Tag: zyrat

  • “Vodhi 97 mijë euro dhe vijon të jetë e lirë”/ Berisha: Vartësit e Ballukut po manipulojnë dokumentet

    “Vodhi 97 mijë euro dhe vijon të jetë e lirë”/ Berisha: Vartësit e Ballukut po manipulojnë dokumentet

    Kryedemokrati, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku edhe pse ka vjedhur miliona euro nga paratë e shqiptarëve vazhdon të qëndrojë në detyrë dhe të jetë e lirë.
    Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se vjedhjet e saj mund të arrijnë në shuma, shumë herë më të mëdha sesa janë bërë publik. Po ashtu, Berisha denoncoi se në zyrat që janë në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë filluar të manipulohen dokumentet.
    “Për të kuptuar se pse Lubia nuk jep dorëheqjen, për të kuptuar sesi ajo…është gen kriminal. Gjyshi i saj ka qenë serial killer dhe kjo e tmerron Ramen. Ajo i është betuar, që unë të marr me vete sepse nuk jam unë po je ti që me ke urdhërtuar mua të firmos cdo gje me këtë kompani.
    Dardhat dhe kumbullat pas shpinës së Lubisë i ka ngrënë Rama.
    Siç e shihni ajo e shqiptarëve e lashta, ‘keni parë s’keni parë shkon një i vdekur me një të gjalle`. Janë bërë si Konstandini dhe Dhoqina.
    Prej 10 ditësh në zyrat e agjencisë që varen nga Lubia po manipulohen po ndryshohen qindra dhe mijëra dokumente. Kjo është përgjegjësi e prokurorisë, ndërkohë që mban Metën në paraburgim se do prishë provat kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Burgos zv ministren për një arkë me cironka. Lubia për 97 milionë rri e lirë, kryeson edhe mbrojtjen civile”,- u shpreh Berisha.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, IdentiTek mban hapur zyrat edhe në fundjavë: Do shpërndajmë kartat e identitetit

    Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, IdentiTek mban hapur zyrat edhe në fundjavë: Do shpërndajmë kartat e identitetit

    Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku qytetarët do të vendosin me votë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
    Në garë janë në total 13 kandidatë, ndërsa në të 5 bashkitë zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve që morën mandatet në zgjedhjet e 2023-it.
    Në kuadër të procesit zgjedhor, IdentiTek ka njoftuar sot se zyrat e tyre do të jenë të hapura edhe në fundjavë për të gjithë qytetarët që duan të tërheqin kartën e identitetit.
    Njoftimi i plotë
    Ju bëjmë me dije se zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura:
    Ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00
    Ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00
    Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, si më poshtë:
    Vlorë
    Berat
    Tepelenë
    Burrel
    Cërrik

  • Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, IdentiTek: Zyrat do jenë të hapura të shtunë dhe të dielë

    Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, IdentiTek: Zyrat do jenë të hapura të shtunë dhe të dielë

    Zyrat e IdentiTek në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të jenë të hapura ditën e shtunë dhe të dielë.
    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ditën e shtunë, zyrat e IdentiTek në Vlorë, Berat, Tepelenë, Burrel dhe Cërrik do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 15:00.
    Ndërsa ditën e dielë, në këto 5 bashki, zyrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 12:00.

    Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, me qëllim që çdo qytetar të ushtroj të drejtën e tij për të votuar për kreun e ri të bashkisë./vizionplus.tv

  • Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten një politikë të re që kufizon aksesin për gazetarët e akredituar në zyrat e sekretares së shtypit Caroline Leavitt dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të komunikimit në Krahun Perëndimor, pranë Zyrës Ovale.

    Sipas memorandumit, gazetarët nuk do të lejohen më në Dhomën 140 pa një takim paraprak, me Shtëpinë e Bardhë që përmend nevojën për të mbrojtur “informacionin e ndjeshëm”.
    Rregullorja e re vjen pas kufizimeve që hynë në fuqi më parë këtë muaj mbi aksesin e gazetarëve të akredituar në Departamentin e Mbrojtjes.
    Në përgjigje të këtyre kufizimeve, dhjetëra gazetarë lanë zyrat e tyre në Pentagon dhe i kthyen kredencialet e tyre.

    Top Channel

  • “Përndjekje politike ndaj Veliajt”, dy zyrat e huaja ligjore: Paraburgimi pretekst për ta larguar nga detyra

    “Përndjekje politike ndaj Veliajt”, dy zyrat e huaja ligjore: Paraburgimi pretekst për ta larguar nga detyra

    Dy zyrat ndërkombëtare të avokatisë, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kanë publikuar raportin e dytë të përditësuar  mbi çështjen ndaj tij nga SPAK.
    Mbajtja në paraburgim e Veliajt cilësohet si përndjekje politike ndërsa theksohet se ndaj tij po përdoren motive të “dukshme dhe të papërshtatshme politike”. Sipas raportit, Veliaj mbahet në qeli pavarësisht se nuk paraqet rrezik arratisjeje apo pengim të hetimeve të SPAK.Lexo edhe :Related Posts
    Avokatët e huaj argumentojnë se paraburgimi  është kthyer në pretekst për ta larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra.

    Ndërsa vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij përben shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës.
    Në raport vihet në pikëpyetje resepktimi i procesit të rregullt ligjor në shqipëri./vizionplus.tv

  • Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

    Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

    Gazetari Anesti Barjamemaj komentoi për ‘Newsroom’ zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rrokadën institucionale të demokratëve nga zyrat e Berishës në bashkitë e Ramës. 
    Barjamemaj tha se baza e demokratëve ka qenë e lodhur prej shumë kohësh dhe se drejtuesit e saj po zhgënjehen. Më tej, gazetari shtoi se pranimi i ofertave nga demokratët drejt posteve të ofruara nga partia në pushtet do të krijojë një frymë të re në PD duke e dëmtuar atë. 
    ” Baza ka qenë e lodhur prej kohësh, problemi është që po ajka e PD dhe drejtuesit e saj po zhgënjehen. Kjo tregon që demokratët kanë qenë të etur për pak pushtet dhe cdo gjë që u ofrohet e pranojnë, kjo ka ndodhur dhe në Vlorë dhe Elbasan. 
    Zheni Gjergji ka pasur komisionin e shëndetësisë, ka denoncuar shumë skandale, ka bërë dhe interpelancë dhe tashmë atë sistem që e sulmonte është koka e sistemit. Kjo gjë e dëmton PD sepse krijon dhe frymën në PD që cdo ofertë që vjen shkoni. Mund të ketë një rrjedhje masive nëse vijon kjo gjë.” 

  • Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    FOTO ILUSTRUESE

    Abuzime të shumta me dokumentacionet në zyrat e Kadastrës Durrës kanë dalë zbuluar. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë këto abuzime. Bëhet fjalë për një email që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, ndërsa momenti më i rëndë që bëhet me dije, lidhej me hyrjen e personave të paatorizuar në ambjentet e arkivës. 
    Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat!!!
    Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.
    “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.
    Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.
    “Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.
    Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e arkivës së Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.
    “Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK. Për të shmangur skandalin e rradhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni!”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.
    Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës.
    Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

  • Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 15:04
    Qytetarët e Elbasanit po përdorin gjithnjë e më shumë zyrat e reja të e-Shërbimeve, të cilat ofrojnë lëshim certifikatash, aplikime për akte gjendjeje civile, pasaporta, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE dhe Tatim-Taksat, si dhe ndihmë për përdorimin e portalit e-Albania.
    Vetëm javën e fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer 30 aplikime pranë ASHK, 35 pranë ISSH, 10 për pasaportë, 50 certifikata dhe shërbime të tjera. Përveç lehtësimit të procedurave, qytetarët përfitojnë kursime mesatare prej 2,000 lekësh, që përfluksin ditor prej 150–170 personash arrijnë deri në 340,000 lekë.

    Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes e-Albania në zyrat e e-Shërbimeve, duke kursyer mbi 11,500 ditë pune, 4.7 milion km rrugë dhe 331 mijë litra karburant. Bashkia synon të zgjasë dhe përmirësojë më tej këto shërbime, duke i bërë më të pranueshme dhe efikase për qytetarët.

  • Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

    Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

    Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17 396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi.
    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10 121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.

    Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6797 të rinj janë futur në punë.

    Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit.

    1320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në tregun e punës edhe të atyre që varen nga ndihmat sociale.

  • Sa persona janë regjistruar në zyrat e punësimit në Shqipëri? Dalin shifrat

    Sa persona janë regjistruar në zyrat e punësimit në Shqipëri? Dalin shifrat

    Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17,396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10,121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.

    Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6,797 të rinj janë futur në punë.

    Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1,311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit, ashtu sikundër 1,320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në tregun e punës edhe të atyre që varen nga ndihmat sociale.

    Përfshirja ka prekur edhe grupet vulnerabël. Gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar për të gjetur një punë 797 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe 291 persona me aftësi të kufizuara, duke synuar krijimin e mundësive të barabarta për punësim.