Tag: zymtë

  • Si ta rrisni humorin në ditët me shi

    Si ta rrisni humorin në ditët me shi

    Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim! E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën, por jo gjithmonë diçka e tillë është e mundur dhe jo gjithmonë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Prandaj, e keni ju në dorë për të qëndruar të motivuar në këto ditë me shi, duke bërë disa gjëra, si më poshtë.
    Ndriçoni hapësirën
    Nëse hapësira juaj e punës ose vendi ku qëndroni në shtëpi është i mbushur me dritë natyrale, kur jashtë është kohë e zymtë, ora juaj e brendshme mendon se jeni afër gjumit gji

    Ndryshoni atmosferën me kufje
    Shiu është relaksues dhe i mrekullueshëm…në kohën e gjumit. Nëse ju duhet të qëndroni të motivuar dhe energjik në një ditë me shi, duhet të harroni plotësisht se po bie shi! Nxirrni kufjet, zgjidhni një listë muzikore optimiste, energjike dhe mos e mbani mendjen te retë e errëta dhe shiu jashtë.
    Ushtrohuni gjithsesi
    Nëse hapësira juaj e stërvitjes është jashtë, shiu ndikon në rutinën tuaj të përditshme. Për ditët me shi, bëni një rutinë ushtrimesh në shtëpi ose shkoni në palestër, ose edhe thjesht shkoni për një shëtitje në një qendër tregtare. Edhe shumë pak lëvizje luan një rol të madh në ngritjen e humorit gjatë ditëve me shi.
    Dilni jashtë pavarësisht nga shiu
    Blini disa çizme shiu, sepse nuk janë kurrë të panevojshme. Vishni një kapuç, një xhup të papërshkueshëm nga uji, merrni një çadër dhe vijoni ditën tuaj si normalisht. Shiu nuk ka pse t’ju prishë rutinën.
    Zgjidhni ushqime të ngrohta dhe të shëndetshme
    Kur bie shi dhe ftohtë është një ide më e mirë që t’i jepni energji trupit tuaj me ushqime të shëndetshme. Do të jeni edhe më të fokusuar.
    Ndizni disa qirinj
    Aromaterapia me të vërtetë ndikon në nivelin tuaj motivues. Ndizni disa qirinj që ju kujtojnë diellin e verës ose plazhin. Kur ndryshoni mjedisin tuaj të brendshëm, është shumë më e lehtë të harrosh botën e zymtë jashtë.
    Ripërcaktoni listën e detyrave
    Ditët me shi mund të krijojnë një kohë të mirë për të përmbushur detyrat që kërkojnë pak më pak fokus ose energji! Për të qëndruar produktiv në një ditë me shi, mund t’ju duhet të rishkruani listën tuaj të detyrave. Pavarësisht nga dita, moti apo temperatura, është e rëndësishme të vazhdoni të lëvizni, të jeni të motivuar dhe të qëndroni pozitivë! Mos lejoni që një ditë të ndikojë në të gjithë javën tuaj!

  • “Fjalimi i Kryeministrit, shfaqje e zymtë”/ Gara elektorale, reagon gazetari: Rama i dha fund Veliajt

    “Fjalimi i Kryeministrit, shfaqje e zymtë”/ Gara elektorale, reagon gazetari: Rama i dha fund Veliajt

    Gazetari Sami Neza ka komentuar fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një shfaqje të zymtë dhe larg çdo shenje optimizmi për garën elektorale në Tiranë. I ftuar në një intervistë televizive, Neza u shpreh se një element kyç i fjalimit ishte ndarja e figurës së Erion Veliajt nga aspekti politik dhe ai ligjor, duke thënë se Rama ka vendosur ta “djegë” politikisht ish-kryebashkiakun e Tiranës.
    Sami Neza:
    Ishte një shfaqje e zymtë. Në të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve shihej një mungesë optimizmi. Shumë larg shënimit të fillimit të një gare elektorale për Tiranën. Është e lexueshme mënyra sesi secili prej tyre e dëgjonte apo ndiqte kryeministrin edhe frika që secili prej tyre ka për të ardhmen e tij politike, por edhe jo vetëm politike.
    Unë mendoj se çfarë është thelbësore sot në fjalimin e zotit Rama. Çështja e ndarjes së figurës së Erion Veliaj si figurë politike dhe si figurë problematike me ligjin. Edi Rama, përfundimisht ka vendosur ta djegë politikisht.
    Është përmbyllur likuidimi politik i Erion Velisë, por Rama pati një tekst përmes së cilit është diskutuar ajo më herët që i ofron garancinë në mosmarrëveshje Erion Veliaj në raport me gjykatën, në raport me prokurorinë. Si rrallë herë, Rama ka sulmuar në mënyrë të tërthortë drejtësinë sot, me gjysmë tekst. Por duke e dëgjuar atë gjysmë tekst është shumë e lehtë të marrës parasysh ose të mendosh se cila është pjesa tjetër e tekstit që nuk u tha prej tij. Dhe në këtë pjesë, duket që Rama ka vendosur të nxitë drejtësinë për t’ia lehtësuar rrugën ligjore Erion Veliaj.
    Pra, kemi një përcaktim të Ramës në raport me menaxhimin e bashkisë, në raport me një menaxhim që ka rezultuar të jetë i dobët, të jetë i keq, jo funksional, të mos plotësojë nevojat e qytetarëve sidomos gjatë muajve kur Veliaj nuk ka qenë në krye të bashkisë, por duket qartë që nuk janë shumuar që ai nuk ka qenë në krye të bashkisë dhe një strukturë e mirëmenaxhuar mund të funksionojë si e tillë.

  • Start i zymtë për Shqipërinë, kuqezinjtë e nisin me humbjen 4-0 Europianin U17 në Tiranë kundër Portugalisë

    Start i zymtë për Shqipërinë, kuqezinjtë e nisin me humbjen 4-0 Europianin U17 në Tiranë kundër Portugalisë

    Kampionati Europian U17 nisi këtë të hënën në Shqipëri, por për përfaqësuesen kuqezi, starti nuk ishte ai i dëshiruar.

    Në “Arenën Kombëtare”, djemtë e drejtuar nga Tedesco u përballën me një Portugali të fortë që e dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-0.
    Portugezët e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Quintas. Shqipëria tentoi të reagojë, por ishte shumë e pafuqishme përballë një skuadre të organizuar dhe teknike.
    Në pjesën e dytë, diferenca në cilësi u bë më e dukshme. Mide shënoi golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 68-të, ndërsa Cabral në të 82-ën dhe Soares në minutën e 90+2 i dhanë goditjen finale kuqezinjve.
    Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për talentet shqiptarë që të përballen me futbollin europian në nivele të larta dhe të tregojnë potencialin e tyre në sytë e skautëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin A me Gjermaninë dhe Francën.

    Top Channel

  • Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore zhvilloi nën një atmosferë elektrizuese në Korçë mitingun përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

    Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, në fjalën e tij tha se demokratët jo vetëm korçarë, por në të gjithë vendit kanë përkrahur ndryshimin dhe do të votojnë për largimin e Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rilindjes nga pushteti, ku sipas tij do të vendoset përfundimisht mbarimi i një periudhe të zymtë dhe kriminale

    Është kënaqësi dhe frymëzim teksa shoh këtë shesh të mbushur plot e përplot me njerëz me shpirt të lirë. Ka qenë nder dhe kënaqësi të takoj me shumicën prej jush. Kam dëgjuar plot shqetësime dhe probleme, por jam mbushur me shpresë dhe optimizëm të jashtëzakonshëm për ndryshim.

    Ndryshimi po vjen, po troket dhe është shumë pranë. Do të vijë nga demokratët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Kemi kaluar 12 vite të vështirë, i kemi përballuar, kemi qëndruar dhe sot ky shesh i mbushur me njerëz të lirë i vret sytë dhe i tmerron Edi Ramën dhe Niko Peleshin”, tha Ivi Kaso.

    Më tej, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës vijoi: “Ata premtojnë gjëra për t’i bërë pas 5 vitesh, por ato duhet t’i kishin bërë 5 vite më parë. Ata e gjetën rrugën evropiane të shtruar nga Partia Demokratike, por nuk ditën ta çonin përpara. Në fakt, jo se nuk ditën ta çonin përpara, por nuk deshën. Edi Rama pa patur qëllim të shtrydhë këtë vend për 12 vite dhe i ka çuar njerëzit e thjeshtë në kufijtë e mbijetesës.

    Rama s’ka më çfarë t’i ofrojë këtij vendi, asgjë të mirë nuk presim më tani prej tyre.

    Më 11 maj ne do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale, do të rivendosim piketat për zhvillimin e vendit”.