Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shkaktuan bujë në mbarë botën me festën e golave të Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror 2018, duke formuar figurën e shqiponjës dykrenore. Provokimet ndaj dy lojtarëve shqiptarë të Zvicrës kishin nisur shumë ditë para ndeshjes, kryesisht në rrjetet sociale, dhe kjo krijoi një ndjenjë të fortë për të fituar. Shaqiri është një nga futbollistët më të shquar në historinë e Zvicrës, me shumë suksese në karrierë dhe momente të paharrueshme.
Një prej tyre është padyshim festa me shqiponjën dykrenore pas golit ndaj Serbisë në Rusi, një moment që vazhdon të diskutohet edhe sot. Kapiteni aktual i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një festë të ngjashme. Në emisionin “Gredig Direkt” në televizionin zviceran SRF, Shaqiri foli për këtë moment dhe për shumë tema të tjera, duke përfshirë Përfaqësuesen e Kosovës, rikthimin te Bazeli dhe kujtimet e fëmijërisë.
“Shumë gjëra u shkruan atëherë. Familjet tona dhe ne u provokuam jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës. Kjo na dha një motiv shtesë për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, deklaroi Shaqiri. Xherdan Shaqiri ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit dhe ka luajtur me sukses në 125 ndeshje për Zvicrën, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses helvetike. Për shkak të lidhjes me Kosovën dhe vendin që përfaqëson, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ketë një rëndësi të veçantë për Shaqirin.
Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra e pret Suedinë. Aktualisht, Zvicra ka 10 pikë, tre më shumë se Kosova. Nëse Kosova nuk humb ndaj Sllovenisë dhe Suedia e mposht Zvicrën, atëherë në Prishtinë mund të zhvillohet një “finale” për vendin e parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026. “Sigurisht që do të jem për të dyja skuadrat, Kosovën dhe Zvicrën, por do ta mbështes ‘Nati-n’”, u shpreh Shaqiri. Ai shtoi gjithashtu se jo të gjithë zviceranët kanë shpirtin luftarak të kosovarëve dhe se Zvicra ka arritur shumë suksese në futboll falë personaliteteve të ndryshme që kanë kontribuar në përfaqësuese.
Tag: zvicrës
-

Shaqiri/ Provokimet na forcuan ndaj Serbisë
-

Shaqiri tregon si e kërcënuan serbët pasi bëri shqiponjën në fitoren kundër tyre
Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e kombëtares zvicerane. Ka pasur shumë suksese në karrierë, por edhe momente për të cilat do të flitet gjatë. Një prej momenteve është festa me shqiponjën dykrenore pas shënimit të golit ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror në vitin 2018 në Rusi. Festë të ngjashme kishte bërë edhe kapiteni i tanishëm i Zvicrës, Granit Xhaka. Me golat e Shaqirit dhe Xhakës, Zvicra kishte fituar 2:1. Ajo festë kishte bërë bujë nëpër media të shumta botërore. Në çështje diskutimi është kthyer edhe të enjten mbrëma kur Xherdan Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Gredig direkt”, në televizionin zviceran SRF. Shaqiri ka folur edhe për shumë tema të tjera. E ka përmendur edhe Përfaqësuesen e Kosovës, kthimin te Bazeli dhe fëmijërinë. “Shumë gjëra janë shkruar në atë kohë. Familjet tona dhe ne jemi provokuar jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës, sidomos në rrjetet sociale.
Kjo krijoi një ndjenjë të fortë te ne për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, tha Shaqiri, i cili është me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, ndërsa ka luajtur me plot sukses në 125 ndeshje për përfaqësuesen helvetike. Ishte prej më të mirëve. Për shkak të prejardhjes së tij dhe vendit që e ka përfaqësuar, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, do të jetë e veçantë për Shaqirin. Kosova të shtunën luan në udhëtim ndaj Sllovenisë, kurse Zvicra e pret Suedinë. Zvicra ka 10 pikë, tri më shumë se Kosova. Nëse Kosova nuk humb nga Sllovenia dhe Suedia e mposht Zvicrën, në Prishtinë do të luhet finalja për vendin e parë në grupin kualifikues për Botëror. “Sigurisht se jam për të dyja, për Kosovën dhe Zvicrën. Por, do ta mbështes ‘Nati-n’ (ekipi përfaqësues i Zvicrës v.j)”, është shprehur Shaqiri. -

Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës
Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
-

Holanda i merr kryesimin Zvicrës
Investitori më i madh i huaj në Shqipëri në mesin e këtij viti ishte Holanda, me një stok total investimi prej 2.6 miliardë eurosh. Krahasuar me mesin e vitit 2020, investimet holandeze në Shqipëri janë rritur me 96%.Megjithatë, pavarësisht tablosë që japin statistikat, investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që realizoi inv…
-
Gjimshiti e Ajeti, dyshja e pathyeshme e mbrojtjes kuqezi e nisën bashkë në Zvicër e sot shkëlqejnë te Shqipëria
Adriatik BALLA
Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti janë 32-vjeçarë. Kapiteni Gjimshiti është i lindur në Zurih të Zvicrës dhe është rritur te skuadra e Zurihut. Prej vitit 2016 është tek Atalanta në Serie. Në Ligën e Kampionëve ka arritur shifrën e 31 takimeve. Kurse Ajeti ka lëvizur shumë më tepër në karrierë. Aktualisht është te Bodrumi, vetëm në kategorinë e dytë turke. Ai është i lindur në Bazel të Zvicrës dhe është zhvilluar në klubin me emrin e njëjtë. Ndonëse jo në nivel të lartë aktualisht, Ajeti është shumë i rëndësishëm te Shqipëria. Sidomos kur luan në partneritet me Gjimshitin.
Paraqitjet për Zvicrën
Të rritur në dy prej klubeve kryesore të Zvicrës, Zurihu e Bazeli, Gjimshiti e Ajeti luajtën krah njëri-tjetrit së pari më 5 qershor 2011. Ishte ndeshje e Zvicrës U19 ndaj Malit të Zi U19 dhe i takonte kualifikimeve për Evropian. Zvicra fitoi 3:2. Me Zvicrën U19, dy shtyllat aktuale të mbrojtjes së Shqipërisë i kishin pesë paraqitje të përbashkëta. Më pas i luajtën bashkë gjashtë ndeshje me Zvicrën U21. Së fundi fushën si lojtarë të Zvicrës e ndanë më 4 shtator të vitit 2014. Asnjëri nuk arriti te Zvicra A dhe të dy iu bashkuan Shqipërisë. Gjimshiti, që luajti për Zvicrën U18, U19 e U21, te Shqipëria debutoi në vitin 2015. Ajeti luajti për Zvicrën U17, U18, U19, U20 dhe U21. Debutoi te Shqipëria që në vitin 2014, dy muaj pasi luajti së fundi me Zvicrën U21. Ajeti në fakt ka debutuar para Gjimshitit si te Zvicra ashtu edhe te Shqipëria. Por Gjimshiti tashmë është kapiten i kuqezinjve, ndërsa i ka 66 paraqitje e një gol. Ajeti ka 36 paraqitje e po ashtu një gol.
Së bashku në Kombëtare
Në Kombëtaren e Shqipërisë për herë të parë në fushë ishin së bashku më 4 shtator 2015. Bëhet fjalë për barazim pa gola me Danimarkën. Lorik Cana ende ishte lider i mbrojtjes dhe kapiten. Përkrah tij u paraqit Ajeti, Gjimshiti e mbuloi krahun e djathtë, ndërsa Ansi Agolli të majtin. Tashmë i kanë 16 ndeshje së bashku te Shqipëria. Numri i ndeshjeve të përbashkëta nuk është më i madh për shkak se Ajeti, sidomos sa ishte në Serie C, nuk ftohej shumë. Por në dy vjetët e fundit është bërë shumë i rëndësishëm.
Dyshja në Europianin e Gjermanisë
Gjimshiti – Ajeti ishte partneriteti i qendrës së mbrojtjes në Euro 2024, i zgjedhur nga Silvinjo. I kompletoi ndeshjet me Italinë, Kroacinë e Spanjën. Dhe në këtë dyshe braziliani Silvinjo po bazohet edhe në kualifikimet për Botërorin 2026. Në pesë prej gjashtë ndeshjeve të deritashme në këto kualifikime, duke përfshirë dy me Serbinë, qendra e mbrojtjes së kuqezinjve është përbërë nga Ajeti e Gjimshiti. Ndaj Letonisë, më 10 qershor në Riga, munguan të dy. “E njoh Ajetin që kur ishim 15-vjeçarë. Kemi luajtur bashkë që në grupmoshat e reja të Zvicrës. Më pas vendosëm të luajmë bashkë për Shqipërinë dhe prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet. Kuptohemi dhe e njohim njëri-tjetrin”, ka thënë Gjimshiti pas fitores së madhe ndaj Serbisë në Leskovc, më 11 tetor. Është thuajse e sigurt se mbrojtja e Shqipërisë do t’i besohet Gjimshitit e Ajetit edhe në ndeshjen e 13 nëntorit me Andorrën dhe atë të 16 nëntorit me Anglinë. Stabiliteti i tyre mund ta ndihmojë Shqipërinë të arrijë në plejofin për kualifikim në Botëror. -

Jasir Asani ruan traditën e golave edhe në Iran, gola me peshë në Champions aziatik
Adriatik BALLA
Në Itali luan kontigjenti kryesor i lojtarëve të përfaqësueses tonë, ndërkohë që nuk janë të paktë dhe ata që luajnë jashtë Europës dhe kanë performancë të mirë. Padyshim që trajneri Silvinjo e ka besuar modulin e tij të lojës dhe ambiciet që ka në krye të pankinës së Shqipërisë tek grupi i lojtarëve që luajnë kryesisht në Europë. Jashtë Europës vijnë më të paktë, kryesisht lojtarë që kanë pasur më herët një peshë në grup. Nga femrat po spikat Riolo Xhemailaj në Zvicër.
Asani po shkëlqen në Champions të Azisë
Në Azi nuk luajnë shumë lojtarë shqiptarë, por ata pak që janë kanë të dhëna shumë të mira dhe janë protagonistë me ekipet e tyre. Jasir Asani po e vazhdon shkëlqimin. Ylli shqiptar e gjeti golin në Ligën e Kampionëve të Azisë derisa e ndihmoi ekipin e tij Esteghlal në fitoren 2:0 ndaj Al Vehdat nga Jordania. Përfaqësuesi Kuqezi e realizoi golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin iranian, i cili i mori tri pikë në këtë sfidë. 30-vjeçari kishte realizuar pak ditë më parë në kampionatin iranian, ndërsa tash e gjeti golin e parë edhe në Championsin aziatik me Esteghalin. Në total, ai i ka shënuar katër gola me ekipin iranian, tre në kampionat dhe një në Champions. Anësori shqiptar kishte shkëlqyer edhe në Korenë e Jugut, ndërsa tash të njëjtën gjë po e bën edhe në Iran. E në Kombëtaren shqiptare e ka humbur vendin e titullarit kohëve të fundit.
Talenti/ Roko Vata shënon sërish në Angli,
Roko Vata është bërë përsëri protagonisti kryesor me fanellën e Uotford, klubit ku aktivizohet prej dy sezonesh. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka shënuar sot golin që i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Uatford në Championship, duke mundur me përmbysje Uest Bromuiç. Miqtë shënuan të parët, e më pas vendasit barazuan shifrat. Momenti i Vatës do të vinte në pjesën e dytë, kur një gjuajtje e tij e fortë në hyrje të zonës, solli goli e përmbysjes përfundimtare 2-1.
Futboll femra/ Riola Xhemaili merr elozhe nga trajnerja e saj zvicerane
Trajnerja e Zvicrës në futboll, Pia Sundhage, e ka vlerësuar lart mesfushorin Riola Xhemaili. Ajo të enjten në konferencën për media, ka thënë se Xhemaili ka zhvilluar përgatitje të mira. Zvicra të premten e luan ndeshjen e parë miqësore kundër Kanadasë, kurse pas katër ditësh ndaj Skocisë. “Le të shohim nëse ajo luan nesër. Ne kemi idetë tona dhe do të shohim nëse ato funksionojnë. Por mund t’u them se Riola është stërvitur shumë mirë”, ka thënë Sundhage. Me selektoren e Zvicrës në konferencë u paraqit edhe Xhemaili. Futbollistja e PSV Eindhovenit, ka folur për paraqitjen pozitive të Zvicrës në Evropian. Zvicra ishte nikoqire e Evropianit që u mbajt verën e këtij viti. Zvicra u ndal nga Spanja në çerekfinale. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ishte një ndjenjë lumturie. Qëndron me mua përgjithmonë. Këto janë momentet që dëshiron t’i përjetosh si futbolliste”, është shprehur ajo. Është hera e parë e Zvicrës që grumbullohet pas Evropianit. Xhemaili ka theksuar se te PSV-ja ka kthyer dashurinë për futbollin. “Thjesht e kam rikthyer dashurinë për futbollin. Pata një kohë të vështirë në Volfsburg’, ka shtuar Xhemaili. 22-vjeçarja për Zvicrën ka shënuar shtatë gola në 34 ndeshje. -

Shpëtuan jetën e një gruaje/ Ushtria e Zvicrës, dekoron tre ushtarët shqiptarë
Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.
Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë. -

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e një gruaje
Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.
Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.

