Kombëtarja shqiptare U-21 ka udhëtuar këtë të diel drejt Aarau-t në Zvicër, ku të hënën, më 8 qershor, do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës U-21. Takimi do të luhet në stadiumin “Brügglifeld”, ora 18:30.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.
Skuadra do të kryejë sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet takimi.
Ndeshja Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të transmetohet live në FSHF TV, Klani im.
Tag: zvicrës
-

Kombëtarja shqiptare U-21 mbërrin në Aarau për miqësoren ndaj Zvicrës
-

Kosova pritet të jetë ekstra ofensive ndaj Zvicrës, formacioni i mundshëm
5 Shtator 2025
16:17
Telesport
Franco Foda po përgatit një ekip sulmues për ndeshjen ndaj Zvicrës sonte.
Dardanët do të kenë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në kuadër të Grupit B.
Në portë do të jetë Arijanet Muric, teksa në mbrojtje do të luajnë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Dion Gallapeni.
Elvin Rexhbecaj dhe Leon Avdullu do të formojnë dyshen e mesfushës, teksa nga krahët priten Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari.
Dyshja e sulmit nuk ka dyshime: Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani. -

“Te ne ka konkurencë, prandaj shqiptarët joshen nga Kosova”, trajneri i Zvicrës: Ne zgjedhim më të mirët
Kosova do të përballet me Zvicrën në Bazel për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Gazetari Arlind Sadiku ka intervistuar trajnerin e helvetëve, të cilin e ka pyetur edhe për tendencën e lojtarëve shqiptarë të lindur në Zvicër për të zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës. Murat Jakini rendit si arsyen kryesore konkurencën e madhe që hasin te Zvicra, duke e parë zgjedhjen e përfaqësueseve të tjera si një mundësi për të pasur më shumë minuta.
“Pse shqiptarët e Zvicrës po joshen nga Kosova? Konkurrenca është e madhe. Kemi shumë lojtarë që gjenden në këtë situatë. Në fund zgjedhim lojtarët më të mirë dhe kemi shumë nga të gjitha vendet. Do të jetë një ndeshje e hapur. Jam i lumtur që do ta luajmë përsëri këtë ndeshje, sepse Kosova ka një skuadër shumë të mirë. Kanë treguar performanca shumë të mira”, ka thënë Murat Jakini./Sport Ekspres/ -

“Dardanët” mbërrijnë në Bazel, synojnë fitore në nisje të kualifikimeve
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Bazel të Zvicrës, ku të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda synon të nisë me fitore këtë rrugëtim të rëndësishëm, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik.Ndeshja kundër Zvicrës pritet të tërheqë vëmendje të madhe, për shkak të rivalitetit sportiv dhe lidhjeve të veçanta mes dy vendeve./KultPlus.com
-

Zbulohet pse Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën, dyshohet se Silvinjo nuk e planifikonte si titullar
=Adriatik BALLA
Shumica e lojtarëve shqiptarë që kanë dalë nga akademitë e klubeve të ndryshme europiane zgjedhin të luajnë ose për Shqipërinë, ose për Kosovën. Më pak zgjedhin të luajnë për vendet e tjera, por pothuajse asnjëri që zgjidhte Shqipërinë nuk kthehej më pas. Megjithatë, rasti i Adrian Bajramit ka shokuar. Në fakt, Bajrami është dashur të jetë duke ushtruar së bashku me lojtarët e tjerë të Shqipërisë në kampin përgatitor në Malaga. 23-vjeçari ishte në listën e selektorit Silvinjo për miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë. Bajrami tashmë ka debutuar me kuqezinjtë dhe i ka luajtur tri ndeshje. Por, papritur vendosi ta refuzojë ftesën e Silvinjos. Ai ka vendosur që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës, vend ku është i lindur dhe nisi karrierën si lojtar. Federata Shqiptare e Futbollit e bëri këtë të ditur të hënën. Të martën edhe nga Federata e Futbollit e Zvicrës kanë folur për mbrojtësin. Pasi ka luajtur vetëm miqësore për Shqipërinë, Bajrami e ka të drejtën e ndërrimit të përfaqësueses. Dhe këtë e ka bërë. Ai ishte fillimisht pjesë e U18 të Zvicrës. Më pas luajti për Shqipërinë U19 dhe Shqipërinë U21. Që në vitin 2022 i luajti tri ndeshje për Shqipërinë A. Më 13 qershor kishte luajtur ndaj Estonisë. Më 16 nëntor ishte paraqitur ndaj Italisë e më 19 nëntor 2022 edhe ndaj Armenisë. Prej atëherë është grumbulluar edhe tri herë me Shqipërinë A, së fundi në qershor. Por nuk u aktivizua më. Dhe së shpejti Bajrami pritet të luajë për Zvicrën. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluixhi Tami. “Ne ishim në kontakt me Adrianin dhe jemi të lumtur për vendimin e tij që të luajë për Zvicrën”, ka thënë Tami për “20 Minuten”.
Huazimi te Luzerna dhe shanset të marrë minuta
Selektori i Zvicrës, Murat Jakin, tashmë ka marrë shënime për potencialin e Bajramit. Ai po luan për Luzernin, si i huazuar nga Benfika. Te Benfika kryesisht ka luajtur në ekipin e dytë, ndërsa me ekipin e parë u paraqit në Botërorin e klubeve në SHBA. Me klubin e madh portugez, Bajrami ka kontratë deri në vitin 2029. Huazimi te Luzerni është i vlefshëm deri në qershor 2026. “Ai është një lojtar interesant, zhvillimin e të cilit po e përcjellim nga afër”, ka shtuar Pierluixhi Tami. Bajrami nisi karrierën te skuadra zvicerane, Langenthal. Më pas vazhdoi zhvillimin te Jang Bojsi. Që në verën e vitit 2018 kaloi në Portugali te Benfika, ku është zhvilluar deri këtë verë. Ai është stabilizuar menjëherë te Luzerni dhe ka kompletuar katër prej pesë ndeshjeve të deritashme në kampionat. Së shpejti Bajrami pritet të paraqitet me Zvicrën.
Arsyet e shkëputjes nga kuqezinjtë
Mediat zvicerane aludojnë se Bajrami ka zgjedhur të luajë për Zvicrën për shkak se kjo përfaqësuese ka më shumë cilësi dhe i përmbush kriteret e dëshiruara prej tij. në Shqipëri, edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, mendohet se Bajrami u largua pasi Silvinjo nuk e planifikonte atë titullar në asnjë rast. Ai luante vetëm miqësore, ose qëndronte në stol në ndeshjet zyrtare, pa pasur mundësi të bëjë karrierë.
-

Zvicra e shqetësuar nga zgjedhjet që bëjnë shqiptarët, drejtori Tami: Më të mirët mbeten me fanellën tonë
Adriatik BALLA
Zvicra, Shqipëria dhe Kosova janë futur në një spirale rivaliteti kush do të mund të përfitojë më shumë nga talentet shqiptare që luajnë në kampionatin zviceran e të dala nga akademitë dhe ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës. Disa syresh kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, e të tjerë për Kosovën. Natyrisht, ka dhe të tjerë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pra më të mirët, që kanë zgjedhur të luajnë për zviceranët. Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka folur të hënën në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Kosovën. Zvicra e Kosova përballen të premten në Bazel, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Tami është pyetur për vendimin e Leon Avdullahut për të luajtur për Kosovën e jo për Zvicrën.
Ka thënë se kalimi i lojtarëve në përfaqësuese të tjera nuk është diçka e re. “Kjo nuk është temë e re. Do të shohim të bëjmë më shumë në të ardhmen, Gjithnjë mund të bëjmë më mirë. Mbi 70 për qind e lojtarëve tanë kanë shtetësi të dyfishtë, kështu që jo të gjithë ata mund të luajnë për ekipin nacional senior. Menaxhmenti ynë vazhdimisht viziton lojtarët në klubet e tyre. Por ka kritere për lojtarët tanë. Lojtari duhet të jetë mjaftueshëm i mirë për ekipin tonë. Kriteri i dytë janë vlerat e tij.
Lojtari duhet të dëshirojë të luajë për Zvicrën. I treti është durimi. Ndoshta ka shumë konkurrencë për atë pozitë për momentin dhe të duhet më shumë durim. Nëse ndonjëri nga këto kritere nuk plotësohet, atëherë ndoshta më së miri është të ndahen rrugët. Ne respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami. Avdullahu ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës dhe pritej të ftohej te Zvicra A. Por vendosi për Kosovën dhe u bashkua të hënën me përfaqësuesen. Të premten pritet të debutojë pikërisht ndaj Zvicrës. Tami ka lënë të kuptohet se më të mirët ende vendosin për Zvicrën. “Përgjatë 20 vjetëve të fundit kemi humbur lojtarë te përfaqësuese të tjera.
Por sa prej tyre do të shtonin vlera në përfaqësuesen tonë seniore? Një apo dy. Ndoshta tre. Por nuk kemi humbur shumë lojtarë në përfaqësuese të tjera”, ka thënë drejtori i përfaqësueses zvicerane. Ai ka thënë se secili rast është i ndryshëm. Ka theksuar se ndonjëherë familja ka shumë ndikim. “Avdullahu e fitoi kampionatin me Bazelin dhe bëri lëvizje të mirë. Gjithsesi kemi shumë opsione. Por është e qartë se duhet të analizojmë”, shtoi Tami lidhur me largimin e lojtarëve për në përfaqësuese tjera. Ai është pyetur nëse Zvicra shpreson që këto lëvizje të bllokohen nga FIFA. Ka thënë se Franca e Gjermania do të ishin vendet e para të interesuara për të ndryshuar rregullat. Por shansat janë shumë të vogla.
Te Zvicra nuk janë të brengosur për Hajdarin
Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë se nuk është i brengosur për Albian Hajdarin. Ai ka debutuar për Zvicrën, ndërsa së fundi e ka lënë të hapur derën për Kosovën. Por edhe dera e Zvicrës është e hapur për Hajdarin. “Nuk jam i brengosur. Dera është e hapur. Ai tashmë ka luajtur miqësore me ne dhe ishte parashikuar të luante në ndeshje garuese. Ai ende mund të lëvizë sipas rregullave, por nuk jam i brengosur. Murat Jakin ka bërë shumë dhe do të fillojmë të planifikojmë për të menjëherë pas kësaj lëvizjeje”, ka thënë Tami në konferencë për shtyp të hënën. -

Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës
Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët kanë mbërritur në grumbullim dhe grupi ishte i plotë në stërvitjen e parë.Trajneri Alban Bushi, gjatë kësaj seance stërvitore, vëzhgoi nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe provoi disa skema të ndryshme taktike.
Kombëtarja U-21 do të mbyllë të enjten përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Gjermanisë U-21, e cila do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
Hyrja në stadium për këtë ndeshje është falas dhe të gjithë tifozët janë të ftuar të mbështesin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit. -

Foda “përjashton” Zhegrovën nga kualifikueset e shtatorit: Ja si mund t’ia dalim ndaj Zvicrës
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e parë për shtyp, para dy sfidave të shtatorit, ka theksuar vështirësitë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, por ka garantuar se Dardanët do të japin më të mirën. Kujtojmë se Kosova do të përballet më 5 shtator me Zvicrën në Bazel, ndërsa më 8 shtator do të presë Suedinë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Trajneri gjerman konfirmoi mungesën e Edon Zhegrovës për shkak të procedurave të transferimit të tij te Juventusi, duke e cilësuar këtë një problem, por gjithashtu vendim të kuptueshëm. Nga ana tjetër, Foda u shpreh i lumtur për përfshirjen e Leon Avdullahut, i cili mund të luajë në çdo rol në mesfushë:
“Jemi shumë të gëzuar që ka vendosur të luajë për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheim, është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë. Kemi biseduar shumë me të në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset”.
Për kundërshtarin më të afërt, trajneri i dardanëve shtoi: “E njohim mirë Zvicrën, pikat e forta dhe të dobëta të saj. Nuk mund të premtoj rezultat, por nëse luajmë të bashkuar, mund të arrijmë fitore, ose së paku barazim”.

