.

  • Blerja e shërbimeve të IT-së/ Policia portugeze bastis zyrat publike, përfshirë bankën qendrore

    Blerja e shërbimeve të IT-së/ Policia portugeze bastis zyrat publike, përfshirë bankën qendrore

    Policia portugeze bastisi të enjten zyrat e disa institucioneve publike, në një hetim korrupsioni që përfshin blerjen e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, duke përfshirë Bankën e Portugalisë, e cila konfirmoi kërkimet.

    Policia tha në një deklaratë se ata po kryenin 75 kontrolle në Lisbonë, Porto dhe Braga në shtëpi, firma të kontabilitetit, selitë e kompanive dhe institucione publike, duke synuar punonjësit dhe jo ndonjë zyrtar publik të rangut të lartë.

    Banka e Portugalisë konfirmoi në një deklaratë, se ishte një nga subjektet e shënjestruar nga kërkimet dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.

    Policia tha se kontrollet kishin lidhje me kontratat e shërbimeve të IT-së të disa subjekteve publike dhe nga një kompani private në vitet 2017-2025, për dyshime për korrupsion aktiv dhe pasiv, falsifikim dokumentesh, mashtrim, shitje me ndikim dhe krime të tjera.

    Ata thanë se objektivat e hetimit ishin “një grup individësh të cilët, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në mënyrë të paramenduar, ndikuan dhjetëra procedura kontraktuese publike dhe private, për një vlerë globale prej jo më pak se 17 milionë euro (19 milionë dollarë)”.

    “Këto kërkime kanë për qëllim, mbledhjen e informacioneve në lidhje me punonjësit e këtyre shërbimeve dhe nuk kishin për qëllim vendimmarrësit politikë”, tha policia.

  • ‘Do të rikthejmë zyrat e informacionit’, Berisha: E-Albania është si një telefon i prishur, të plas shpirtin

    ‘Do të rikthejmë zyrat e informacionit’, Berisha: E-Albania është si një telefon i prishur, të plas shpirtin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar rikthimin e zyrave të informacionit, duke kritikuar ashpër platformën shtetërore e-Albania. Gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, ai deklaroi se kjo platformë nuk funksionon siç duhet dhe ka shkaktuar një shkëputje të qytetarëve nga shërbimet publike.
    “Sot kanë hequr qindra punonjës që informonin dhe orientonin qytetarët, gjoja në emër të e-Albania. Kjo platformë është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim. Klikimi aty të merr shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit dhe takimit me qytetarët, për të garantuar marrjen e shërbimeve që ata kanë nevojë,” – u shpreh Berisha.
    Ai premtoi modernizimin e e-Albania, por njëkohësisht theksoi nevojën për një sistem paralel fizik të shërbimeve, duke argumentuar se qytetarët duhet të kenë akses të drejtpërdrejtë tek informacioni dhe ndihma administrative. Sipas tij, qeveria aktuale ka “prerë çdo lidhje me qytetarët” duke eliminuar zyrat fizike të shërbimeve publike.
    Këto deklarata vijnë si pjesë e programit politik të opozitës, e cila ka shprehur vazhdimisht kritika për mënyrën se si funksionojnë shërbimet digjitale në Shqipëri.

  • Mehmetaj publikon fotografi të Nagip Krasniqit duke hyrë në zyrat e VV-së

    Mehmetaj publikon fotografi të Nagip Krasniqit duke hyrë në zyrat e VV-së

    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po vazhdon të gjykohet në liri për veprimtarin e tij gjatë kohës sa e ka udhëhequr gjigantin energjetik.
    Edhe pse akuzohet për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare, kjo nuk e kishte ndaluar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje në krye me Kurtin, që t’i dal në mbrojtje njeriut të tyre,.
    Nagip Krasniqi duket se vazhdon të ketë lidhje të forta ende me VV-në, këtë e dëshmon një fotografi e publikuar nga gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj.
    Në foto shihet Krasniqi tek zyrat e VV-së.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Tronditet veriu i Kosovës! Shpërthim te zyrat e reja të Postës në Zveçan

    Tronditet veriu i Kosovës! Shpërthim te zyrat e reja të Postës në Zveçan

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KOSOVË-Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:30, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.
    Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë. Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, në atë vend operonte Banka e Kursimeve Postare serbe./ZËRI