Tag: zvicrës

  • Gjekmarkaj takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren e Zvicrës, zbardhet tema e diskutimit

    Gjekmarkaj takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren e Zvicrës, zbardhet tema e diskutimit

    Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ka takuar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Ruth Huber.
    Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se ka ndarë me ambasadoren shqetësimin për situatën politike në vend, sidomos në lidhje me procesin zgjedhor të 11 Majit, që PD e konsideron farsë elektorale.
    “Kërkuam që çdo ambasador i vendeve perëndimore në Shqipëri të jetë zëdhënës i të vërtetës dhe i dramave që po kalon demokracia shqiptare, duke mos heshtur përballë deformimeve serioze të sistemit politik dhe parlamentar në vend”, shkruan Gjemarkaj.
    Postimi i plotë:
    Takova Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Shkëlqesinë e saj Ruth Huber në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, veçanërisht në forcimin e institucioneve demokratike dhe parlamentarizmit. Vlerësova bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në rrugën tonë në menyre që Shqiperia të rikthehet në rrugen e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
    Ndava me Ambasadoren shqetësimin për situatën politike në vend, sidomos në lidhje me procesin zgjedhor të 11 Majit, i cili u konsiderua si një farsë elektorale. Vura në dukje pengmarrjen e lidershipit opozitar nga drejtësia gjatë një viti elektoral, një veprim që kulmoi me arrestimin e paligjshëm të liderit historik të opozitës, z. Sali Berisha, si dhe me arrestimin e deputetëve të tjerë si z. Ervin Salianji. Këto ishin dhe janë goditje të rënda për balancën demokratike në vend qarteisht si kontribut ne modifikimin e rezultatit elektoral!
    Sot jemi përballë një tjetër situate të paprecedentë, ku opozitës i mohohet e drejta e fjalës, interpelancave dhe debatit në Kuvend, duke shndërruar parlamentin në një institucion njëngjyrësh, që funksionon vetëm sipas vullnetit të mazhorancës. Prej mbi një muaj parlamenti është marrë peng!Kërkuam që çdo ambasador i vendeve perëndimore në Shqipëri të jetë zëdhënës i të vërtetës dhe i dramave që po kalon demokracia shqiptare, duke mos heshtur përballë deformimeve serioze të sistemit politik dhe parlamentar në vend.

  • Borë në Zvicër e Itali, ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore

    Borë në Zvicër e Itali, ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore

    Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor.

    Në Betmeralp, kantoni Valis dhe në Grindelvald, kantoni i Bernës, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë.
    Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i lartësisë ku ka rënë borë luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë.
    Kalimi i rrugës së Gotardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tifenbah–Gletç dhe Vasen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve.
    Ndërsa në male bie borë, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi.
    Po ashtu edhe në zonat malore të Italisë bora ka zbardhur qyetzat. Reshjet e para u regjistruan në Çervinia, duke i habitur turistët dhe banorët me një peizazh përrallor.
    Brenda pak orësh, shiu u shndërrua në copa të bardha, disa prej të cilave ishin të mëdha, duke mbuluar luginën dhe majat përreth.
    Temperaturat zbritën në rreth 0°C dhe peizazhi alpin mori shkëlqimin e tij dimëror shumë herët, duke ofruar imazhe spektakolare që shënojnë simbolikisht fillimin e sezonit të ftohtë në male.

    Top Channel

  • Hetime në Zvicër si Kosova ia mori lojtarin cilësor ekipit kombëtar zviceran

    Hetime në Zvicër si Kosova ia mori lojtarin cilësor ekipit kombëtar zviceran

    Adriatik BALLA
    Çfarë shkoi keq në rastin “Leon Avdullahu?” Këtë pyetje shtrojnë mediumet sportive zvicerane pas nisjes së një hetimi në lidhje me kalimin e lojtarit nga Zvicra tek Kosova. Pas një nisjeje të suksesshme të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Kosovës dhe Sllovenisë, Federata e Futbollit e Zvicrës po heton çështjen. Ish-mesfushori i Bazelit, i cili ka nënshkruar kontratë me Hofenheimin, duhej të kishte luajtur për Zvicrën në ndeshjen kundër Kosovës, jo kundër saj. Por, pavarësisht mbi 20 ndeshjeve me të rinjtë e Zvicrës dhe një vizite të shkurtër në Hofenheim nga presidenti i Federatës, Peter Knabel, përzgjedhësi Murat Yakin dhe ndihmësi i tij, Davide Calla, mesfushori i talentuar në fund zgjodhi Kosovën. “Gabimi” me Avdullahun ndodhi rreth gjashtë vjet më parë, kur ai kaloi nga ekipi U15 në ekipin U16 të Baselit, por nuk u pranua në programin “Footuro” të Federatës Zvicerane të Futbollit. Ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe për Avdullahun – ndoshta ai do të kishte zgjedhur Zvicrën. Një lojtar i “Footuro” zgjidhet nga një panel ekspertësh i Federatës, si një nga pak talentet e jashtëzakonshme. Ata marrin mbështetje gjithëpërfshirëse. Programi “Footuro” zgjat rreth gjashtë vjet. Kjo do të thotë që Federata investon dhjetëra mijëra franga për supertalentet e saj çdo vit. Ajo që pak njerëz e dinë është se Federata për të mbrojtur veten, gjithmonë u ka kërkuar lojtarëve të përzgjedhur në “Footuro” të nënshkruajnë një deklaratë me shkrim. Për më tepër, me firmën e tyre, ata premtojnë të mos luajnë për përfaqësuese tjetër gjatë fazës së programit “Footuro”.
    Gjobë për ata që braktisin Zvicrën
    Talenteve që shkelin marrëveshjen me Federatën do t’u kërkohet të paguajnë. Në këtë rast do të duhet të paguajnë një gjobë me pesë shifra. Drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Patrick Bruzhman, flet për programin. “Gjoba synon të rikuperojë të paktën pjesërisht investimin e bërë në zhvillimin e një lojtari”, ka thënë Bruzhman. Ai nuk pranoi të zbulonte se sa lojtarë të “Footuro” janë gjobitur për ndryshimin e përfaqësueses deri më tani. Ai tha vetëm se është një numër i vogël. “Nuk është qëllimi që një lojtar të luajë për Zvicrën vetëm për shkak të kërcënimit të një gjobe. Ne duam që ata të identifikohen me vlerat tona – si në aspektin futbollistik ashtu edhe personal”. Në këtë drejtim, Bruzhman tha se ka vend për përmirësim nga ana e Federatës. “Duhet të pyesim veten se ‘si mund t’i identifikojmë të gjithë lojtarët e talentuar me potencial për ekipin përfaqësues të të rriturve sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i përfshijmë ata në programin ‘Footuro’”, është shprehur ai. 70 për qind e lojtarëve aktualë të përfaqësueses juniore të Zvicrës kanë shtetësi të dyfishtë. Të gjithë futbollistët e licencuar në Zvicër janë nga 197 vende. “Realiteti kërkon që Federata të bëjë më shumë përpjekje për shtetasit e dyfishtë sesa për lojtarët që mbajnë vetëm pasaportë zvicerane”, shtoi ai. Federata e Zvicrës nuk ka burimet njerëzore dhe financiare për t’u kujdesur vazhdimisht për të gjithë talentet me shtetësi të dyfishtë.

  • Rama po shkatërron autonominë vendore/ Zvicra dhe Suedia e paralajmërojnë: Pa pushtet local autonom,  s’ka integrim në BE

    Rama po shkatërron autonominë vendore/ Zvicra dhe Suedia e paralajmërojnë: Pa pushtet local autonom, s’ka integrim në BE

    Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë i kujtojnë qeverisë shqiptare se pa një pushtet vendor realisht autonom nuk ka demokraci funksionale dhe as integrim europian. Mesazhi vjen në një moment kur Edi Rama akuzohet se po shkatërron autonominë vendore, duke centralizuar pushtetin dhe duke minuar parimet themelore të vetëqeverisjes që janë gur themeli i anëtarësimit në BE.

    Deklarata e Plotë:

    Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: deklaratë e përbashkët nga ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë

    Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri lëshojnë një deklaratë të përbashkët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 shtator – ku theksojnë rëndësinë e një qeverisjeje vendore autonome.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

    Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit.

    Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore.

    Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë. Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit.

    Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave.

    Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.

    Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen.

    Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.

    Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes.

  • Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

    Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë që shënohet sot (15 shtator), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë publikuar dje një deklaratë të përbashkët për shtyp në të cilën theksojnë rëndësinë e qeverisjes vendore. Në këtë komunikatë, dy ambasadat theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik. Autonomia e qeverisjes vendore është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme, deklarojnë ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
    Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit. Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore. Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë.
    Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit. Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave. Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.
    Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen. Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të ambasadës së Zvicrës dhe Suedisë.
     
     

  • Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Zvicra dhe Suedia: Shqipëria, të respektojë autonominë e pushtetit vendor

    Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Zvicra dhe Suedia: Shqipëria, të respektojë autonominë e pushtetit vendor

    Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për media, me rastin e ditës së demokracisë. Në këtë deklaratë, dy vendet e njohura si partnere të ngushtë të projekteve të shumta për ndihmën e komuniteteve vendore, i bëjnë thirrje qeverisë dhe Parlamentit që të respektohet autonomia e pushtetit vendor.
    “Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, theksohet në deklaratë.
    Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Deklarata e përbashkët nga ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë
    Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri lëshojnë një deklaratë të përbashkët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 shtator – ku theksojnë rëndësinë e një qeverisjeje vendore autonome.
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
    Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit.
    Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore.
    Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë. Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit.
    Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave.
    Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.
    Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen.
    Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.
    Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes.

  • U dëmtua ndaj Zvicrës, Conte “qan” mungesën e Rrahmanit

    U dëmtua ndaj Zvicrës, Conte “qan” mungesën e Rrahmanit

    Amir Rrahmani ishte mungesa e madhe e Kosovës në sfidën kundër Suedisë, por tashmë pasojat e atij dëmtimi të pësuar kundër Zvicrës do t’i vuajë Napoli dhe Antonio Conte.
    Kapiteni i Kosovës pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Napolit për sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës. Rrahmani me shumë mundësi sipas mediave italiane nuk do të jetë as për sfidën e parë në Champions League kundër Man.City.

    Sipas të gjithë gjasave do të bashkohet me grupin për takimin kundër Pisas më 22 shtator.
    (BalkanWeb)

  • Miqësorja me Zvicrën, Shqipëria U21 pëson disfatë

    Miqësorja me Zvicrën, Shqipëria U21 pëson disfatë

    Kombëtarja shqiptare U-21 luajti miqësoren e dytë të shtatorit ndaj Zvicrës në stadiumin “Brügglifeld” të Aaraut. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 2-1. Golin e Shqipërisë e realizoi Aidon Shehu.
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (C), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Burak Alili, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Besar Gudjufi.

    Zvicra gjeti golin në minutën e 27-të pas një gabimi në mbrojtje. Liam Chipperfield i dha avantazhin helvetëve.
    Shqipëria i shkoi shumë pranë barazimit në minutën e 38-të me Elton Fikajn, por goditja e mbrojtësit u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
    Fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Bushi aktivizoi Rashicën dhe Përndrecën, ndërsa nga loja dolën Gudjufi dhe Osmani.
    Kuqezinjtë dominuan lojën në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të barazuan rezultatin me Aidon Shehun, i cili realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastike nga jashtë zone.
    Zvicra mori sërish avantazhin në minutën e 81-të me Dircssi Ngonzo.
    Djemtë kuqezi tentuan deri në fund për të barazuar dhe i shkuan shumë pranë në minutën e 90-të, por goditja e Përndrecës kaloi ngjitur me shtyllën.
    Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Zvicrës U-21 me rezultatin 2-1.

  • Kosovë-Suedi, formacionet zyrtare. Franco Foda bën 4 ndryshime nga ndeshja e fundit

    Kosovë-Suedi, formacionet zyrtare. Franco Foda bën 4 ndryshime nga ndeshja e fundit

    Kosova pret sonte në mbrëmje Suedinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
    Dardanët vijnë pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, ndërsa Suedia pas barazimit 2-2 ndaj Sllovenisë. Për Kosovën mungon Amir Rrahmani, i cili la fushën e lojës i dëmtuar ndaj Zvicrës.
    Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë 4 ndryshime nga ndeshja me Zvicrën, duke futur nga minuta e parë: Fidan Aliti, Baton Zabërgja, Albion Rrahmani dhe Dion Gallapeni. Pjesa tjetër e formacionit është njësoj si në ndeshjen ndaj Zvicrës.
    Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabërgja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani.
    Suedia: Olsen, Gudmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Hugo Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga.

  • Kombëtarja shqiptare U21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Zvicrës

    Kombëtarja shqiptare U21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Zvicrës

    Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të shtatorit ndaj Zvicrës.

    Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Brügglifeld”, aty ku do të luhet edhe ndeshja.

    Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

    Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.

    Takimi Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të zhvillohet nesër në stadiumin “Brügglifeld”, ora 18:30. Ndeshja do të transmetohet live në FSHF TV, Klani im./FSHF/

    Vazhdo leximin