Tag: zyrat

  • Kriza Azerbajxhan–Rusi thellohet: Gazetarë të Sputnik në pranga, Baku anulon ngjarjet kulturore ruse

    Kriza Azerbajxhan–Rusi thellohet: Gazetarë të Sputnik në pranga, Baku anulon ngjarjet kulturore ruse

    Një krizë e re po përvëlon marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Rusisë, me tensione që janë përshkallëzuar ndjeshëm pas një sërë ngjarjesh të ditëve të fundit që përfshijnë arrestime, akuza të ndërsjella për dhunë dhe ndërhyrje të ashpra policore.

    Të martën, drejtori ekzekutiv dhe kryeredaktori i agjencisë shtetërore ruse Sputnik në Azerbajxhan u dënuan me katër muaj burg pas një bastisjeje të policisë në zyrat e medias në Baku. Autoritetet azerbajxhanase i akuzuan për mashtrim, sipërmarrje të paligjshme dhe legalizim të pronës së fituar përmes mjeteve kriminale. Mediat raportojnë se edhe dy punonjës të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) ishin mes të ndaluarve.

    Një tjetër media shtetërore ruse, Ruptly, raportoi se një nga redaktorët e saj u ndalua teksa përpiqej të filmonte ndërhyrjen në zyrat e Sputnik. Pamjet zyrtare nga Ministria e Brendshme treguan arrestime me pranga të kryera nga forcat speciale.

    Tensionet mes dy vendeve u ndezën fillimisht pas ndalimit të mbi 50 azerbajxhanasve nga FSB në Jekaterinburg, ku dy vëllezër, Huseyn dhe Ziyaddin Safarov, humbën jetën gjatë bastisjeve. Rusia pretendon se operacionet ishin pjesë e një hetimi për vrasje të dekadës së kaluar, por Azerbajxhani i ka quajtur veprimet “brutale dhe të pajustifikuara”. Raportet mjeko-ligjore tregojnë se viktimat vdiqën nga trauma të shkaktuara nga mjete të forta, jo nga armë zjarri, duke ngritur dyshime të mëtejshme mbi ndërhyrjen.

    Në reagim ndaj zhvillimeve, Azerbajxhani thirri ambasadorin rus dhe anuloi të gjitha aktivitetet kulturore të lidhura me institucionet shtetërore dhe private ruse. Në një deklaratë, Ministria e Kulturës u shpreh se ky vendim u mor si përgjigje ndaj “vrasjeve të qëllimshme dhe jashtëgjyqësore, si dhe akteve të dhunës me bazë etnike”.

    Ndërkohë, parlamenti i Azerbajxhanit u tërhoq nga bisedimet e planifikuara në Moskë dhe anuloi një vizitë të një zëvendëskryeministri rus. Autoritetet ruse e cilësuan bastisjen në zyrat e Sputnik si një “akt jo miqësor” dhe dënuan arrestimin e gazetarëve si të paligjshëm.

    Në një zhvillim paralel, Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit raportoi të martën se kishte shkatërruar dy grupe kriminale që përfshinin shtetas rusë, të akuzuar për trafik droge dhe mashtrime kibernetike.

    Marrëdhëniet ruso-azerbajxhanase kishin hyrë në një fazë tensioni që prej dhjetorit, kur një avion i Azerbaijan Airlines u rrëzua në Kazakistan. Hetimet zbuluan se avioni ishte qëlluar nga mbrojtja ajrore ruse mbi Grozni. Presidenti Ilham Aliyev akuzoi Moskën për tentativë për fshehje të incidentit, ndërsa Vladimir Putin kërkoi falje për “incidentin tragjik”, pa marrë përgjegjësi zyrtare.

    Shenja e fundit e acarimit ishte mungesa e Aliyev në festimet e 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Moskë, në maj, e parë si një mesazh i qartë politik ndaj Kremlinit.

    Me rritjen e tensioneve, analistët paralajmërojnë se përplasja diplomatike mes dy vendeve mund të ketë ndikime të thella në ekuilibrat e sigurisë në Kaukaz dhe në marrëdhëniet rajonale mes aleatëve tradicionalë.

  • Disfata në zgjedhjet e 11 Majit, Basha mbyll zyrat e Koalicionit Euroatlantik

    Disfata në zgjedhjet e 11 Majit, Basha mbyll zyrat e Koalicionit Euroatlantik

    Pas humbjes së radhës në zgjedhjet e 11 majit, ku nuk arriti të nxjerr as mandatin e tij të deputetit, Lulzim Basha ka mbyllur dhe selinë e partisë që krijoi dy muaj para zgjedhjeve.
    Në ambientet që ndodhen në rrugën “Donika Kastrioti”, ka mbetur vetëm tabela me emrin e partisë Koalicioni Euroatlantik, ndërsa zyrat janë boshatisur dhe i janë dorëzuar pronarit.
    Ndonëse nuk ka asnjë reagim zyrtar qoftë për të falenderuar edhe ata qytetarë që ia dhanë votën në 11 maj, me gjasë Basha e ka mbyllur aktivitetin e tij politik si dhe betejën për vulën e PD. Për këtë të fundit mbetet për t’u parë nëse do të dorëzojë një shkresë zyrtare në Gjykatën e Lartë për të hequr dorë edhe nga beteja ligjore, pasi defakto PD-në e ka humbur prej tre vitesh.
    Basha në 11 maj kandidoi me listën e tij të kandidatëve në të gjithë vendin, ndërsa arriti të siguronte vetëm 19562 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për të nxjerr qoftë dhe një mandat deputeti.
    Megjithëse ai ka mundur të kalojë pragun prej 1% të votave dhe përfiton lekë nga buxheti i shtetit përmes ligjit për “Partitë Politike”, Basha mesa duket ka zgjedhur mos të shpenzojë më shumë për zyra dhe mjete logjistike për të mbjtur hapur dyert e Euroatlantikëve.

  • Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

    Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

    Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit EuroAtlantik Lulzim Basha ka mbyllur zyrat që përdoreshi si seli qendrore e këtij subjekti politik, në rrugën “Donika Kastrati” në Tiranë.
    Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tij lidhur me këtë veprim, pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Basha do të tërhiqet përfundimisht nga politika apo “lufta” e tij për të marrë vulën e Partisë Demokratike.
    Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Basha nuk mori dot më shumë se 1.38% të votave në rang vendi, duke marrë “goditje” të madhe edhe në kryeqytet.
    Bëri një pauzë dy vjet, për t’u rikthyer fuqishëm në skenë politike. Por shifrat dhe rezultati zgjedhor nuk thonë të njëjtën gjë. Nuk siguroi mandat në asnjë qark dhe mbështetja me vota ishte shumë e ulët.
    E vetmja gjë që do mbajmë mend nga Basha në periudhë fushate, janë video-mesazhet drejtuar kryeministrit të zgjedhur për herë të katërt rradhazi, Edi Rama./ Tv Klan

  • Nuk mori dot as një mandat, Basha boshatis zyrat e partisë!

    Nuk mori dot as një mandat, Basha boshatis zyrat e partisë!

    Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka mbyllur zyrat që përdoreshi si seli qendrore e këtij subjekti politik, në rrugën “Donika Kastrioti” në Tiranë.
    Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tij lidhur me këtë veprim, pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Basha do të tërhiqet përfundimisht nga politika apo “lufta” e tij për të marrë vulën e Partisë Demokratike.
    Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Basha nuk mori dot më shumë se 1.38% të votave në rang vendi, duke marrë “goditje” të madhe edhe në kryeqytet.
    Bëri një pauzë dy vjet, për t’u rikthyer fuqishëm në skenë politike. Por shifrat dhe rezultati zgjedhor nuk thonë të njëjtën gjë. Nuk siguroi mandat në asnjë qark dhe mbështetja me vota ishte shumë e ulët.
    E vetmja gjë që do mbajmë mend nga Basha në periudhë fushate, janë video-mesazhet drejtuar kryeministrit të zgjedhur për herë të katërt rradhazi, Edi Rama.

  • “Nuk kishin program,kishin shantazh”,Çollaku ‘shpërthen’ ashpër:Në zyrat publike ka njerëz të inkriminuar që nga 2013-a

    “Nuk kishin program,kishin shantazh”,Çollaku ‘shpërthen’ ashpër:Në zyrat publike ka njerëz të inkriminuar që nga 2013-a

    Gazetari Basir Çollaku tha sot se për zgjedhjet parlamentare ka pasur presion të madh administrativ. I ftuar në një emision televiziv, Çollaku komentoi mbi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, teksa u shpreh se në gjashtë muajt e fundit në vend u përdor çdo lloj instrumenti e mjeti i ligjshëm e i paligjshëm.
    Çollaku akuzoi se që nga viti 2013, në zyrat publike gjenden njerëz të inkriminuar, nga mafia dhe krimi i organizuar.
    “Unë kam qenë kandidati i PD, në qarkun e Dibrës ku kam takuar mijëra njerëz, më kanë besuar dhe votuar shumë demokratë. Ajo që ka ndodhur me çdo lloj instrumenti dhe mjeti të ligjshëm dhe të paligjshëm kanë të paktën 6 muajt e fundit, jo vetëm në ditët dhe javën e fundit. Ka qenë presion i madh administrativ. Ne na ka shkuar muaji zgjedhor duke kallëzuar dhe denoncuar.
    Kemi takuar njerëz, kemi shpalosur ofertën e PD-së, kurse nga ana tjetër nuk kishin as program asgjë. Ishin vetëm disa njerëz që rendin natën, për të gjobitur, për të plaçkitur, për të paguar, për të trysnuar dhe për të shantazhuar njerëz. Që nga 2013 në zyrat publike ne kemi edhe të inkriminuar edhe mafia edhe krim të organizuar edhe pushtet publik, vendor dhe qëndror. Këta prodhojnë së bashku mandate, sepse kanë varësi ekstreme nga njëri-tjetri”,-tha Çollaku.
     
     

  • Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

    Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

    Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë detyron çdo qytetar që do të kryejë një këmbim valutor mbi 1 milion Lekë, ta bëjë atë vetëm përmes një llogarie bankare.
    Për zyrat e këmbimit valutor, kjo do të thotë më shumë përgjegjësi, më shumë dokumentim dhe më pak liri në veprimet cash.
    Banka e Shqipërisë parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e zyrave të këmbimit valutor do të dyfishohet, nga 2.5 milionë Lekë në 5 milionë Lekë.
    Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor, nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.
    Sipas rregullores së re, të gjitha zyrat e këmbimit do të jenë të detyruara të mbajnë dokumentacion për çdo transaksion, të identifikojnë klientët dhe të raportojnë në rast të ndonjë dyshimi për veprimtari të paligjshme.
    Këto masa vijnë në një kohë kur Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ekspertët thonë se kjo lëvizje është pozitive, por kërkon edhe monitorim të rreptë për zbatimin në praktikë.

    Aktualisht në vendin tonë rezultojinë gjithsej të licencuara 604 zyra të këmbimit valuator./tvklan

  • Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

    Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

    Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

    SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.
    Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

    Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.

    Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.
    weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.
    WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.
     
     

  • Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

    Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

    Oficerët e BKH, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Sipas mediave bëhet fjalë për një hetim të për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, e cila nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të Erion Veliajt.
    Mediat raportojnë se kontrolli është ushtruar mbrëmjen e djeshme në zyrat e dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, si dhe janë sekuestruar dokument tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë.
    Me vendim gjykate janë sekuestruar edhe 5 aparate celularë. Ende nuk dihen detajet konkrete të hetimit, se për çfarë çështje bëhet fjalë
     

  • Zgjedhjet/ Zyrat për tërheqjen e kartave të identitetit qëndrojnë të hapura edhe sot deri në orën 16:00

    Zgjedhjet/ Zyrat për tërheqjen e kartave të identitetit qëndrojnë të hapura edhe sot deri në orën 16:00

    Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, deri në orën 16:00.
    Në një njoftim për mediat, saktësohet se ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin në kohë dokumentet e identifikimit të nevojshme për të votuar.
    “Zyrat e aplikimit të ‘IdentiTek’ do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave”, thuhet në njoftim.

  • Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë

    Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë

    Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e sotme se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
    Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë.
    Sipas njoftimit të Ministrisë, zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
    Njoftimi i plotë:
    “Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
    Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.”