Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.
Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.
Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.
Tag: zvicrës
-

Programi i Kombëtares U-21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës
-

Programi i Kombëtares U21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë e Zvicrës
Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.
Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.
Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.
-

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën përpara Zvicrës, para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026
Mesfushori 21-vjeçar i skuadrës gjermane TSG 1899 Hoffenheim, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në vend të Zvicrës, para ndeshjes midis dy ekipeve kombëtare më 5 shtator, në kuadër të grupeve kualifikuese për Kuptën e Botës 2026.
Lajmin e konfirmoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në Instagram. Avdullahu, i cili është i kualifikuar për të luajtur për të dy vendet për shkak të lidhjes me origjinën e prindërve të tij, ka zgjedhur të ndjekë rrugën e vendit të familjes.
Federata Zvicerane e Futbollit reagoi me zhgënjim. Trajneri i ekipeve kombëtare të Zvicrës, Pierluigi Tami, deklaroi të martën se ishte i zhgënjyer nga vendimi i lojtarit, duke theksuar:
“Megjithatë, dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen 100% me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”
Kosova dhe Zvicra kanë një histori të ngushtë futbolli, veçanërisht për shkak të migrimit nga ish-Jugosllavia në vitet 1990, që solli yje të mëdhenj si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Marrëdhënia u bë më komplekse pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, çka i lejon futbollistët e kualifikuar për më shumë se një vend të ndryshojnë kombëtaret, zakonisht përpara se të luajnë një ndeshje konkurruese për ekipin kombëtar të të rriturve.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën, e cila vazhdon të forcojë ekipin e saj për sfidat ndërkombëtare dhe për të ndërtuar një brez të ri futbollistësh të talentuar./KultPlus.com
-

“Avdullahu nuk vendosi kundër Zvicrës, por zgjodhi Kosovën me zemër për identitetin”
26 Gusht 2025
16:58
Telesport
Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë.
Agjenti i tij ka shpjeguar me argumente se pse Avdullahu ka zgjedhur “Dardanët” dhe jo helvetët, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
“E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin në Zvicër. Leoni është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij. Ai nuk vendosi kundër Zvicrës, por për Kosovën. Ai ka zgjedhur me zemër identitetin e tij familjar”. -

Sylvinho ‘merr’ mesfushorin e Zvicrës, fton për herë të parë në Kombëtare lojtarin e Bundesligës
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 4 shtator një miqësore në Gjibraltar, e para me këtë shtet në histori, ndërsa më 9 shtator në ‘Arenën Kombëtare’ të Tiranës kuqezinjtë presin Letoninë për duelin e grupit K kualifikues në Kupën e Botës.
Trajneri Sylvinho pritet të sjellë risi në ekip, kjo pasi një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në adresën e mesfushorit Leon Avdullahu. 21-vjeçari ka lindur në Solothurn të Zvicrës dhe ka luajtur gjashtë ndeshje me ekipin U-21 të helvetëve.
Tanimë topi është në fushën e mesfushorit me tipare mbrojtëse, pasi Sylvinho e ka në listën e grumbullimit që do fillojë më 1 shtator. Mesi i fushës është pika nevralgjike e ekipit dhe braziliani kërkon të zbulojë emra të rinj, pse jo të tipit ‘alla-Juljan Shehu’.
Kush është Leon Avdullahu
I lindur në Zvicër, 21-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Basel që në vitin 2019 dhe hap pas hapi ka kaluar nga një grupmoshë te tjetra. Vera e 2023 e pa atë që në moshën 19-vjeçare të firmoste me ekipin e parë dhe për dy sezone vlera e tij të treg të kapte shifrat e 10 milionë eurove. Këtë verë Hoffenheim në Bundesligë i besoi dhe për 8 milionë euro bindi Baselin ta linte të lirë, me kontratën e re në Gjermani që është afatgjatë.
Me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Leon Avdullahu ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, por jo me ekipin e parë.
Është momenti i mesfushorit për të përzgjedhur se cilin ekip do përfaqësojë, ndërsa ai ka marrë ftesën zyrtare nga Sylvinho dhe gjithashtu Hoffenheim është njoftuar për diçka të tillë. -

Shtypi zviceran: Ja si Shqipëria dhe Kosova na morën talentet më të mira shqiptare
Adriatik BALLA
Shumë prej futbollistëve shqiptarë që janë zhvilluar në futbollin zviceran vendosën që ta përfaqësojnë Zvicrën më pas. Shumë të tjerë vendosën për Kosovën apo Shqipërinë. Mediumi zviceran “Nau.ch” ka shkruar për këtë çështje të mërkurën, pas largimit të Eman Kospos në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës. Ka bërë një listë të gjithë futbollistëve premtues, që nuk vazhduan me Zvicrën. Në listën e këtij mediumi janë paraqitur 14-të lojtarë shqiptarë që kanë vendosur në periudha të catuara të paraqiten për Kosovën dhe Shqipërinë. “Ata janë të gjithë zviceranë – dhe kanë vendosur ta ndryshojnë përfaqësimin në futboll. Lista është e gjatë. Rasti i fundit është me Eman Kospon”, ka shkruar mediumi helvetik, duke i përmendur lojtarët boshnjakë e kroatë, të cilët kanë mundur të luanin për Zvicrën.
Më pas kanë vazhduar me futbollistët shqiptarë. “Nedim Bajrami, 51 paraqitje për grupmoshat e reja të Zvicrës. Bajrami e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, për Shqipërinë kundër Italisë në vitin 2024. Gjërat do të mund të ishin ndryshe. Ish-lojtari i Grasshoperit i kaloi të gjitha nivelet e të rinjve të Zvicrës. Megjithatë, në vitin 2021, pak para se të niste Kampionati Evropian U21, ai vendosi të luante për Shqipërinë”, ka shkruar “Nau.ch”. Shembulli tjetër i përmendur nga ky medium është Florent Hadërgjonaj. Hadërgjonaj pjesë e Kosovës është prej vitit 2019. 31-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje. E ka realizuar një gol dhe ka asistuar katër herë në kualifikime evropiane e botërore. “Hadërgjonaj u lind në Emental dhe madje ka luajtur një ndeshje për ekipin senior të Zvicrës. Por për shkak se ishte ndeshje miqësore, u lejua të largohej. Në vitin 2019, ai informoi Përfaqësuesen e Zvicrës se e ka zgjedhur Kosovën”.
Të tjerë shqiptarë që u larguan nga Zvicra
Ndërkohë, si rast të veçantë e kanë përmendur Albert Bunjakun, tani selektor i Kosovës U19. Ai këtë post e mori në janar të këtij viti. “Albert Bunjaku ka luajtur për Zvicrën gjashtë herë dhe për Kosovën tri herë. Ndryshimi i përfaqësueses u bë i mundur kur Kosova u pranua në UEFA si anëtare e 55-të, në maj të vitit 2016”. Kanë shkruar edhe për portierin e Luganos, Amir Shaipi. “18 paraqitje për grupmoshat e Zvicrës. Së fundmi vendosi ta ndryshonte përfaqësimin e shtetit. Zvicra ka shumë portierë. Ai e ka parë shansin me Kosovën”, ka shkruar “Nau.ch”. Futbollistët shqiptarë që vendosën për Kosovën apo Zvicrën
Emrat kryesorë
– Bledian Krasniqi – Kosova (38 ndeshje me të rinjtë e Zvicrës)
– Toni Domgjoni – Kosova (25 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Benjamin Kololli – Kosova (nuk ka paraqitje me të rinjtë e Zvicrës)
– Betim Fazliji – Kosova (dy paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Mirlind Kryeziu – Kosova (23 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Amir Abrashi – Shqipëria (43 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Taulant Xhaka – Shqipëria (44 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Frederic Veseli – Shqipëria (57 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Shkëlzen Gashi – Shqipëria (46 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Berat Gjimshiti – Shqipëria (20 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) -

Ekonomia e Zvicrës zgjerohet papritur para goditjes me tarifën 39% nga SHBA
Ekonomia e Zvicrës është rritur në mënyrë të papritur në tremujorin e dytë, duke ruajtur njëfarë vrulli përpara se vendi të prekej nga një prej normave më të larta të tarifave të vendosura nga SHBA.Zgjerimi 0.1% ishte më i mirë se tkurrja 0.1% e parashikuar nga ekonomistët në një sondazh të Bloomberg. Ky rezultat pason ritmin 0.8% të tre muajve të mëparshëm, një shpërthim rritjeje i nxitur nga eksportuesit që nxitonin të realizonin shitjet drejt SHBA-së përpara se të hynin në fuqi tarifat tregtare.Të dhënat pozitive vijnë ndërsa vendi po përballon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë të rëndë 39% ndaj Zvicrës, më e larta mes vendeve të zhvilluara. Pavarësisht këtij niveli, analistët mbeten optimistë se recesioni mund të shmanget.Qeveria zvicerane po vijon ende negociatat për të siguruar një nivel më të ulët tarifash. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se SHBA synon të përmbyllë kryesisht bisedimet me vendet që nuk kanë arritur ende një marrëveshje tregtare deri në fund të tetorit. Zyrtarët zviceranë e shohin këtë si një sinjal shprese se deri atëherë mund të arrijnë kushte më të favorshme.Franga zvicerane reagoi pak ndaj të dhënave, me kursin euro-frangë që tregtohej në të njëjtin nivel gjatë ditës, rreth 0.9409.Shifrat e së premtes përbëjnë një vlerësim fillestar. Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike tha se “performanca negative në industri është balancuar nga fitimet në sektorin e shërbimeve.”Një sondazh tjetër i Bloomberg këtë javë parashikon që ekonomia zvicerane do të rritet me 1.4% këtë vit, duke e kaluar Eurozonën, me kusht që të arrihet një nivel më i ulët tarifash me Uashingtonin dhe industria kyçe farmaceutike të mos përfshihet në tarifa të konsiderueshme.Qeveria zvicerane është po aq optimiste, duke ruajtur parashikimin e qershorit për një rritje në linjë me konsensusin. Megjithatë, ajo ka publikuar edhe një skenar negativ me rritje vetëm 0.8%.Disa kompani po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së një pjese të prodhimit jashtë Zvicrës për të shmangur tarifat e reja. Shembulli më i fundit është ai i prodhuesit zviceran të çokollatës, Lindt & Spruengli AG, i cili po vlerëson të zhvendosë prodhimin e lepujve të famshëm të Pashkëve drejt SHBA-së.Barnat mjekësore, aktualisht të përjashtuara nga tarifat, përbëjnë një pikë të madhe pasigurie, pasi Trump ka paralajmëruar masa edhe për këtë sektor. Gjigantët farmaceutikë Roche Holding AG dhe Novartis AG e diskutuan situatën të enjten me qeverinë zvicerane.“Me një tarifë 39% edhe për barnat dhe me presion mbi çmimet e ilaçeve në SHBA, do të kombinoheshin dy efekte negative, duke sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së PBB-së në Zvicër,” tha këtë javë Hans Gersbach, bashkëdrejtues i institutit kërkimor KOF në Zyrih. “Rreziku i një recesioni atëherë nuk mund të përjashtohej.”Të dhënat e së premtes përjashtojnë ngjarjet e mëdha sportive pasi ato mund të shtrembërojnë panoramën e përgjithshme të ekonomisë zvicerane. Vendi është shtëpia e shumë organizatave globale sportive, që do të thotë se, kur zhvillohen, për shembull, Lojërat Olimpike, duke gjeneruar të ardhura për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, PBB-ja zvicerane merr një shtysë pa pasur realisht përfitim nga aktiviteti ekonomik i brendshëm. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Federata u mundua të fshihte rezultatin! Komedi më vete, ekipi i U-15 të Luzernës poshtëron 7-1 ekipin e parë të femrave të Zvicrës
Një komedi e vërtetë vjen nga Zvicra. Ekipi i parë i Zvicrës për femra luajti kundër Luzernit U-15. Grupmoshat e vogla të Luzernit fituan në shifrat e thella 7-1 kundër ekipit të parë të Zvicrës së femrave. Ky rezultat u mbajt i fshehtë nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe askush nuk do ta kishte mësuar, nëse një prej fëmijëve të Luzernit nuk do ta kishte publikuar një video në rrjetet sociale.
Më pas video u përhap me shpejtësi në internet dhe video u fshi shumë shpejt pasi shkoi në mënyrë të pakontrolluar. Zëdhënësi i ekipit kombëtar zviceran, Sven Micosse, tha pasi u zbulua rezultati i kësaj ndeshjeje miqësore: “Nuk është e pazakontë në futbollin e grave që ekipet të luajnë kundër ekipeve të të rinjve të meshkujve. Qëllimi i këtyre ndeshjeve është të përfshijë një element të caktuar konkurrues.
Fokusi në këtë pjesë të përgatitjes është kryesisht në gjendjen fizike. Pavarësisht rezultatit, këto ndeshje janë shumë të ngjashme me ndeshjet ndërkombëtare për sa i përket intensitetit dhe vrapimit”.Sipas Blick, femrat zvicerane kanë luajtur dy ndeshje të tjera miqësore kundër ekipeve U-15 të FC Solothurn dhe FC Biel, kundër të cilave patën më shumë sukses. Ato humbën 1-2 ndaj ekipit U-15 të meshkujve të Solothurn, dhe u gëzuan që fituan 2-1 kundër të Biel U-15. /Sport Ekspres/ -

Pse është problem ari zviceran? Trump vendos tarifat më të larta ndaj Zvicrës, pritet kundërpërgjigje ndaj SHBA
Trumpi ka vendosur tarifa prej 39 përqind ndaj Zvicrës – më të lartat ndaj ndonjë vendi të zhvilluar në Evropë. Qeveria zvicerane është vënë nën presion.
Pse Zvicra u godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun e SHBA-së, ndërsa shpesh kufizojnë aksesin në tregjet e tyre, duke krijuar çekuilibra të përhershëm tregtarë.
Në rastin e Zvicrës, Presidenti Donald Trump është ankuar që ka një deficit tregtar prej 48 miliardë dollarësh me vendin e tij. Ai thotë se kompanitë zvicerane po “përfitojnë” nga SHBA-ja. Për shkak të kësaj, dhe mungesës së dyshuar të interesit të Zvicrës për të adresuar çekuilibrin, ai ka vendosur një tarifë shumë më të lartë për importet zvicerane sesa për importet nga Bashkimi Evropian (15%).
Me 39%, kjo tarifë është më e larta midis vendeve të zhvilluara dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në tregtinë me SHBA-në, partnerin më të rëndësishëm tregtar të Zvicrës. Rreth 18% e eksporteve zvicerane kanë shkuar në këtë vend vitin e kaluar.
Pavarësisht negociatave intensive dhe një vizite në Uashington nga Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, ajo nuk arriti marrëveshje kornizë si ato të arritura nga BE, Japonia ose Mbretëria e Bashkuar. Keller-Sutter nuk arriti as të caktojë një takim me Trump, por u takua me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili nuk drejton politikat tregtare, dhe u kthye në shtëpi duarbosh.
Tarifat e reja hynë në fuqi të enjten (7.8.2025) dhe godasin më rëndë mallrat luksoze dhe të konsumit – orët, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kozmetika, instrumentet precize dhe çokollatat, që pritet të bëhen dukshëm më të shtrenjta në SHBA.
Pse është problem ari zviceran?
Ndërsa ari, argjendi dhe produktet farmaceutike aktualisht janë të përjashtuara nga tarifat amerikane, sektori zviceran i përpunimit të arit është vënë në qendër të vëmendjes sepse luan një rol çuditërisht të madh në ekonomi, duke e bërë çekuilibrin tregtar më të madh në letër.
Administrata amerikane ka përfshirë gjithashtu miliarda dollarë ar që kalon nëpër Zvicër çdo vit në llogaritjet e saj doganore.
Në shikim të parë, Zvicra duket se po bën një pasuri me ar nga Afrika, Azia, Australia dhe Amerika e Jugut. Më shumë se 2,000 ton ar importohen çdo vit, kryesisht nga bankat ndërmjetëse në Londër, Nju Jork dhe vende të tjera, dhe më pas rieksportohet.
Pavarësisht se është qendra më e madhe në botë për përpunimin e arit të pastër, sektori zviceran është i vogël – ka vetëm pesë rafineri të mëdha me rreth 1,500 punonjës. Ndërsa vlera e metalit është e jashtëzakonshme, fitimet nga rafinimi i tij në shufra, monedha investimi dhe pjesë precize për ora, elektronikë dhe bizhuteri janë minimale.
Rritja e kërkesës për ar në mbarë botën ka rritur më tej rafinimin zviceran, duke ndikuar edhe më tej në statistikat tregtare.
“Ndërsa eksportet e arit kanë tërhequr vëmendjen sepse janë rritur ndjeshëm këtë vit, historikisht Zvicra ka pasur një deficit tregtar në ar me SHBA-në, kështu që ari nuk është një faktor kyç në suficitin e saj strukturor me SHBA-në”, shkroi në një shënim Adrian Prettijon, ekonomist i Evropës në Capital Economics.
A po e keqinterpreton Uashingtoni tregtinë e arit?
Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) ka argumentuar se ari duhet të përjashtohet nga llogaritja e bilancit tregtar të SHBA-së, sepse rafinerritë e arit fitojnë vetëm një tarifë të vogël.
Shumica e vlerës vjen nga vetë ari, jo nga puna ose prodhimi zviceran, tha SNB.
Edhe pse vlera totale e tregtisë së arit midis Zvicrës dhe SHBA-së në tremujorin e parë të këtij viti ishte më shumë se 36 miliardë dollarë, industria ka një fitim prej vetëm disa qindra milionë dollarësh në vit.
Pavarësisht thirrjeve për të përjashtuar arin nga statistikat e bilancit tregtar, Uashingtoni deri tani nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kursin.
Si ka reaguar komuniteti zviceran i biznesit?
Prodhuesit dhe jo ari janë ata që do të vuajnë më shumë nga tarifat e reja, edhe pse kryesisht nuk janë përgjegjës për çekuilibrin. Shoqata e biznesit Economie Suisse i ka bërë thirrje qeverisë të vazhdojë negociatat për të ulur tarifat, të cilat mund të godasin seriozisht rritjen ekonomike.
Hans Gersbach, një ekonomist në Institutin KOF të Cyrihut, vlerëson se këto detyrime mund të ulin PBB-në zvicerane me 0.3% në 0.6% gjatë vitit të ardhshëm, nëse zgjasin.
Produktet zvicerane së shpejti nuk do të jenë më konkurruese në tregun amerikan me mallrat nga BE-ja ose Mbretëria e Bashkuar.
Kapital Economics me seli në Londër vlerëson se negociatorët ndoshta do ta ulin normën prej 39%, por se Zvicra do të duhet të pranojë një normë më të lartë se ajo që ka BE-ja.
Si do t’u përgjigjet Zvicra tarifave të Trump?
Qeveria zvicerane mbajti një takim urgjent të enjten e kaluar (07.08.2025), pas vizitës së pasuksesshme të Keller-Sutter në Uashington. Pas takimit, këshilli tha se aktualisht nuk po shqyrtonte kundërmasa, por do të përqendrohej në lehtësimin e kufizimeve për eksportuesit dhe vazhdimin e negociatave me SHBA-në.
Si një shfaqje e vullnetit të mirë, qeveria në Bernë vitin e kaluar hoqi tarifat për pothuajse të gjitha importet amerikane, duke u dhënë prodhuesve amerikanë akses pothuajse të lirë në treg. Madje është përmendur edhe mundësia e importimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, edhe pse Zvicra është pa dalje në det, duke e bërë logjistikën të vështirë.
Tani, zërat që kërkojnë kundërmasa po bëhen më të fortë. Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Lisa Macone, ka propozuar një taksë prej 5% për eksportin e metaleve të çmuara për të kompensuar ndikimin e tarifave të Trump. Çfarë ndikimi do të kenë tarifat e reja në tregtinë globale të arit?
Me arin e përjashtuar nga tarifat e Trump, sektori zviceran i rafinimit mund të vazhdojë të funksionojë pa ndërprerje. Tarifa prej 39% mund të rrisë edhe kërkesën globale për ar, ndërsa investitorët kërkojnë “strehë të sigurta” në kohë të pasigurta.
Megjithatë, konfliktet më të gjera tregtare kanë rritur kostot e transportit, sigurimit dhe financimit të transaksioneve të arit – dhe ato mund të rriten më tej.
Ari shpesh transportohet në dërgesa të vogla me vlerë të lartë, dhe madje edhe ridrejtimet e vogla, siç ndodhi së fundmi gjatë sulmeve në Detin e Kuq, mund t’i shtojnë mijëra dollarë një dërgese.
Këto kosto nuk do ta shkatërrojnë sektorin e arit, por do të zvogëlojnë marzhet tashmë modeste të fitimit./DWTop Channel
-

SHBA, tarifa për shufrat e arit njëkilogramëshe, goditje për Zvicrën, qendra më e madhe e rafinimit
Vendimi mund të përmbysë tregun global të arit, thonë analistëtSHBA ka vendosur tarifa mbi importet e shufrave të arit një-kilogramë, një lëvizje që rrezikon të tronditë tregun global të arit dhe t’i japë një goditje të re Zvicrës, qendra më e madhe e rafinimit në botë. Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) tha se shufrat e arit një-kilogramëshe dhe ato prej 100 ons duhet të klasifikohen sipas një kodi doganor që i nënshtrohet tarifave, sipas një të ashtuquajture “letër vendimi” të datës 31 korrik. Letrat e vendimit përdoren nga SHBA për të sqaruar politikën e saj tregtare.Vendimi i CBP bie në kontrast të fortë me pritshmëritë e mëparshme të industrisë se këto lloje shufrash ari duhet të klasifikoheshin sipas një kodi tjetër doganor, i përjashtuar nga tarifat e vendosura nga Trump në mbarë vendin. Shufrat një-kilogramëshe janë forma më e zakonshme e tregtimit në Comex, tregu më i madh i kontratave të së ardhmes për ar në botë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të arit të Zvicrës drejt SHBA-së.Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bernës janë përkeqësuar pasi SHBA javën e kaluar njoftoi një tarifë 39 për qind mbi importet nga Zvicra. Ari është një nga eksportet më të mëdha të Zvicrës drejt SHBA-së, tregojnë të dhënat doganore. Vendimi për tarifat ka dhënë “një goditje tjetër” për tregtinë e arit të Zvicrës me SHBA-në, tha Christoph Wild, president i Shoqatës Zvicerane të Prodhuesve dhe Tregtarëve të Metaleve të Çmuara. Ai shtoi se tarifa ndaj arit do ta bëjë të vështirë plotësimin e kërkesës për të.Më herët këtë vit, tregtarët nxituan të sillnin ar në SHBA përpara tarifave të “ditës së çlirimit” të Trump, duke grumbulluar rezerva rekord në Comex dhe duke shkaktuar një mungesë të përkohshme ari në Londër. Megjithatë, kur ato tarifa u shpallën, ato përfshinin përjashtime për shumë mallra, përfshirë një klasifikim të caktuar të arit, i cili u interpretua gjerësisht si i vlefshëm për shufrat e mëdha të arit.Rrjedha globale e tregtisë së arit zakonisht ka formë trekëndore: shufrat e mëdha të arit udhëtojnë midis Londrës dhe Nju Jorkut, përmes Zvicrës, ku shndërrohen në madhësi të ndryshme. Tregjet përdorin madhësi të ndryshme shufrash: Londra përdor një shufër 400 ons troy*, afërsisht sa madhësia e një tulle, ndërsa shufra një-kilogramëshe, afërsisht sa madhësia e një telefoni, preferohet në Nju Jork.Ari ka qenë në një rritje historike këtë vit, duke u rritur me 27 për qind që nga fundi i vitit 2024 dhe duke arritur përkohësisht 3,500 dollarë për ons troy. Frika nga inflacioni, shqetësimet për nivelet e borxhit qeveritar dhe rënia e dollarit amerikan si monedhë rezervë kanë kontribuar në këtë rritje. Zvicra eksportoi 61.5 miliardë dollarë ar drejt SHBA-së gjatë 12 muajve deri në qershor. I njëjti volum tani do t’i nënshtrohej një tarife shtesë prej 24 miliardë dollarësh sipas normës 39 për qind të vendosur ndaj Zvicrës, e cila hyri në fuqi të enjten.“Qëndrimi mbizotërues ishte se metalet e çmuara të rishkrira nga rafineritë zvicerane dhe të eksportuara në SHBA mund të dërgoheshin pa tarifa,” tha Wild. “Megjithatë, klasifikimi me kod doganor për produktet e ndryshme të arit nuk është gjithmonë i saktë.”Disa rafineri zvicerane thanë se kishin kaluar muaj të tërë me avokatë për të përcaktuar se cilat lloje produktesh ari mund të përjashtoheshin ose jo. Dy rafineri thanë se kishin reduktuar përkohësisht ose ndalur dërgesat drejt SHBA-së për shkak të pasigurisë. Letra e vendimit, që ishte përgjigje ndaj një kërkese zyrtare për sqarim nga një rafineri zvicerane, tha se shufrat një-kilogramëshe dhe ato prej 100 onsesh përfshiheshin nën kodin e klasifikimit 7108.13.5500 dhe se ato nuk përfshiheshin në kodin 7108.12.10, i vetmi kod i përjashtuar nga detyrimet doganore. / FT * 1 ons troy (ounce troy) është 31,1034768 gramë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.