Tag: zykaj

  • Basketboll/ Elerta Zykaj i thotë të gjitha…

    Basketboll/ Elerta Zykaj i thotë të gjitha…

    E nis me biografinë e saj, prek tema të nxehta të sportit të koshit teksa ndjen dhimbje për momentin e keq të basketbollit të vajzave. Kryesisht për punën e pamjaftueshme që në gjenezë. Flet Zykaj:

    “Unë jam rritur me basketbollin. Për më shumë se 20 vjet, ai ka qenë pjesë e përditshmërisë sime, gëzimeve, sfidave dhe formimit tim si njeri. E kam dhënë gjithçka në fushë. Sot, kur e shoh çfarë po ndodh me brezat e rinj, ndjej përgjegjësi që të flas, jo nga një piedestal, por nga një vend dhimbjeje dhe kujdesi.

    II. Karriera

    Fillimet e mia si lojtare i kam filluar me ekipin e Tiranes e me pas në Vlorë, në klubin Flamurtari, që për mua s’ishte thjesht ekip, por një shkollë karakteri. Ishte periudha kur flinim nëpër autobusa dhe stërviteshim në temperatura të ulëta, por kurrë nuk e ndalëm vrullin.”

    Prishtina:“Kalimi në Prishtinë ishte vendim sfidues dhe jetesor, por shumë i rëndësishëm. Aty gjeta një organizim ndryshe, më profesional dhe më të respektuar për sportistin. Ishte një hap i madh ne jetes time qe me rritj dhe si njeri.”

    Pozicioni dhe tiparet:“Unë kam luajtur si guard. Pika ime e fortë ishte 3 pikshi vizioni në lojë dhe kapaciteti për të udhëhequr ekipin, por mbi të gjitha mentaliteti luftarak – asnjë ndeshje nuk është e humbur para se të bjerë bilbili i fundit.”

    III. Titujt dhe arritjet“Kam fituar kampionate në Shqipëri dhe Kosovë, kupa, por mbi të gjitha — respektin e fushës. Statistikat ne loje per mua jane numra , por më shumë se numrat, dua të më kujtojnë për mënyrën si luftoja për fanellën.”

    IV. Jeta mes dy vendeve – Shqipëri & Kosovë“Në Kosovë sporti është më i organizuar, ka më shumë mbështetje institucionale, ndonëse edhe aty ka shumë punë për të bërë. Në Shqipëri, mungesa e investimeve, menaxhimit dhe vëmendjes e bën jetën e një sportisteje jashtëzakonisht të vështirë.”

    V. 116–22 ndaj Serbisë“Ky nuk është thjesht rezultat , është një sinjal i fortë alarmi. Kur një ekip pëson një diferencë kaq të thellë, nuk duhet të fajësojmë vajzat. Faji është sistemik. Mungesa e përgatitjes, psikologjisë sportive, seleksionimit të drejtë dhe mbështetjes nga federata krijon këtë lloj pasigurie dhe inferioriteti.”

    VI. Problemet strukturore“Problemi nis që në bazë. Klubet punojnë shpesh me pasion, por pa mbështetje. Federatat shpesh janë më shumë politike sesa sportive. Trajnerët nuk kanë akses te trajnime moderne dhe sportistët trajtohen si numra. Roli i prindërve është gjithashtu jetik – sepse pa mbështetjen e tyre, një vajzë në Shqipëri e ka të pamundur të rritet si sportiste.”

    VII. Çfarë duhet bërë?“Na duhet një reformë e thellë. Duhet të ndërtojmë struktura të qëndrueshme për të rejat, qendra stërvitore, mbështetje psikologjike, dhe sistem mentorimi. Ish-lojtaret duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes — jo vetëm si dekor, por si zëra që dinë si është të luftosh për çdo top.”

    VIII. Mbyllje – Apeli “Sporti është më shumë sesa pikë apo tituj. Është mënyrë jetese, është edukatë, është përfaqësim. Nëse nuk investojmë në sport, i humbim të rinjtë dhe kulturën. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për një zgjim kombëtar për sportin dhe veçanërisht për sportin e vajzave.”

    Vazhdo leximin