Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Zvicrës U-15, më 3 dhe 5 qershor, në stadiumin e Vorës.
Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 12 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.
Kuqezinjtë do të nisin nesër grumbullimin dhe përgatitjet në Durrës.
Ndeshja e parë Shqipëri – Zvicër do të luhet më 3 qershor, në ora 17:30, në stadiumin e Vorës. Takimi i dytë është programuar për datën 5 qershor, në ora 10:00, po në të njëjtin stadium.
Tag: zvicrës
-

Presidentja Osmani nderohet me darkë shtetërore në Zvicër, i pranishëm Shaqiri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta në Zvicër, ku mbrëmjen e së mërkurës mori pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe anëtarët e Këshillit Federal zviceran.Ngjarja madhështore u zhvillua në Bernerhof, selia e Ministrisë së Financave të Zvicrës, ku përveç autoriteteve shtetërore ishin të ftuar edhe figura të njohura të mërgatës shqiptare në Zvicër.Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj darke si simbol i miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Zvicrës:“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona.”Ndër të ftuarit e veçantë ishte edhe ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe është një ndër figurat më të njohura të diasporës shqiptare.Ky është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër, dhe përfaqëson një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat Osmani i cilësoi si një kapitull i ri në partneritetin strategjik midis dy shteteve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta në Zvicër, ku mbrëmjen e së mërkurës mori pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe anëtarët e Këshillit Federal zviceran.Ngjarja madhështore u zhvillua në Bernerhof, selia e Ministrisë së Financave të Zvicrës, ku përveç autoriteteve shtetërore ishin të ftuar edhe figura të njohura të mërgatës shqiptare në Zvicër.Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj darke si simbol i miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Zvicrës:“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona.”Ndër të ftuarit e veçantë ishte edhe ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe është një ndër figurat më të njohura të diasporës shqiptare.Ky është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër, dhe përfaqëson një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat Osmani i cilësoi si një kapitull i ri në partneritetin strategjik midis dy shteteve.
-

Presidentja Vjosa Osmani vizitë shtetërore në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur këtë javë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike, me ftesë të presidentes zvicerane Karin Keller-Sutter. Kjo shënon vizitën e parë zyrtare të këtij niveli nga një president i Republikës së Kosovës në Zvicër – një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe.Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në sheshin qendror Bundesplatz në Bernë, ku Osmani u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Atmosfera formale u shoqërua me shprehje të qarta mirëkuptimi dhe respekti reciprok mes dy lidereve. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani falënderoi homologen zvicerane për mikpritjen dhe nderimin, duke e cilësuar Zvicrën si një partnere të palëkundur të Kosovës në rrugëtimin e saj shtetformues.Përveç dimensionit institucional, vizita e Osmanit ka pasur edhe një theks të ndjeshëm simbolik dhe shoqëror: në Zvicër, ajo u prit ngrohtësisht nga komuniteti shqiptar, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të organizuarit në diasporën evropiane. Shqiptarët e Zvicrës, që për dekada kanë kontribuar në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit mikpritës, e pritën Presidenten me emocion dhe krenari, duke e parë vizitën si një akt nderimi ndaj sakrificave dhe rolit të diasporës.Në ditën e dytë të qëndrimit, Osmani dhe Keller-Sutter pritet të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës dhe më pas një qendër të Universitetit Saint Gallen – një prej institucioneve më prestigjioze akademike të vendit.“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës së Kosovës.Kjo vizitë vjen në një moment kur Kosova po përpiqet të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar, ndërsa Zvicra mbetet një ndër mbështetëset më të fuqishme të saj në skenën ndërkombëtare – qoftë në zhvillim institucional, qoftë në proceset integruese.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur këtë javë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike, me ftesë të presidentes zvicerane Karin Keller-Sutter. Kjo shënon vizitën e parë zyrtare të këtij niveli nga një president i Republikës së Kosovës në Zvicër – një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe.Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në sheshin qendror Bundesplatz në Bernë, ku Osmani u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Atmosfera formale u shoqërua me shprehje të qarta mirëkuptimi dhe respekti reciprok mes dy lidereve. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani falënderoi homologen zvicerane për mikpritjen dhe nderimin, duke e cilësuar Zvicrën si një partnere të palëkundur të Kosovës në rrugëtimin e saj shtetformues.Përveç dimensionit institucional, vizita e Osmanit ka pasur edhe një theks të ndjeshëm simbolik dhe shoqëror: në Zvicër, ajo u prit ngrohtësisht nga komuniteti shqiptar, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të organizuarit në diasporën evropiane. Shqiptarët e Zvicrës, që për dekada kanë kontribuar në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit mikpritës, e pritën Presidenten me emocion dhe krenari, duke e parë vizitën si një akt nderimi ndaj sakrificave dhe rolit të diasporës.Në ditën e dytë të qëndrimit, Osmani dhe Keller-Sutter pritet të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës dhe më pas një qendër të Universitetit Saint Gallen – një prej institucioneve më prestigjioze akademike të vendit.“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës së Kosovës.Kjo vizitë vjen në një moment kur Kosova po përpiqet të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar, ndërsa Zvicra mbetet një ndër mbështetëset më të fuqishme të saj në skenën ndërkombëtare – qoftë në zhvillim institucional, qoftë në proceset integruese.
-

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore prestigjioze ndaj Zvicrës U-15
Shqipëria U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze kundër përfaqësueses së Zvicrës U-15. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Zvicrës që këto dy miqësore të luhen më 3 dhe 5 qershor në vendin tonë.
Takimi i parë Shqipëri – Zvicër është programuar të luhet në stadiumin e Vorës në ora 17:30. Sakaq, ndeshja e dytë mes kuqezinjve të vegjël dhe Zvicrës do të zhvillohet më 5 qershor në ora 10:00.
Në ditët në vijim, trajneri i ekipit shqiptar U-15, Armand Dama do të bëjë publike edhe listën me futbollistët e grumbulluar.
Këto dy miqësore janë një mundësi e mirë për të testuar futbollistët e vegjël dhe kryesisht grupin e lojtarëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.
Shqipëri – Zvicër, 03.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Vora”, Vorë
Shqipëri – Zvicër, 05.06.2025, ora 10:00 – stadiumi “Vora” Vorë
-

Xherdan Shaqiri po e udhëheq Bazelin drejt titullit, zviceranët kërkojnë që “xhuxhi shqiptar” të kthehet në…
Adriatik BALLA
Zvicra ka një numër shumë të madh futbollistësh shqiptarë në kampionatet e saj, por të shumtë ata janë edhe në përfaqësuesen helvetike, ku më të spikaturit ndër vite janë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, e para tyre edhe Valon Behrami. Ndërkohë, prej kthimit te Bazeli, në verën e vitit të kaluar, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës. Falë kontributit të tij me 13 gola e 14 asistime, Bazeli është në vendin e parë. Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të stinorit të rregullt. Bazeli udhëheq me 58 pikë, gjashtë më shumë se Servete e vendit të dytë. Dhe në Zvicër po pyesin nëse Shaqiri duhet të kthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Është gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, që ka bërë pyetjen. Mediumi zviceran ka pyetur për këto personalitete të ndryshme të futbollit.
Dhe mendimet ndryshojnë. “Shaqiri vendosi pas Evropianit të tërhiqet. Lojtarët si ai mbajnë peshën e arit, sepse gjithmonë mund të bëjnë diferencën. Ai e dëshmoi këtë në Evropian, përfshirë edhe me golin kundër Skocisë. Nëse ai ka mentalitetin e duhur dhe paraqitjet e tij vlerësohen siç duhet, ai mund të jetë ende i vlefshëm për Zvicrën”, ka thënë trajneri i Jang Bojsit dhe ish-ndihmësi i Murat Jakinit, Giorgio Kontini. Shaqiri 33-vjeçar i dha fund karrierës te Zvicra në verën e vitit të kaluar, pas Kampionatit Evropian të mbajtur në Gjermani. Në Evropianin në Gjermani nuk luajti shumë. Por kur ishte në fushë, kryesisht bënte dallimin.
Qëndrimet e specialistëve
Shaqiri është i vetmi futbollist që ka shënuar gola në 6 ngjarjet e fundit të mëdha, tri kampionate botërore e tri kampionate evropiane. Me fanellën e Zvicrës ka debutuar në vitin 2010, ndërsa shënoi 32 gola në 125 paraqitje. Vetëm Granit Xhaka ka më shumë paraqitje se Shaqiri për “helvetikët”. Kapiteni Xhaka ka luajtur 135 ndeshje. Ish-selektori i Zvicrës, Rolf Fringer, thotë se Shaqiri mund të mos paraqitet njëjtë si te Bazeli. “Vetëm për shkak se Shaqiri luan mirë për Bazelin, nuk do të thotë se ai do të paraqitet mirë në ekipin përfaqësues. Ai është lojtar që ka nevojë të ketë liri dhe e ka atë liri te Bazeli. Megjithatë, ky rol praktikisht në përfaqësuese nuk ekziston më”, ka theksuar Fringer. Fabiene Hum, ish-lojtari i Zvicrës, thotë se Shaqiri nuk duhet të pranojë kthimin te Zvicra. “Kthimi i Shaqirit në përfaqësuese? Përkundrazi, jo, sepse Shaqiri nuk ka nevojë për këtë.
Fakti që ai nuk është më në përfaqësuese, është ndoshta një nga arsyet pse ai është në formë kaq të mirë për momentin. Sepse tani ai ka kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe mund të fokusohet në gjendjen e tij fizike. Kjo është arsyeja pse ai mungon më pak”, ka thënë Hum, i cili ka luajtur 80 ndeshje për përfaqësuesen helvetike.
Xhemaili komenton Shaqirin në përfaqësuese
Ish-mesfushori shqiptar i Zvicrës, Blerim Xhemaili, thotë se Shaqiri ishte një nga lojtarët më të mirë në përfaqësuese. “Për shkak se ai mund të përqendrohet vetëm te klubi, është duke treguar paraqitje të mira. Barra e dyfishtë nuk ishte e lehtë për të në një moshë disi të shtyrë. Ai lëndohej shpesh. Por sigurisht, Shaqiri ishte një nga lojtarët më të mirë në ekipin përfaqësues. Cilësia e tij ishte gjithmonë e mirë për ekipin përfaqësues”, ka thënë Xhemaili, që për Zvicrën ka luajtur 69 ndeshje. “Blick” shkruan se Murat Jakin nuk po mendon ta bindë Shaqirin të kthehet. Por në Zvicër e dëshirojnë kthimin e tij, pasi me të kombëtarja e tyre funksionon më mirë.
